Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Më tej bëhet me dije se gjatë kësaj mbeldhje u miratuan unanimisht 2 projekt-akte për caktime të përkohshme. Këshilli vendosi që Anita Jella të caktohet përkohësisht në pozicionin e drejtueses së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Elidjana Kasa, në pozicionin e prokurores, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje urgjente. mësohet se në këtë mbledhje urgjente kanë qenë të pranishëmë 9 anëtarë, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe programet e asistencës OPDAT dhe EU4 JUSTICE. Më tej bëhet me dije se gjatë kësaj mbeldhje u miratuan unanimisht 2 projekt-akte për caktime të përkohshme. Këshilli vendosi që Anita Jella të caktohet përkohësisht në pozicionin e drejtueses së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Elidjana Kasa, në pozicionin e prokurores, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Me propozim të kryetares Mirela Bogdani, Këshilli vendosi të tërheqë nga rendi i ditës projekt-aktin “Mbi transferimin e përkohshëm pa pëlqim të Edlira Bako në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, për të rishikuar edhe një herë relacionin e saj, në mënyrë që të reflektohet edhe vendimi i gjykatës lidhur me procedurat e lëvizjes paralele ku ajo ka marrë pjesë.
Lidhur me plotësimin e vakancave në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Elbasan të propozuara nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi me 5 (pesë) vota pro dhe 4 (katër) kundër, të rrëzojë propozimet “Mbi transferimin pa pëlqim të 8 (tetë) prokurorëve.
Pas debateve për procedurën e ndjekur në plotësimin e këtyre vakancave, Vatë Staka propozoi në Këshill që kandidaturat e sjella përmes këtij projekt-akti, sidomos për Prokurorinë e rrethit Elbasan, e cila aktualisht ndodhet në kushtet e emergjencës, të kalojnë përmes procedurës me caktim të përkohshëm. Në vijim të diskutimeve, Këshilli u tërhoq për t’i lënë kohë Komisionit të Zhvillimit të Karrierës për të vazhduar me vlerësimin dhe evidentimin e kritereve dhe nevojave që paraqiten për mbushjen e vakancave në Prokurorinë e rrethit Elbasan.
Seanca plenare vijoi edhe gjatë ditës së sotme, ku pas një mbledhjeje maratonë, bazuar mbi relacionin shpjegues të përgatitur nga anëtari Relator, Staka, Këshilli vendosi miratimin për caktimin e përkohshëm të 3 prokurorëve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, konkretisht për Gëzim Spahi, Ledion Tema dhe Gjergj Ceka. Ky vendim u miratua me 5 (pesë) vota pro dhe 2 (dy) kundër, në mungesë të Sokol Stojanit dhe Tartar Bazaj.
pamje nga ngjarja POGRADEC- 47-vjeçari Përparim Shkullaku i cili mbeti pasditen e sotme i plagosur rëndë nga i ati me çif...
Protesta THUMANË- Pasditen e sotme është zhvilluar një protestë në aksin Thumanë-Kashar. Banorët u mblodhën rr...
pamje nga ngjarja POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Stropckë të Pogradecit. Mësohet...
Protesa THUMANË- Pasditen e sotme dhjetëra qytetarë kanë dalë në protestë në lidhje me aksin e ri Thumanë-Kash...
Protestuesi THUMANË- Pasditen e sotme dhjetra qytetarë kanë dalë në protestë në lidhje me aksin e ri Thumanë-K...
Protesta THUMANË- Banorët e Thumanës kanë dalë pasditen e sotme në protestë në lidhje me rrugën e re Thum...
pamje nga ngjarja ANGLI- Arrestohet për herë të dytë një 24-vjeçar shqiptar në Angli. Mësohet se Eglantin Do...
Protesta THUMANË- Banorët e Thumanës kanë dalë pasditen e sotme në protestë në lidhje me rrugën e re Thuman&eu...
Komisioni parlamentar i ekonomisë TIRANË- Në Shqipëri po hidhen aktualisht disa hapa konkrete për rigjallërimin e industris&e...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet një 24-vjeçar në Tiranë. Mësohet se i riu S.T, në kohë dhe vende të ...