LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SHERRI- Ulërima e muzikë në Tiranë, ankohen banorët, Policia arreston të rinjtë, prindërit: I dhunuan

• Zhurmat brenda një lokali kanë shkaktuar përplasje mes një grupi të rinjsh dhe Policisë së Shtetit. • Dje, gjatë mbrëmjes, në një prej lagjeve të kryeqytetit në "Myslym Shyri", të rinjtë kanë shkaktuar probleme tek banorët e lagjes që menjëherë kanë njoftuar Policinë. •Pas marrjes së informacionit, efektivët e komisariatit nr.2 kanë shkuar në një zonë ku kishte informacione nga banorët se një grup të rinjsh po bënin zhurmë duke shqetësuar qytetarët. • Pasi Policia ka shkuar atje, të rinjtë jo vetëm që nuk kanë respektuar ligjin, por kanë filluar t’i kundërshtojnë dhe kanë dhunuar dy prej tyre. • Teksa prindërit e të rinjve të arrestuar janë ankuar se efektivët u kishin dhunuar fëmijët, në fakt Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë, ku bën me dije se dy efektivë janë dhunuar prej të rinjve. • Ndaj dhe i kanë prangosur 6  prej tyre, ndërsa një 17-vjeçar u procedua penalisht duke u ndjekur në gjendje të lirë. • Deri më tani, Policia i ka identifikuar të rinjtë vetëm me iniciale, ndërkohë që mosha e tyre varion nga 19-28 vjeç.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PAMJE TË RËNDA/ Katër efektivë policie mbërthejnë të riun në “Myslym Shyri”, e godasin me shkop gome në kokë

SHERRI- Ulërima e muzikë në Tiranë, ankohen banorët,
Efektivët dhunojnë të riun

TIRANË- Videoja që po shikoni tregon dhunimin e një të riu me shkop gome. Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë katër efektivë policie kanë mbërthyer një të ri, pjesë e grupiut të ‘zhurmuesve’ në rrugën “Myslym Shyri” dhe e dhunojnë atë.

Një prej efektivëve, në dukje qeros, nxjerr dhe shkopin e gomës e qëllon pa mëshirë të riun. Goditjet vijojnë edhe nga policët e tjerë, ndërsa në sfond dëgjohen të bërtitura.


Çfarë ndodhi një natë më parë në rrugën ‘Myslym Shyri’?

Zhurmat brenda një lokali kanë shkaktuar përplasje mes një grupi të rinjsh dhe Policisë së Shtetit. Pas marrjes së informacionit, efektivët e komisariatit nr.2 kanë shkuar në zone, por të rinjtë kanë filluar t’i kundërshtojnë dhe kanë dhunuar dy prej tyre. Prindërit e të rinjve të arrestuar janë ankuar se efektivët u kishin dhunuar fëmijët, ndërsa Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë, ku bën me dije se dy efektivë janë dhunuar prej të rinjve. 6 prej tyre janë prangosur, ndërsa një 17-vjeçar u procedua penalisht në gjendje të lirë. Deri më tani, Policia i ka identifikuar të rinjtë vetëm me iniciale, ndërkohë që mosha e tyre varion nga 19-28 vjeç.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Banorët rrëfejnë tmerrin në Myslym Shyri: Djemtë u luteshin policëve t'i lëshonin, ata i dërrmuan

SHERRI- Ulërima e muzikë në Tiranë, ankohen banorët,
Përplasje në “Myslym Shyri"

TIRANË- Zona e “Myslym Shyrit” është ‘zgjuar’ në mesnatë nga ulërimat e disa të rinjve që po dhunoheshin barbarisht nga efektivët e Policisë. Burime nga zona, bëjnë me dije për Dosja.al se të gjithë banorët kanë mbetur të ‘shokuar’ kur kanë parë dhunën që po ushtrohej mbi të rinjtë. Ishin vetë ata që kërkuan ndërhyrjen e efektivëve në lagje, pasi të rinjtë ishin bërë problem për zhurmën e krijuar dhe qetësinë publike, por kanë rezerva për mënyrën se unifromat blu e trajtuan ngjarjen.

Ata tregojnë se djemtë u luteshin policëve që t’i lëshonin e mos t’i dhunonin më, por efektivët nuk kanë ditur të bëjnë hapa pas. Të njëjtat burime, bëjnë me dije për Dosja.al se adoleshentët kanë plagë të shumta në fizikun e tyre dhe se efektivëve u janë kundërpërgjigjur vetëm në momentin që dhuna e policëve po bëhej e padurueshme.

Tani pas hekurave janë 6 prej të rinjve, të identifikuar vetëm me iniciale nga Policia e Shtetit, nga mosha 19-28 vjeç, ndërsa një 17-vjeçar është proceduar penalisht. Vetë Policia e Shtetit pretendon se kanë qenë të rinjtë ata që kanë dhunuar punonjësit e policisë dhe i kanë detyruar këta të fundit që të kërkojnë thirrjen e grupeve të tjera për tu ardhur në ndihmë e për të neutralizuar situatën. Nga ana tjetër, Avokati i Popullit kërkon transparencë dhe vënien e egektivëve para drejtësisë.

 

3 VITE ME PARE

Përplasja me efektivët në Myslym Shyri, Avokati i Popullit: Vini para përgjegjësisë policët që dhunuan 7 të rinjtë

SHERRI- Ulërima e muzikë në Tiranë, ankohen banorët,
Përplasja në Myslym Shyri

TIRANË- Avokati i Popullit ka kërkuar që Policia e Shtetit të vërë para përgjegjësisë efektivët që kanë dhunuar të rinjtë në rrugën "Myslym Shyri". Reagimi i AP-së ka ardhur pas përplasjes së ndodhur në këtë zonë të Tiranës, ngjarje për të cilën ka dy pretendime. Sipas Avokatit të Popullit, ushtrimi i dhunës apo arrestimet e paligjshme janë krejtësisht të papranueshme në kuadrin e standardeve demokratike dhe të shtetit ligjor mbi të cilat synohet të mbështeten institucionet tona. 

Reagimi i plotë i Avokatit të Popullit:

Institucioni i Avokatit të Popullit është vënë në dijeni nga raportime të ndryshme në lidhje me rastin e 7 të rinjve të shoqëruar nga Policia e kryeqytetit mbrëmjen e djeshme si dhe disa pretendimeve për veprime arbitrare nga ana e punonjësve të Policisë ndaj tyre, dhe për këtë arsye menjëherë ka ngritur dy grupe inspektimi për të verifikuar situatën në vend. Sipas komunikatës së Policisë por edhe nga verifikimet e kryera në Komisariatin e Policisë nr.2 në Tiranë nga ana e grupit të inspektimit të Avokatit të Popullit është mësuar se 7 shtetas të moshave 17-28 vjeç, janë shoqëruar e më pas arrestuar mesnatën e mbrëmshme pranë ambienteve të një qendre lojërash elektronike, pasi sikurse raporton Policia, ndaj tyre kishte ankesa nga qytetarët për prishjen e qetësisë publike.

Ekipi i Avokatit të Popullit ka marrë kontakt me personat e shoqëruar si dhe me zyrtarët policorë përgjegjës për kryerjen e procedurave në Komisariatin nr.2. Sipas verifikimeve paraprake, 3 prej shtetasve kanë pasur pretendime se ndaj tyre është ushtruar dhunë nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit. Një shtetas ndërkohë ka marrë edhe ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga ndërhyrja e efektivëve të Policisë.

Avokati i Popullit dënon këtu e në çdo rast veprimet e dhunshme dhe arbitrare nga ana e organeve ligjzbatuese dhe kërkon vendosjen në punë të mekanizmave të brendshëm të kontrollit të Policisë për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Ushtrimi i dhunës apo arrestimet e paligjshme janë krejtësisht të papranueshme në kuadrin e standardeve demokratike dhe të shtetit ligjor mbi të cilat synohet të mbështeten institucionet tona. Avokati i Popullit do të vazhdojë hetimin administrativ mbi rastin dhe do të dalë me konkluzione e rekomandime të cilat do të paraqiten pranë institucioneve përkatëse.

Çfarë ndodhi një natë më parë?

Zhurmat brenda një lokali kanë shkaktuar përplasje mes një grupi të rinjsh dhe Policisë së Shtetit. Pas marrjes së informacionit, efektivët e komisariatit nr.2 kanë shkuar në zone, por të rinjtë kanë filluar t’i kundërshtojnë dhe kanë dhunuar dy prej tyre. Prindërit e të rinjve të arrestuar janë ankuar se efektivët u kishin dhunuar fëmijët, ndërsa Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë, ku bën me dije se dy efektivë janë dhunuar prej të rinjve. 6 prej tyre janë prangosur, ndërsa një 17-vjeçar u procedua penalisht në gjendje të lirë. Deri më tani, Policia i ka identifikuar të rinjtë vetëm me iniciale, ndërkohë që mosha e tyre varion nga 19-28 vjeç.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Përplasja mes Policisë dhe të rinjve në "Myslym Shyri, dalin pamjet, 19-vjeçari në spital, i gjakosur në fytyrë

SHERRI- Ulërima e muzikë në Tiranë, ankohen banorët,
Pamje nga përleshja mes Policisë dhe të rinjve

TIRANË-Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja mes Policisë dhe një grupi të rinjsh, mbrëmjen e djeshme në një nga lagjet e Tiranës.

Një prej prindërve të djemve të arrestuar ka reaguar për "JOQ" dhe ka thënë se dhuna e ushtruar ishte barbare dhe gjithçka ka ndodhur, pasi dy efektivë policie kanë filluar të parët të dhunojnë një të ri, duke e tërhequr zvarrë.

SHERRI- Ulërima e muzikë në Tiranë, ankohen banorët,

Për të, ai ka dërguar edhe fotot dhe siç shihet më poshtë, i riu e ka të gjithë fytyrën me plagë dhe dora e tij është e mbuluar me gjak. Sipas prindit të një prej të rinjve dhunë është ushtruar edhe në komisariatin e policisë. Sipas tij, janë vetëm dy efektivë që kanë deklaruar se të rinjtë u janë përgjigjur me dhunë, por sipas tij asnjë prej efektivëve nuk ka shenja, përveç njërit që është kapur tek pjesa e qafës.

VIDEO E PËPLESHJES

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

3 VITE ME PARE

Sherri mes të rinjëve dhe efektivëve, Policia jep shpjegime: Nisi sherri pas kontrollit, kërkuan ndihmë nga kolegët

SHERRI- Ulërima e muzikë në Tiranë, ankohen banorët,
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar edhe një herë për ngjarjen e mbrëmshme, ku u arrestuan 6 të rinj, si dhe mbetën të plagosur dy efektivë. Në rrjetet sociale qarkullon një video ku shihet sesi policia shoqëron adoleshentët. Në lidhje me këtë Policia sqaron se efektivët ishin njoftim se në një ambient në rrugën “Naim Frashëri”, disa persona shqetësonin banorët me zhurma, ndaj dhe patrulla kishte nisur për kontroll dhe kanë filluar t’i kundërshtojnë ata me dhunë.

Dy punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, duke vlerësuar situatën dhe rrezikun për shkak të dhunës që po përdorej ndaj tyre, kanë kërkuar ndihmën e patrullave të tjera, të cilat kanë kaluar në ndihmë të kolegëve për shkak të situatës së krijuar. Ndërsa pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, për të neutralizuar dhunën mbi dy punonjësit e Policisë, kanë shoqëruar 6 të rinjt të identifikuar vetëm me iniciale.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen disa punonjës policie që shoqërojnë me forcë disa shtetas, ju sqarojmë se: Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në një ambient në rrugën "Naim Frashëri", disa persona shqetësonin banorët, me zhurma. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar disa shtetas, të cilët nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe kanë filluar t’i kundërshtojnë ata me dhunë. Dy punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, duke vlerësuar situatën dhe rrezikun për shkak të dhunës që po përdorej ndaj tyre, kanë kërkuar ndihmën e patrullave të tjera, të cilat kanë kaluar në ndihmë të kolegëve për shkak të situatës së krijuar. Edhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, për të neutralizuar dhunën mbi dy punonjësit e Policisë, këta shtetas i kanë kundërshtuar përsëri me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç. Përsa i përket veprimeve të punonjësve të Policisë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur menjëherë hetimin për të analizuar veprimet e punonjësve të Policisë, nëse janë respektuar procedurat standarde të punës apo nëse ka tejkalim të përdorimit të forcës nga ana e punonjësve të Policisë për të neutralizuar veprimet kundërshtuese me dhunë verbale dhe fizike të shtetasve tashmë të arrestuar, ndaj punonjësve të Policisë. Në përfundim të hetimeve nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, do të ketë një njoftim të posaçëm për shtyp.

3 VITE ME PARE

VD- “O shefi, po ç’a të bona, mos gjuaj”/ Arrestimet në Myslym Shyr, policia dhunon të rinjtë në GRUP

SHERRI- Ulërima e muzikë në Tiranë, ankohen banorët,
Sherri

TIRANË- Janë bërë publike pamjet nga arrestimi i një nate më parë në kryeqytet. Gjashtë të rinj u vunë në pranga nga policia e Tiranës, me motivin se kishin bërë zhurmë në zonë, pasi për këtë ishin ankuar banorët. Mirëpo, dhuna në video bie ndesh me njoftimin e policisë së bërë publik për mediat, aty ku thuhet se të rinjtë dhunuan rëndë dy efektivë.

Në videon e bërë publike nga JOQ, shihet një grup me policë të cilët dhunojnë të rinjtë. 'O shefi ça të bëra, mos gjuaj' dëgjohet të thonë të rinjtë. 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

3 VITE ME PARE

SHERRI- Ulërima e muzikë në Tiranë, ankohen banorët, Policia arreston të rinjtë, prindërit: I dhunuan

3 VITE ME PARE

Arrestimi i 6 adoleshentëve në Tiranë, Policia: Bënë zhurmë në zonë, dhunuan policët

SHERRI- Ulërima e muzikë në Tiranë, ankohen banorët,
Policia

TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin e adoleshentëve në zonën e 'Myslym Shyrit'. Sipas tyre, të rinjtë u vunë në pranga pasi ndaj tyre u ngritën ankesa nga banorët për zhurmën që ato kishin shkaktuar. Në momentin që policia ka kryer arrestimin e tyre, sipas forcave blu, personat e ndaluar kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Gjithashtu, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat.

Mirëpo, familjarët e të rinjve janë shprehur ndryshe për mediat. Ata kanë deklaruar se kanë qënë efektivët ata të cilët dhunuan fëmijët dhe jo e kundërta siç u bë e ditur nga policia. 

3 VITE ME PARE

Ankohen banorët e 'Myslym Shyrit'/ Policia arreston disa të rinj, prindërit: Efektivët i dhunuan. Policia: U sulmuan 2 efektivë

SHERRI- Ulërima e muzikë në Tiranë, ankohen banorët,
Myslym Shyri

TIRANË- Policia ka kryer disa arrestime në zonën e 'Myslym Shyrit' në kryeqytet. Në pranga kanë përfunduar disa adoleshentë, për të cilët u ankuan banorët e zonës. 

'Faxnews' raportom se në momentin e arrestimit, kanë mbetur të lënduar dy policë. Të dy ndodhen në spital, pasi njëri prej tyre ka marrë lëndime të shumta ndërsa tjetri më të lehta. 

Familjarët e të rinjve kundërshtuan arrestimin duke u shprehur se ishin efektivët ata të cilët ushtruan dhunë e jo fëmijët e tyre. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për këtë ngjarje. 

policia e shtetit tirane arrestim ne myslym shyri

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës