LIVE UPDATES
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim çështjen ndaj dy inspektorëve të ISHTI-t dhe një administratori biznesi për korrupsion (EMRAT)

Në qendër të akuzave është Julian Suljoti, administrator i kompanisë “Ansoil sh.a.” në Korçë, i cili akuzohet për veprën penale të “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal.

18 Nëntor 2025, 16:49 Nga M.L
SPAK dërgon për gjykim çështjen ndaj dy inspektorëve
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur fazën hetimore të çështjes nr. 44/2025 dhe e ka dërguar dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme, duke vënë në pranga tre persona të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv në ushtrimin e detyrës publike.

Në qendër të akuzave është Julian Suljoti, administrator i kompanisë “Ansoil sh.a.” në Korçë, i cili akuzohet për veprën penale të “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal. Përballë tij në bankën e të pandehurve do të ulen edhe Olsi Jarazi, inspektor i Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), dhe Luan Sadikaj, ish-inspektor i po të njëjtës strukturë, të cilët akuzohen për “korrupsion pasiv”, kryer në bashkëpunim.

Në njoftimin zyrtar, SPAK bën të ditur se hetimet proaktive të zhvilluara nga Byroja Kombëtare e Hetimit, përmes përdorimit të metodave speciale, kanë dokumentuar se më datë 1 nëntor 2021, dy inspektorët Jarazi dhe Sadikaj kanë përfituar nga Suljoti një shumë prej 900 mijë lekësh dhe 10 mijë dollarësh amerikanë.

Ky shpërblim i paligjshëm dyshohet se është dhënë me qëllimin e qartë për të shmangur masat administrative ndaj subjektit tregtar “Ansoil”, i cili ushtronte aktivitetin e tij në fushën e tregtimit të vajrave lubrifikantë pa pasur dokumentacionin teknik dhe ligjor të kërkuar, si edhe pa licencën përkatëse.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.44 të vitit 2025, ndaj të pandehurve:

Julian Suljoti, administrator i subjektit privat “Ansoil sh. a” në Korçë, i akuzuar për veprën penale, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2, i Kodit Penal.
Olsi Jarazi, inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial,(ISHTI), për veprën penale,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal;
Luan Sadikaj, ish-inspektor pranë pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, I(SHTI), për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, neni 259/2 i lidhur me nenin 25 të Kodit Penal.

Gjetjet e hetimeve

Nga hetimet proaktive me metoda speciale hetimore, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) rezulton se në datën 1.11.2021, të pandehurit Olsi Jarazi dhe Luan Sadikaj, me detyrë inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë nga shtetasi Julian Suljoti, administrator i një subjekti privat që tregëtonte vajra lubrifikantë në Korçë.

Shumë e parave është marrë për të mos ndëshkuar me masë administrative subjektin privat, i cili ushtronte aktivitetin tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse.

Procedim penal është regjistruar mbi bazën e akteve të procedimit penal, nr. 385/1 të vitit 2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal, i cili është sjellë për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./ Dosja.al

prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet