LIVE UPDATES
Aktualitet

U prangos me dhunë nga policët, reagon qytetari: 6 javë njërën dorë në allçi! Denoncova sjelljet abuzive të uniformave dhe e gjitha m'u kthye si bumerang

Ai ka sqaruar se ngjarja nuk ka ndodhur për parkim dysh dhe kjo faktohet pasi mjeti i tij është prej ditësh është i parkuar poshtë banesës së tij.

24 Korrik 2025, 16:41 Nga N.F
U prangos me dhunë nga policët, reagon qytetari: 6 javë
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një rast dhune i regjistruar dy ditë më parë në zonën e Brrylit në Tiranë ka krijuar shqetësim në rrjetet sociale. Dy policë prangosën më dhunë një qytatar ndërsa dyshimet ishin se ai kishte parkuar gabim. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar personi i cili u filmua teksa prangosej nga policët.

Qytetari në reagimin e tij ka bërë me dije se ka marrë dëmtime në dorë dhe se për 6 javë duhet ta mbajë në allçi. Ai ka sqaruar se ngjarja nuk ka ndodhur për parkim dysh dhe kjo faktohet pasi mjeti i tij është prej ditësh është i parkuar poshtë banesës së tij. Ai shtoi se lëviz me autobus për të shkuar në punë.

Sipas tij ngjarja ka ndodhur pas denoncimit të tij për gjobvënie selektive te automjeteve të parkuara nga efektivët. Ai shtoi se gabimi i tij ishte se denoncoi sjelljet abuzive të uniformave në vend që të ishte indiferent karshi padrejtësive ashtu si shumica e njerëzve.


Reagimi i plotë: 

I përhumbur në tymnajën e historisë më të genjeshtërt në jetë, një dore në allçi për 6 javë dhe një imazhi të denigruar padrejtësisht! Ju rrëfej ngjarjen time dhe jo të atyre që xhirojnë nga ballkonet, “profesionalizmi” i të cilëve lë për të dëshiruar...

Unë jam ai djali që sipas jush kam parkuar makinën keq dhe më dhunoi policia për rezistencë....a thoni vallë?! E vërteta është që unë shkoj në punë me autobus dhe vij me autobus, makinën e kam të parkuar poshtë shtëpisë prej të djelës (në lagje, pa penguar qarkullimin e askujt dhe lehtësisht e provueshme), ndaj për cilin parkim dysh po flisni?! Ajo që ju NUK KENI mundur dot të shihni është telefonata ime drejt 112 për të denoncuar të njëjtët cuba në uniformë për gjobvënie selektive te automjeteve të parkuara (dhe kjo lehtësisht e gjurmueshme për shkak se thirrja zgjati thuajse një minutë dhe drejt numrave të emergjencës thirrjet regjistrohen).

Komentuesit, ashtu si dhe burimi i informacionit - gjysmak, arritën në konkluzione, urime e mallkime, po gjysmake! Shumë prej jush më treguan për emancipimin dhe qytetarinë pa ditur asgjë për mua... Ju keni parë momentin kur më marrin me dhunë telefonin tim për të mbrojtur kapelën e tyre dhe në ASNJË MOMENT interesin e secilit prej jush në komente!

Sa për qytetarinë, jam rritur nga dy prindër që qytetarinë ma kanë brumosur që fëmijë, dhe ajo që bëra ishte pikërisht kjo, një akt qytetar kur sheh që po bëhet një padrejtësi ndaj qytetarëve të tjerë!

Gabimi im i djeshëm?! Si qytetar këmbësor po denoncoja sjellje abuzive të uniformave dhe e gjitha mu kthye si bumerang, me një mori gënjeshtrash e informacioni të pavërtetë! Ajo që mësova?! Është më mirë të bëj indiferentin karshi padrejtësive që vërej, ashtu si shumica e njerëzve! Me respekt: J. K.

dhune ne tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet