Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Anagnosti prej kohësh vuante nga një sëmundje dhe sot iu dorëzua përfundimisht.

TIRANË- Regjisori dhe artisti i popullit shqiptar Dhimitër Anagnosti është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit. Anagnosti prej kohësh vuante nga një sëmundje dhe sot iu dorëzua përfundimisht.
Kush është Dhimitër Anagnosti?
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 - 1960 ndoqi Institutin Kinematografik "VGIK" të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin "Njeriu kurrë nuk vdes", një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
Filloi punë si operator në Kinostudion "Shqipëria e re" në 1961, me filmin "Debatik" (1961) e më pas me filmin "Toka jonë" (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra "Gurët dekorativë". Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, "Komisari i dritës" dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin "Dueli i heshtur". Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.
Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë(1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.
Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën "Fan Noli", duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme "Nata e trokitjeve në xham". Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit "Gjoleka, djali i Abazit", film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.
Anagnosti është i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.
Dhimiter Anagnosti TIRANË- Regjisori shqiptar Dhimitër Anagnosti është ndarë nga jeta ditën e sotme. Mjeshtri i filmave ...
Pamje nga vendi i ngjarjes KORÇË- Policia ka dalë me një njoftim lidhur me sherrin e regjistruar mbrëmjen e sotme e cila agravoi...
Pamjet nga vendi i ngjarjes KORÇË- Ky është lokali ku është regjistruar mbrëmjen e sotme sherri mes dy grupeve të...
Foto ilustruese KORÇË- Tre persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në...
Foto KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar në Korçë mbrëmjen e sotme. F...
Foto KORÇË- Një sherr është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se konflikti ka ndodhur&nb...
Foto TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim në lidhje me aksidentin e regjistruar mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Ishul...
Aksidenti LEZHË- Një aksident ështe regjistruar mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Ishull-Shëngjinit në Lezhë. S...
Foto LEZHË- Aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Mësohet se në aksident janë përfshir&eu...
Pamje nga vendi i ngjarjes KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kosovë. Një maki...