LIVE UPDATES
Aktualitet

U kap sa doli nga hoteli me të miturën, del para drejtësisë greke 40-vjeçari shqiptar

Ditën e sotme, 40-vjeçari i arrestuar në burgjet e Tripolit, është ulur në bankën e të akuzuarve të Gjykatës së Përzier Jurie të Athinës, përballë jo vetëm akuzës për marrëdhënie seksuale me një të mitur nën moshën 14 vjeç, por edhe atë të rrëmbimit.

5 Dhjetor 2022, 18:11 Nga d.a.
U kap sa doli nga hoteli me të miturën, del para drejtësisë
Foto ilustruese

GREQI- Një 40-vjeçar shqiptar ka dalë para gjykatës ditën e sotme pasi që joshi një vajzë të mitur, vetëm 14 vjeçe, në një marrëdhënie të neveritshme dhe kriminale, e cila përfundoi vetëm kur policia e prangosi janarin e kaluar teksa ishte me të miturën në një hotel në Omonia.

Sipas mediave greke, ditën e sotme, 40-vjeçari i arrestuar në burgjet e Tripolit, është ulur në bankën e të akuzuarve të Gjykatës së Përzier Jurie të Athinës, përballë jo vetëm akuzës për marrëdhënie seksuale me një të mitur nën moshën 14 vjeç, por edhe atë të rrëmbimit.

Sipas provave të dosjes, të publikuara sot nga “Espresso”, “lidhja” e të miturës me shqiptarin, baba i dy fëmijëve në moshën e viktimës dhe që banonte në Elefsinë, ka nisur që kur ajo ishte nxënëse në vit të parë në gjimnaz. Duke e ndjerë se diçka nuk shkonte, nëna e saj kontrolloi celularin e së bijës dhe pa një foto të të dyve në një moment intim, ndërkohë konfirmimin e lidhjes nëna e ka marrë kur ka parë vajzën me 40-vjeçarin në Monastiraki. Ajo i kërkoi me këmbëngulje të largohej nga vajza e saj, duke i thënë se nuk është mirë që të ketë marrëdhënie me një 14-vjeçare, ndërkohë ai duke u shtirur i tha se janë ulur bashkë dhe se e sheh si fëmijën e tij.

Mbrëmjen e 22 janarit, 14-vjeçarja dhe një mikesha e saj, kur pa se mamanë e saj e kishte zënë gjumi, janë larguar për të takuar shqiptarin në Athinë. Gruaja, kur u zgjua në mëngjes dhe pa vajzat e zhdukura dhe i telefonoi dhe ata e qetësuan duke thënë se po kthehen. Por kur ka ardhur mëngjesi dhe 14-vjeçarja nuk ishte kthyer, nëna duke kërkuar llogaritë e saj në rrjetet sociale ka konstatuar se e kishte kaluar natën me 40-vjeçarin në një hotel në Omonia.

Ajo ka denoncuar menjëherë gjithçka në polici dhe në ato momente policia ka dalë me nxitim nga hoteli dhe sapo shqiptari ka dalë me vogëlushen e kanë arrestuar. Ekzaminimi mjeko-ligjor është një tjetër parametër që “djeg” 40-vjeçarin, pasi, sipas shkresave të çështjes, u gjetën prova jashtëzakonisht të forta për praninë e materialit biologjik të të pandehurit në sipërfaqen e jashtme të të brendshmeve të të miturës.

Një tjetër dokument është siguruar nga kamerat e sigurisë së hotelit, pasi rezultoi se i akuzuari dhe 14-vjeçarja kanë mbërritur aty në orën 01.46, të shoqëruar nga shoqja e vajzës dhe i dashuri i saj. Me fjalë të tjera, 40-vjeçari është gjetur herët në mëngjes në dhomë me tre të mitur! Natyrisht, çifti i dytë është larguar nga hoteli rreth orës 5 të mëngjesit dhe të dy kanë mbetur vetëm deri në momentin e arrestimit.

Pretendimet e tij se ajo ishte prezantuar me të si një 16-vjeçare, se ai sapo e kaloi natën me vajzën e vogël sepse ishte ftohtë dhe shërbimet e metrosë ishin ndalur dhe se ata nuk kishin pasur kurrë kontakt seksual, në thelb zhvlerësohen nga shënimet që vogëlushja i shkruante.

“Më bëre të të dua dhe çdo ditë më shkatërron. Duhet të kisha dëgjuar të tjerët dhe të largohesha herët. Më mungon trupi yt i mrekullueshëm”, shkruan ndër të tjera ajo, ndërsa në një moment tjetër 14-vjeçarja përshkruan kontaktet e tyre të mëparshme seksuale me detaje rrëqethëse që nuk mund të publikohen por janë përfshirë në shkresa.

40-vjeçari këmbëngul se e gjithë kjo është në imagjinatën e vogëlushes, por dialogu i tij me recepsionisten e regjistruar nga kamerat tregon të vërtetën e zymtë. 

policia greke denohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet