LIVE UPDATES
Aktualitet

U kap në Holandë me 3 armë në makinë, Eljo Bitri ishte nisur të kryente atentat në Rotterdam, mister shënjestra

Eljo Bitri është kapur në pikën kufitare De Lutte brenda një “Mercedes Benz”-i luksoz të drejtuar nga 49-vjeçari serb Ohran K.. Në mjet, policia holandeze ka sekuestruar 3 pistoleta me silenciator të llojeve “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Zastava” të gjitha të kalibrit 9 mm si dhe mbi 5 mijë euro cash.

5 Prill 2023, 21:42 Nga F.M
U kap në Holandë me 3 armë në makinë, Eljo Bitri ishte
Eljo Bitri

HOLANDË- Eljo Bitri alias Ervis Bitri alias Bledar Debrova i cili u vu në pranga bashkë me qytetar nga Serbia në kufirin holandez, dyshohet se ishte nisur për atentat, por shënjestra nuk dihet. Kjo dyshohet pasi mediat vendase shkruajnë se Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës.

Sipas BalkanWeb, Eljo Bitri është kapur në pikën kufitare De Lutte brenda një “Mercedes Benz”-i luksoz të drejtuar nga 49-vjeçari serb Ohran K.. Në mjet, policia holandeze ka sekuestruar 3 pistoleta me silenciator të llojeve “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Zastava” të gjitha të kalibrit 9 mm si dhe mbi 5 mijë euro cash.

Eljo Bitri ishte në posedim të një pasaporte dhe të një patente false. Bitri ishte rekrutuar për një detyrë vrasje për një grup kriminal në Roterdam, ndërsa Ohran K., ishte thjesht shofer i Mercedesit. Ai do të merrte disa qindra euro për ta çuar Bitrin në Rotterdam, por tha se nuk dinte asgjë për armët dhe arsyen e udhëtimit në Roterdam. Vetëm ADN-ja e Bitrit u gjet në tre armët e mbushura dhe në pjesët e armëve. Por, në seancë, Bitri deklaroi se ato gjurmë duhet të kenë ardhur pasi ka lënë një peshqir në makinë.

I pandehuri Ohran K., u lirua pasi nuk u vërtetua se ka pasur dijeni për armët që janë gjetur në makinën ku ndodhej bashkë me Bitrin.

Në momentin që do të mbarojë dënimin, Bitri do të deportohet drejt Shqipërisë, pasi SPAK e ka shpallur në kërkim për vrasje. Emri i tij doli nga dëshmia e të shumëkërkuarit që u bë i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ai njihet edhe me emrin Bledar Debrova dhe Dumani deklaroi se ishte përfshirë në planifikimin e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit. Gjithashtu akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, Emiljano Ramazanit dhe se ka qenë personi që ka sulmuar me eksploziv banesën e Talo Çelës.

eljo bitri

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete