LIVE UPDATES
Aktualitet

 ‘Do të të ngul thikën, do të të pres kokën e do ta hedh në liqen"/ 37-vjeçarja shantazhohet në Tik Tok nga Denisi

E.H  prej muajit Janar 2023 ka një konflikt me disa persona të cilët pretendojnë se denoncuesja i ka hapur rrjete sociale denigruese. Në këmbim personat e konfliktit, denoncueses së Fiks Fare i kanë marrë disa foto dhe video nga rrjetet e saj sociale Facebook dhe Instagram dhe më pas i kanë hapur adresa të ndyshme sociale ku e ofendojnë qytetaren dhe e shantazhojnë.

5 Prill 2023, 20:44 Nga DOSJA
 ‘Do të të ngul thikën, do të të pres
Kërcënuesi

TIRANË- Rrjetet sociale fillimisht u cilësuan si një revolucion në fushën e komunikimit, por  askush nuk foli për disavantazhet që ato kanë. Nëpërmjet tyre njerëzit me adresa fallso bullizojnë, ofendojnë e kërcënojnë të tjerët dhe shpesh herë dalin nga këto histori pa u ‘lagur’. I tillë është dhe rasti që Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së mërkurës, ku një 37-vjeçare shantazhohej në Tik tok. Nën emrin e saj shantazhuesit hapnin adresa të ndryshme me foto dhe video të 37-vjeçares dhe familjarëve të saj. Por edhe pse ka bërë kallëzim në polici për çfarë i ka ndodhur, 37-vjeçarja nga Mokra e Pogradecit kërkon ndihmën e Fiks Fare, pasi policia nuk ka bërë asgjë.

E.H  prej muajit Janar 2023 ka një konflikt me disa persona të cilët pretendojnë se denoncuesja i ka hapur rrjete sociale denigruese. Në këmbim personat e konfliktit, denoncueses së Fiks Fare i kanë marrë disa foto dhe video nga rrjetet e saj sociale Facebook dhe Instagram dhe më pas i kanë hapur adresa të ndyshme sociale ku e ofendojnë qytetaren dhe e shantazhojnë.

Ajo tregon se në përdorim ka një faqe Tik Tok dhe përdor vetëm atë. Aty ka njohur një vajzë e cila përdorte një adresë me foto dhe video të modeleve ruse, ku administratoren e faqes e ka këshilluar të mos përdorte imazhin e të tjerëve pasi mund të kishte probleme. Pas kësaj denoncueses E.H i janë hapur disa adresa ku në titull mbajnë emër dhe mbiemër të qytetares të shoqëruara me ofendime. Gjithashtu pak ditë më parë i kanë mbërritur dy video ku një person me emrin E.P banues në Sarandë e ka kërcënuar me thikë në dorë për jetën e saj dhe të familjarëve të saj duke i thënë: Do të pres kokën dhe do të ngul thikën në fyt!

Me datë 20 mars 2023, 37-vjeçarja tregon se dikush me emrin Denis i shoqëruar nga një vajzë tjetër i ka shkuar në shtëpi dhe e ka shantazhuar. Denoncuesja ka marrë në telefon 129-ën, por nuk ka patur asnjë reagim nga uniformat blu të qytetit të Pogradecit. Me datë 22 Mars denoncuesja është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Pogradec dhe punonjësit e policisë i kanë thënë se dosja do të shkojë në prokurori. Gjatë kësaj periudhe denoncueses i vijnë herë pas here sms shantazhuese ku i thonë se do ta shkatërrojnë atë dhe familjen e saj, madje kërcënimët janë edhe më të rënda ku shkruhet ”koka jote do të jetë për pak ditë në liqenin e Pogradecit”.

Pas takimit me gazetarët e Fiks Fare denoncuesja drejtohet në Prokurorinë e Pogradecit. Në zyrën e informacionit i thonë se duhet të bëjë një kërkesë për përshpejtim dosje. Më pas drejtohet në komisariatin e qytetit ku shefi i këtij institucioni Klodian Kondi i thotë se është në dijeni të rastit dhe se të gjitha kallëzimet bashkë me faktet janë depozituar në dosjen hetimore.

Përsa i përket fotove dhe videove të fundit që i kanë mbërritur në adresë, shefi i thotë se duhet të bëjë një kallëzim tjetër dhe t’i bashkangjiten dosjes për hetim. Në rast se do të ketë diçka urgjente duhet të telefonojë përsëri në numrat e telefonit të policisë 112 ose 129. Për shqetësimin e qytetares nga qyteti i Pogradecit, gazetarët e Fiks Fare telefonuan zyrën e koordinatorit për të Drejtën e Informimit të Prokurorisë në qytetin e Pogradecit për të pyetur se çfarë masash janë marrë për sigurinë e qytetares dhe të familjarëve të saj deri në përfundim të hetimeve të kësaj çështje.

Në një bisedë telefonike gazetarëve ju kërkua që t’i drejtoheshin me një kërkesë për informacion. Në të njëjtën ditë, ky institucion ktheu përgjigje se ka regjistruar procedimin penal me numër 102 në datën 24 mars 2023 me akuzën e kanosjes. Por, përmend se s’mund të japë më shumë informacion për shkak të sekretit hetimor. Në të njëjtën përgjigje prokuroria shkruan se, pa cënuar këtë sekret, në datën 17 mars 2023, në orën 12.00 në Policinë e Pogradecit ka paraqitur ankim shtetësja E.H, e cila ka deklaruar se prej 1 muaji është kanosur nga shtetasi E.P. 6 ditë më vonë, ankuesja është riparaqitur në polici dhe ka deklaruar se në banesën e saj ka shkuar shtetasi D.P, ku  e ka qëlluar në pjesën e krahur dhe e ka shtyrë.

Policia pohon se ankuesja s’ka pranuar të shkojë për vizitë në spital. Oficeri i policisë gjyqësore ka kqyrur dhe ka marrë nga ankuesa 2 video me pamje filmike. Në fund, Prokuroria e Pogradecit nuk jep asnjë informacion për veprimet e mëtejshme, duke cituar se janë “sekret”. Nga data 17 mars, kur ishte dita e parë e kallëzimit të denoncueses, e deri në ditët e sotme, ndaj personit të kallëzuar s’ka asnjë masë shtrënguese; detyrim paraqitje, arrest shtëpie apo arrest me burg! Për pasojë, nga mungesa e veprimeve të policisë dhe prokurorisë, ankuesja vijon të ndihet e kërcënuar, pasi çdo ditë, ajo shikon në rrjete sociale kërcënimet e radhës.

Marrë nga Top Channel

fiks fare

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet