6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Policia iu vu në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij në fshatin Hudënisht, Pogradec. Nga kontrolli i ushtruar në mjet u gjetën 10 emigrantë të paligjshëm.
POGRADEC- Një 33-vjeçar është vënë në pranga në Korçë pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Personi me inicialet I.H, u pikas në afërsi të vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, me të kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. Edhe pse të riut iu bë me shenjë që të ndalonte nga punonjësit e Policisë, ai nuk iu është bindur mirëpo është larguar me shpejtësi.
Policia iu vu në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij në fshatin Hudënisht, Pogradec. Nga kontrolli i ushtruar në mjet u gjetën 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 33-vjeçari u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit. Ai do të akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit. Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 33-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. H., 33 vjeç, banues në Peqin. Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas, në dalje të qytetit të Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Lumi i Tërhanit”, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, me të kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij në fshatin Hudënisht, Pogradec. Nga kontrolli i ushtruar në mjet u gjetën 10 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi I. H. u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Foto Ilustruese TIRANË- Konfindustria kërkon që qeveria shqiptare të ndërhyjë në uljen e çmimit të karburant...
Marjo Sinani SARANDË- Marjo Sinani, personi që është prangosur pasi akuzohet se i ka djegur zyrën noterit Aleko Anagnosti ka rr&eu...
Departamenti amerikan i Shtetit thotë se e mbështet çdo nismë rajonale që bazohet në rregullat e Bashkimit Evropian dhe që...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme. Dosja.al sjell në faqe të parë lajmin se sot ësh...
Nafta TIRANË- Qytetarët shqiptarë protestojnë sot! Shkak është bërë rritja drastike e çmimit të naft&eu...
Aksidenti TIRANË- Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u aksidentua duke kaluar në vizat e bardha në “Rrugën e Kavajë...
Fatos Lubonja TIRANË- Për shkrimtarin dhe publicistin Fatos Lubonja, samiti i “Ballkanit të hapur” në Ohër nuk ishte a...
Maturante TIRANË- Sot është provimi i parë i Maturës Shtetërore! Mbi 33 mijë maturantë do t'i nënshtrohen prov...
Moti TIRANË- Rikthehen reshjet në vend! Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten vran&eu...
Daniele Bedini dhe Nevila Pjetri ITALI- Vazhdojnë hetimet për dy vdekjet e transeksualit Camilla dhe gruas shqiptare Nevila Pjetri në Itali....