LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U arrestua për korrupsion, Safet Gjici lihet në burg, Alma në 'arrest shtëpie'. Ish-kryebashkiaku: Dënimin tim e mora, s'kam shkelur ligjin!

•Ish-kryebashkiaku socialist i Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK, është lënë në masën e sigurisë 'arrest me burg. GJKKO la në 'arrest shtëpie' Alma Kaçin. •Pavarësisht se fillimisht SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit, për Gjicin është rënduar akuza “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve. •Me këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg, por se kjo varet nga ajo se si do të shkojë çështja ndaj tij. 

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Socialistët bëhen bashkë, Safet Gjici transferohet në paraburgimin e Durrësit

U arrestua për korrupsion, Safet Gjici lihet në burg, Alma në
Safet Gjici

DURRËS- Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici u është bashkuar socialistëve të tjerë në paraburgimin e Durrësit. Mësohet se pas vendimit të GJKKO-së ditën e sotme për arrest me burg, Gjici ëhstë transferuar në Durrës. Hetimet për Gjicin nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me Alma K. Safet Gjici në paraburgimin e Durrësit u bashkohet ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ish-ministrit Lefter Koka dhe ish-deputetit Alqi Bllako.

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe gruan që u shfaq me të në videon erotike. Gjici do të vazhdojë në arrest me burg, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTOT/ 400 dollarë në treg, del pajisja që futi në burg Safet Gjicin

U arrestua për korrupsion, Safet Gjici lihet në burg, Alma në
Alma K

TIRANË- Pajisja me të cilën Alma K, filmoi aktin seksual me Safet Gjicin ka kushtuar rreth 400 dollarë. Mësohet se ajo është blerë dhe është vendosur në një gotë plastike për kafe. 

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, kjo pajisje është instaluar në brendësi të kapakut të gotës plastike. Ky detaji ka arritur që t'i shpëtoj Gjicit, pasi ai nuk lejonte telefon apo pajisje regjistruese në zyrën e tij.

GJKKO sot ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe gruan që u shfaq me të në videon erotike. Gjici do të vazhdojë në arrest me burg, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DËSHMIA e Safet Gjicit: Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, e mora dënimin

U arrestua për korrupsion, Safet Gjici lihet në burg, Alma në
Safet Gjici

TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka pranuar para trupës gjykuese veprimin e bërë në video. Ai thotë se për atë që ka bërë ka marrë dënimin e merituar, mirëpo mohon të ketë shkelur ligjin duke dhënë projekt. 

'Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, e mora dënimin. Rashë në kurth. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk e kam shkelur ligjin. Dhashë dorëheqje por vepër penale s'kam bërë.'-tha Gjici.

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe gruan që u shfaq me të në videon erotike. Gjici do të vazhdojë në arrest me burg, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Alma u la në 'arrest shtëpie', avokatja: Ka një nënë të sëmurë, s'ka pasur bashkëpuntorë

U arrestua për korrupsion, Safet Gjici lihet në burg, Alma në
Natasha Velia

TIRANË- Avokatja e Alma Kaçit, Natasha Velia ka kërkuar një masë më të butë sigurie për klienten e saj. Për gazetarët ajo është shprehur se GJKKO duhet të caktojë masën e detyrimit të paraqitjes, duke qenë se bëhet fjalë për një prind fëmijë e cila kujdeset edhe për nënën e saj të sëmurë.

“T’i jepet një detyrim paraqitje duke qenë se është prind i një fëmijëve 12-vjeçar. Dhe ka një nënë të sëmurë në shtëpi.Është e vetmja që ësjell të ardhura në shtëpi. Gjykata nuk e pranoi. Do vazhdojmë kërkesën tonë. Jemi akoma në fazën e hetimeve”, deklaroi ajo.

3 VITE ME PARE

Video skandali brenda bashkisë/ Akuza për korrupsion, GJKKO lë Gjicin në burg

U arrestua për korrupsion, Safet Gjici lihet në burg, Alma në
Safet Gjici

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka lënë ditën e sotme në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga pas video-skandalit, ku filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë. Po ashtu, GJKKO ka konfirmuar masën ‘arrest shtëpie’ edhe për 40-vjeçaren Alma K., e cila ka kryer marrëdhënie me Gjicin dhe ishte ajo që filmoi aktin.

Ish-kryebashkiaku socialist i Kukësit, Safet Gjici, ra në pranga ditën e shtunë. Pavarësisht se fillimisht SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit, për Gjicin është rënduar akuza “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Njëri në kafaz, e tjetri jashtë saj! Foto e Safet Gjicit në GJKKO, pranë tij ndodhet edhe Alma

U arrestua për korrupsion, Safet Gjici lihet në burg, Alma në
Safet Gjici

TIRANË- Ish kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe vajza me të cilën kreu aktin seksual në zyrë, Alma K. ishin sot së bashku në sallën e gjyqit në GJKKO. Siç shihet Gjici është brenda kafazit ndërsa Alma jashtë saj, duke qëndruar krah avokates. 

Alma.K në dëshminë e saj ka thënë se është takuar vetëm dy herë me Gjicin, ku herën e parë i ka prezantuar projektin për qentë dhe sipas saj është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga vetë ai. Kur shkoi herën e dytë në zyrë, vendosi vetë të pranojë seks oral me krybashkiakun, ndërsa kishte aktivizuar dhe aparatin e filmimit.

Gjici akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, ndërsa, 40-vjeçarja, e cila është në masën 'arrest shtëpie’ akuzohet për korrupsion aktiv./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Momenti kur Alma Kaçi futet në ambientet e GJKKO-së, çantën e përdor si 'mburojë'

U arrestua për korrupsion, Safet Gjici lihet në burg, Alma në
Alma

TIRANË- Alma Kaçi, vajza e shfaqur ne video skandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicit, ka mbërritur në ambientet e GJKKO-së. Siç shihet në videon e siguruar nga Dosja.al, ajo ka vendosur të mbajë një kapele, syze dhe para fytyrës ka vendosur një çantë.

Alma do të njihet me masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Ndërkohë pritet që nga momenti në moment edhe Gjici të mbërrijë në seancë. 


/Dosja.al

3 VITE ME PARE

Seanca për video-skandalin në zyrën e Gjicit, Alma paraqitet në GJKKO, 'maskohet' me kapele

U arrestua për korrupsion, Safet Gjici lihet në burg, Alma në
Momenti kur futet brenda GJKKO

TIRANË- Ky është momenti kur Alma Kaçi del nga makina e Policisë për t'u futur në ambientet e brendshme të GJKKO-së për tu njohur me masën e sigurisë 'arrest shtëpie'. Siç shihet ajo është maskuar me një kapele për të mos u filmuar nga kamerat që janë të pranishme. 

Ish-kryebashkiaku socialist i Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK, do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme, ku do t’i caktohet masa e sigurisë. Pavarësisht se fillimisht SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit, për Gjicin është rënduar akuza “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Video skandali brenda zyrës së Gjicit, Alma 'eksperte', kamerën e fshehu në...gotë!

U arrestua për korrupsion, Safet Gjici lihet në burg, Alma në
 
TIRANË- Çdo ditë e më shumë janë publikuar detaje të reja në lidhje me videon intime të Safet Gjicit. Në fillim u mendua se gruaja që kryen seks oral me Gjicin, Alma K., kishte filmuar nga një çantë, por në dosjen e Prokurorisë së Posaçme thuhet se mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese. 

Duke iu referuar dosjes hetimore, kamera me të cilën Alma K., ka filmuar aktin e saj me Safet Gjicin, ka qenë e instaluar në një gotë kartoni, në të cilën ajo kishte futur pije freskuese. Siç duket, kjo ka qënë mënyra e vetme, me të cilën 40-vjeçarja ka arritur të filmojë deri në zyrën e Safet Gjicit.

Safet Gjici gjithmonë tregohej i kujdesshëm mbi sendet që merrnin njerëzit me vete, pasi politikani i ruhej një ngjarje të tillë apo përgjimit të bisedave që zhvilloheshin në zyrë.

Alma K., i ishte kërkuar që të hynte në zyrë pa celular dhe pa çelësa makine. Edhe gota që ajo mbante në dorë, duket që e tërheq vëmendjen e Gjicit në një moment. Alma i përgjigjet: “Hë se do e heq se rrugë e gjatë”.

 

safet gjici

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet