LIVE UPDATES
Aktualitet

U arrestuan në Greqi për plagosjen e pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda! Andi Beqirit i prangosur edhe më parë

Autori i dyshuar ka hyrë në ambientet e biznesit i maskuar dhe i shoqëruar nga një prej shqiptarëve. Pas ngjarjes, autorët janë larguar me një automjet tip “BMW”, duke u përfshirë në një ndjekje episodike me policinë në rrugët e Athinës, gjatë së cilës mjeti është përplasur me disa automjete të tjera para se të ndalohej.

29 Maj 2026, 10:58 Nga E. D

U arrestuan në Greqi për plagosjen e pakistanezit, kush janë dy

GREQI- Jerasimo Korkuti, 31 vjeç nga fshati Gjashtë i Sarandës, dhe Andi Beqiri, 27 vjeç nga Konispoli, janë dy shqiptarët e arrestuar dy ditë më parë nga policia greke pas plagosjes së një shtetasi pakistanez në Athinë. Së bashku me ta është arrestuar edhe një shtetas grek 30 vjeç, me precedentë të rëndë penalë, i cili dyshohet si autori kryesor i plagosjes së pakistanezit në dyqanin e tij në zonën e Patisias.

Autori i dyshuar ka hyrë në ambientet e biznesit i maskuar dhe i shoqëruar nga një prej shqiptarëve. Pas ngjarjes, autorët janë larguar me një automjet tip “BMW”, duke u përfshirë në një ndjekje episodike me policinë në rrugët e Athinës, gjatë së cilës mjeti është përplasur me disa automjete të tjera para se të ndalohej. Një person i katërt, i dyshuar gjithashtu si shqiptar, ka arritur të largohet dhe vijon të kërkohet nga autoritetet greke.

Emri i Andi Beqirit nuk është i panjohur për policinë greke. Në shtator të vitit 2022, ai u arrestua në zonën e Haidarit në Athinë, pasi në automjetin ku udhëtonte u gjetën dy armë kallashnikov me dy krehëra dhe rreth 90 fishekë. Në makinë u sekuestruan edhe dy bileta që lidhnin udhëtimin me qytetin kufitar të Igumenicës. Bashkë me Beqirin u arrestua edhe 41-vjeçari Viktor Cala, i cili rezultonte person në kërkim në Greqi.

Ky i fundit dyshohej si autor i vrasjes së një romi dhe tentativës së vrasjes së një shqiptari. Sipas hetimeve të atëhershme, vrasja dyshohej se ishte porositur nga Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 49 vjeç nga Berati, i burgosur prej vitesh në Greqi dhe i akuzuar si organizator i disa krimeve të rënda, përfshirë vrasje.

Lidhur me plagosjen e pakistanezit në Athinë, policia greke dyshon se ngjarja lidhet me larje hesapesh. Sipas hetimeve paraprake, autori kryesor, shtetasi grek 30-vjeçar, ka qenë më parë i përfshirë në një plagosje me thikë ndaj një biznesmeni, si dhe në një vrasje të lidhur me përplasjet mes huliganëve të tifozërive greke. Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personit të katërt të arratisur./Dosja.al

andi beqiri greqi athinë

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027