LIVE UPDATES
Aktualitet

U arratisën nga burgu në Greqi/ Romeo Qosja e Lefter Toçi bashkëpunëtorë në krime, u vunë armën në kokë edhe fëmijëve, ja si i grabitën mijëra euro biznesmenit grek

Dy 41-vjeçarët shqiptarë janë akuzuar më 31 mars 2016 për “vrasje me paramendim” dhe “grabitje në bashkëpunim dhe në seri”.

3 Janar 2025, 19:25 Nga E. D
U arratisën nga burgu në Greqi/ Romeo Qosja e Lefter Toçi
Romeo Qosja, Lefter Toçi

GREQI- Romeo Qosja dhe Lefter Toçi të cilët u arratisën mbrëmjen e djeshme nga burgu i Kassavetias në Greqi, rezultojnë bashkëautorë të veprave penale për të cilat akuzohen. Dy 41-vjeçarët shqiptarë janë akuzuar më 31 mars 2016 për “vrasje me paramendim” dhe “grabitje në bashkëpunim dhe në seri”. Për këto akuza ata janë paraburgosur. Në 21 prill 2016, ndaj tyre është ngritur edhe akuza “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “grabitje”. Pas kalimit të afatit 18 mujor të paraburgimit, në shtator 2017 Qosja dhe Toçi janë liruar me masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Ata rezultojnë se nuk e kanë zbatuar masën e sigurimit, madje në 27 korrik 2018, Lefter Toçi është arrestuar nga policia kufitare për “shkelje të masës së sigurimit” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, por u la sërish i lirë. Veç kësaj, Qosja rezulton i akuzuar në 13 maj 2008 edhe për “krijim organizate kriminale”, “grabitje në vazhdimësi” dhe “shkelje të ligjit mbi armët”.

Pas lirimit me kusht nga burgu dhe madje disa ditë pas lirimit të dytë të Toçit, dyshja rezulton të ketë kryer edhe një tjetër grabitje me armë. Në 13 gusht 2018, rreth orës 04.00, Romeo Qosja në bashkëpunim me Lefter Toçin dhe shtetasin A. G, kanë hyrë në vilën luksoze të një cifti grek, duke qenë të maskuar dhe të armatosur me 2 pistoleta dhe 1 revolver. Cifti banonte me 4 fëmijët e tyre, njëri prej të cilëve mungonte atë ditë. Ata kanë shkuar në dhomën e gjumit të ciftit dhe kanë tërhequr me dhunë nga krevati fillimisht shtetasin F. P.

Njëri prej autorëve e ka goditur lehtë atë me qytën e armës. Pas kësaj kanë tërhequr nga flokët bashkëshorten e tij duke e hedhur në tokë dhe i kanë drejtuar armëm duke i thënë: “Armët janë të vërteta”. Ata kanë goditur lehtë me armë në brinjë dhe kokë dy prej fëmijëve të mitur. Më pas i kanë drejtuar armën fëmijës 11-vjecar, të cilin e kanë detyruar të ndiqte nënën e tij në dhomën e gjumit, ku ishin mbledhur dhe pjestarët e tjerë të familjes dhe i kanë kërcënuar të gjithë me armë duke ju thënë: “Do ju therim”.

Nën kërcënim kanë detyruar shetasen B. B, t’ju dorëzojë një kuti kartoni nga dhoma e famijës 11-vjecar, në të cilën ndodheshin kursime mbi 45.000 euro, të cilat vinin nga aktiviteti tregtar i F. P, me objekt përpunimin dhe ruajtjen e mishit. Më pas nga dhoma e F. P u morën 3 orë dore të markës “Rolex”, një ari, një argjendi dhe një platini me vlerë totale rreth 15.000 euro. Nga dhoma e gjumit e një prej fëmijëve, u morën 300 euro dhe tre orë dore të markave “Gant”, “Armani” dhe një markë e panjohur, me vlerë të papërcaktuar si dhe një çantë shpine e markës “Canonbp 100” me vlerë 55 euro.

Pas kësaj tre autorët mbyllën familjen në dhomën e gjumit dhe telefonuan një bashkëpunëtorin e tyre, duke i thënë “ngarkuam shumë, eja të ikim”. Gjatë ikjes morën celsat dhe lejen e qarkullimit të një automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të kompanisë së F. P dhe u larguan me atë rreth orës 04.16. Pasi udhëtuan me të, e braktisën mjetin duke i marrë celësin dhe u larguan me një mjet tjetër. Familja arriti të hapë portën me një celës të dytë duke arritur të njoftojë më pas policinë.

Përmes një kacavide të harruar nga autorët në parvazin e dritares së banjës së vilës, policia arriti të identifikojë njërin prej autorëve. Tek kacavida u zbulua gjurmë ADN të Lefter Toçit. Ndaj Toçit u lëshua urdhër arresti europian, i cili u ekzekutua në 4 prill 2019 duke e cuar pas hekurave. Në kohë të ndryshme u arrestuan edhe Romeo Qosja e A. G. Toçi dhe Qosja e pranuan akuzën por kërkuan të përjashtonin nga përgjegjësia A. G, duke thënë se nuk ndodhej me ta në ngjarje.

Toçi tha se kishte informacion të sigurt nga shqiptari S. L, i cili kishte lidhje me familjen e grabitur. Madje ai tha se në vilë kishin hyrë me celësa por kacavidën e kishin lënë tek dritarja për të menduar policia se kishin hyrë andej. Ai tha se me Romeo Qosjan ishin dënuar së bashku më parë. Madje u zbulua se A. G ishte shok fëmijërie me Qosjan, me prejardhje nga i njëjti fshat në Shqipëri.

Edhe pse Qosja dhe Toçi u përpoqën të shfajësonin A. G, dëshmia e F. P dhe bashkëshortes së tij gjatë seancën gjyqësore të 2 tetorit 2020, e vulosi fajësinë e tij. F. P e akuzoi A. G si autorin e goditjes së tij me shkelm. Madje ai tha në një seancë tjetër tha se nga maska autorit i dukeshin sytë, llojit trupit i përket atij si dhe mbante mend qafën dhe zërin e tij. Edhe bashkëshortaj e biznesmenit tha se e dalloi A. G si personin që erdhi pas saj, i vendosi armën djalit të saj të mitur dhe e coi në dhomën ku ndodheshin fëmijët e tjerë.

Ajo tha se kishte dalluar sytë dhe buzët e autorëve dhe se njohu zërin e A. G. Sipas ciftit por edhe fëmijëve, autorët kishin veshur maska të përbëra nga corape të hollë ku kishte carje që bënin të dukshme sytë, buzët, veshët dhe qafën. Madje ata kanë dalluar dhe nje tatuazh me gërma kineze në parakrahun e dorës së djathtë të Romeo Qosjas, të cilin ai e ka realisht.

romeo qosja lefter toçi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë