LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush është Edison Pula, ‘zbërthyesi’ i qelive që i bëri atentat Bejtjas, arratia në Fushë Krujë

Ai u prangos teksa bënte pazar në Trentino bashkë me shokun e tij, Imer Masha. Të dy u dërguan në burgun e Trevisis në Itali, por, brenda pak muajsh Pula organizoi një tjetër tentativë arratisjeje.

10 Qershor 2022, 08:57 Nga F.M
Kush është Edison Pula, ‘zbërthyesi’ i qelive që
Edison Pula

ITALI- Edison Pula, 27-vjeçari që ka vënë në alarm autoritetet italiane pasi u arratis nga burgu në Treviso të Italisë mbrëmjen e kaluar, konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Ai është pjesë e bandës së Niklës që u shkatërrua në vitin 2016 në kuadër të operacionit “Shënjestra” që u zhvillua në Fushë Krujë. Pula u arrestua bashkë me 7 persona të tjerë e të gjithë akuzoheshin se bënin pjesë në ‘bandës së tritolit’ dhe një nga pjesëmarrësit në atentatin ndaj me eksploziv ndaj ish-efektivit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur në Larushk në të njëjtin vit. Por, edhe pse i prangosur dhe nën masa të rrepta sigurie, Pula, në momentin që zbriti nga furgoni, mundi tu shpëtojë policëve dhe të arratiset nga komisariati i Fushë Krujës. Ai ka kapërcyer murin rrethues, duke u lënë me duar bosh efektivët që sapo kishin finalizuar aksionin e shkatërrimit të bandës së Niklës.

Uniformat blu ngritën postblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën, por pa sukses. Edison Pula udhëtoi edhe drejt Italisë ku vijoi jetën e tij për gjashtë vite me radhë, deri në shkurt të këtij viti. Të dy u dërguan në burgun e Trevisos në Itali, ku Pula u arratis dje. Ai preu hekurat e qelisë dhe bashkë me dy shqiptarë të tjerë që ndodheshin në të njëjtin burg, dolën nga burgu duke zbritur me çarçafë nga kati i tretë. Ndryshe nga 27-vjeçari, dy shqiptarët e tjerë nuk ishin edhe aq me fat. Ata ranë sërish në pranga e u rikthyen në qelitë e burgut në Itali, ndërsa Pula vijon arratinë. Mbi Edison Pulën rëndojnë disa vepra penale si: ‘Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë’, ‘Shkatërrim i pronës me eksploziv’, ‘Vjedhje me dhunë’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake’.

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas

42-vjeçari Gentian Bejtja u ka shpëtuar dy atentateve me eksploziv. Në vitin 2016, Bejtja mbeti i plagosur sot pas një atentati me eksploziv që iu vendos në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikël, ku automjeti tip “Touareg” me targa AA 020 BH, në pronësi të Bejtjas i ishte vendosur lënda plasëse në pjesën e përparme. Për ngjarjen në fjalë u akuzua Edison Pula e banda e Niklës. Në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë në lëvizje e Bejtja u plagos. Shtatë vitë më vonë, në vitin 2022, Bejtjas iu organizua një tjetër atentat.

Në janar të këtij viti Bejtja po udhëtonte me makinë, ku pasagjer ishte Klodjan Stafuka, 31 vjeç në momentin që iu zu pritë në afërsi të një karburanti në Larushk të Fushë Krijës. Drejt tyre u qëllua nga një makinë në lëvizje me kallashnikov, por plumbi kapi vetëm Bejtjen në njërin krah. Ndërsa Stafuka mori dëmtime në kokë e u plagos, pasi 41-vjeçari humbi kontrollit e mjetit e doli nga rruga pas plagosjes.

Emri i Gentianit është lakuar edhe gjatë hetimeve për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi ai u dyshua si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013. Si bashkëpunëtor u dyshua se kishte Enver Stafukën, i cili rezulton i zhdukur që nga viti 2015.

arratisen shqiptaret nga burgu ne itali edison pula

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet