Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Sipas tij, ajo deklaratë është një thirrje e hapur për gjenocid dhe është një kërcënim ndaj ekzistencës së një populli autokton në Kosovë.
TIRANA- Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj ishte një nga folësit në protestën e 52-të të qytetarëve shqiptarë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai rikujtoi deklaratën e ministres serbe për Kosovën. Në lidhje me këtë, Zotaj kritikoi qeverinë duke thënë se heshtja e Shqipërisë është një fyerje e dyfishtë.
Sipas tij, ajo deklaratë është një thirrje e hapur për gjenocid dhe është një kërcënim ndaj ekzistencës së një populli autokton në Kosovë. Ai shtoi se Parlamenti nuk bëri asnjë rezolutë dhe qeveria që pretendon se mbron interesat kombëtare, nuk bëri asnjë protestë zyrtare. Në lidhje me këtë ai shtoi se Kushtetuta e thotë qartë që Republika e Shqipërisë mbron interesat e shqiptarëve, por kjo nuk u respektua nga qeveria sipas tij.
Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Deklaratë mbi heshtjen kriminale të qeverisë dhe Parlamentit shqiptar përballë deklaratës gjenocidiale të ministres serbe. Ministrja serbe foli publikisht pa drojë, pa turp. Ajo tha: “Po të isha në kohën e Millosheviçit, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët.”
Kjo nuk është një deklaratë rasti, kjo nuk është një rrëshqitje gjuhe, kjo deklaratë nuk është një mendim personal. Është një thirrje e hapur për gjenocid. Kjo është një kërcënim ndaj ekzistencës së një populli autokton në Kosovë. Është një kthim i mendësisë që solli masakra, vrasje, zhvendosje dhe varreza masive në Kosovë. Dhe çfarë bëri Shqipëria? Heshti! Heshtja e Shqipërisë është një fyerje e dyfishtë. Parlamenti nuk bëri asnjë rezolutë, qeveria, që pretendon se mbron interesat kombëtare, nuk bëri asnjë protestë zyrtare. Asnjë deklaratë të përbashkët, asnjë thirrje për dënim ndërkombëtar, as thirrje për tërheqjen e fjalëve.
Një heshtje që nuk është maturi, nuk është strategji, por tradhti. Kushtetuta e thotë qartë që Republika e Shqipërisë mbron interesat e shqiptarëve. Ajo ka fyer çdo shqiptar. Po fyen viktimat e gjenocidit, të mbijetuarit. Ajo ka fyer çdo shqiptar. Po fyen viktimat e gjenocidit, të mbijetuarit dhe ju që uleni në Parlament, heshtni. Shqiptarët nuk janë të huaj në Kosovë. Kosova nuk është një krahinë, por është një shtet i pavarur.
Ne nuk kërkojmë hakmarrje, asgjë që cenon paqen, por një rezolutë, një fjalë zyrtare dhe një akt që thotë se kjo deklaratë është e papranueshme dhe Shqipëria e dënon atë. Rezoluta është një detyrë. Dhe nëse nuk jeni në gjendje të bëni as këtë, pranoni që nuk jeni në gjendje të mbani detyrën tuaj. Nëse nuk reagoni, atëherë dhe ju jeni bashkëfajtor, jo të gjenocidit, por të heshtjes para gjenocidit./Dosja.al
Qytetari TIRANA- Një protestues ka deklaruar këtë mbrëmje para Kryeministrisë se klasa politike 35-vjeçare duhet të fu...
Protestuesi TIRANA- Qytetarët po vijojnë fjalimet e tyre para godinës qeveritare, ndërsa njëri prej tyre u shpreh se populli ...
Andi Tepelena TIRANA- Aktivisti Andi Tepelena i bëri thirrje SPAK që të hap një hetim për kryeministrin e vendit, Edi Rama. Duke f...
Aktivisti TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur tashmë para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet. I pari që e mori fjalën ...
Protestuesi TIRANA- Qytetarët po vijojnë revoltën e tyre kombëtare ne ditën e 51-të, ndërsa një prej tyre tha se nu...
Qytetari TIRANA- jë qytetar ka deklaruar ditën e sotme në spitale nuk ka ilaçe, ndërsa kryeministri Rama jep 4,3...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Marshimi po shoq&eu...
Pamje TIRANA- Një protestues ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama ka humbur mbështetjen e 800 mijë votuesve. Gjatë nj&e...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 52-të të...
Pamje LIBRAZHD- Banorët e Përrenjasit kanë organizuar një protestë kundër reformës së re territoriale, e cila...