LIVE UPDATES
Aktualitet

Turizmi i zonave të varfëra në Shqipëri, mjet për zhvillimin ekonomik të tyre

Ky lloj turizmi paraqitet shpesh si një instrument për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal, me synimin për të gjeneruar të ardhura, për të hapur vende të reja pune dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës ne to.

17 Janar 2026, 18:41 Nga Enkeleda Memisha

Turizmi i zonave të varfëra në Shqipëri, mjet për

Një ndër format më të përhapura të turizmit në ditët e sotme, i zhvilluar në shumë vende të botës, është turizmi në zonat e varfra. Ky lloj turizmi paraqitet shpesh si një instrument për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal, me synimin për të gjeneruar të ardhura, për të hapur vende të reja pune dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës ne to.

Në shtypin e shkruar, si edhe në median televizive dhe atë online, çështja e promovimit dhe e potencialit që turizmi në zonat e varfëra mund të ofrojë për zhvillimin e tyre është trajtuar në mënyrë të kufizuar. Kjo mungesë vëmendjeje mediatike reflekton jo vetëm një boshllëk informues, por edhe një debat të pamjaftueshëm mbi ndikimet sociale, ekonomike dhe etike që ky lloj turizmi mund të prodhojë.

Termi “slumming”, i prezantuar për herë të parë në Fjalorin e Anglishtes së Oksfordit në vitin 1884, përkufizohej si akti i vizitave në lagjet e varfëra për të vëzhguar jetesën e njerezve qe banonin aty. Ky përkufizim historik e paraqet fenomenin fillimisht si një praktikë vëzhguese, shpeshherë e lidhur me kuriozitetin social dhe pabarazitë klasore.

Megjithatë, efektiviteti i këtij modeli mbetet i diskutueshëm. Ndërsa në disa raste ai ka kontribuar në rritjen ekonomike dhe atë të ndërgjegjësimit social, në raste të tjera ka nxjerrë në pah problematika të rëndësishme, si varësia ekonomike nga turizmi, shpërndarja e pabarabartë e përfitimeve dhe rreziku i shndërrimit të varfërisë në produkt turistik.

Shqipëria është ende një vend i varfër, kur merret parasysh niveli i të ardhurave për frymë. Ajo karakterizohet nga një disbalancë e theksuar mes një shtrese shumë të pasur dhe pjesës tjetër të popullsisë, ndërsa shtresa e mesme mbetet ende e paqëndrueshme. Megjithatë, vendi ka një natyrë të mrekullueshme, një klimë mesdhetare mjaft favorizuese dhe një reliev të thyer, elemente që e bëjnë Shqipërinë një destinacion shumë interesant për turistët.

Qytetet më të zhvilluara të vendit, për nga numri i popullsisë dhe niveli i të ardhurave, janë Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra, Elbasani dhe Vlora.Në kontrast me këto qendra urbane, qytete të tjera si Kukësi, Peshkopia, Rrogozhina, Bajram Curri etj, përjetojnë çdo vit një numër të madh largimesh të të rinjve.

Kjo ndodh kryesisht për shkak të mungesës së mundësive për punësim dhe pagave shumë të ulëta. Në kushte dëshpërimi ekonomik, një pjesë e konsiderueshme e banorëve në këto zona kanë shitur tokat e tyre për të mbijetuar ose kanë ndjekur rrugë alternative, shpesh informale.

Shqipëria, pas viteve 2020, po përjeton një rritje të ndjeshme të sektorit të turizmit, duke u shndërruar në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit. Pavarësisht këtij zhvillimi pozitiv, një pjesë e artikujve të botuar dhe mediave në vend, shpesh duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj qeverisë aktuale, fokusohen kryesisht në evidentimin e aspekteve negative.

Kjo qasje, në shumë raste, dëmton imazhin e Shqipërisë dhe ndikon negativisht te bizneset që operojnë në sektorin e turizmit, më shumë sesa i shërben qëllimit të tyre primar informues. Shqipëria ka potencial per të ofruar forma të ndryshme turizmi, duke përfshirë turizmin malor, rural, bregdetar, turizmin e sporteve ekstreme, atë fetar, shëndetësor, tranzit, ekoturizmin, turizmin kulinar etj. Një formë turizmi ende e paformalizuar në Shqipëri, por e konsoliduar prej vitesh në shumë vende të botës, është turizmi në zonat e varfëra.

Në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm pritet të luajnë agjencitë turistike, të cilat mund të shërbejnë si promotorë për tërheqjen e vëmendjes së turistëve të huaj drejt zonave më të varfëra të Shqipërisë. Këto zona vuajnë prej vitesh nga braktisja e të rinjve për arsye ekonomike dhe mungesa e investimeve, ndërsa zhvillimi i turizmit mund të shërbejë si një mundësi reale për rigjallërimin e tyre ekonomik dhe social.

Një rol të rëndësishëm në këtë aspekt luajnë edhe influencuesit në rrjetet sociale, të cilët, në vend që të promovojnë kryesisht resortet e mëdha dhe hotelet luksoze që tashmë nuk kanë nevojë për publicitet shtesë, mund të kontribuojnë ndjeshëm në njohjen dhe promovimin e kësaj forme turizmi. Përmes platformave të tyre, ata mund të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë dhe ndikimin pozitiv që turizmi në zonat e varfëra mund të ketë për komunitetet lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Turizmi në lagjet e varfëra ka një vend të rëndësishëm brenda industrisë turistike, por vetëm nëse konceptohet dhe zbatohet me respekt dhe ndjeshmëri sociale. Kur realizohet në mënyrë etike, ky lloj turizmi mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për komunitetet dhe bizneset që operojnë në këto zona.
Operatorët turistikë mund të hartojnë paketa të posaçme për turistët e huaj, të cilët shfaqin interes të veçantë për historinë, mënyrën e jetesës dhe kulturën shqiptare në zonat e pazhvilluara. Këto paketa mund të përfshijnë gjithashtu vizita në atraksione natyrore dhe kulturore që ndodhen në afërsi, duke krijuar një eksperiencë më të plotë dhe autentike për vizitorët.

Në këtë mënyrë, rritja e numrit të turistëve në këto zona do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e bizneseve ekzistuese dhe në krijimin e bizneseve të reja. Përfshirja e këtyre zonave në hartën turistike, nga ana tjetër, do të nxisë institucionet shtetërore të rrisin investimet në infrastrukturë dhe të shtojnë vendet e punës. Kjo do të krijojë mundësi reale për të rinjtë që të mos e shohin më braktisjen e vendit si alternativën e vetme për një jetë më të mirë.

Investimet në infrastrukturën rrugore dhe në mjetet e transportit do të kontribuojnë në uljen e papunësisë dhe në integrimin e këtyre zonave në rrjetin kombëtar të turizmit, duke i dhënë kështu një rol aktiv në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Në kontekstin bashkëkohor global, turizmi i lagjeve të varfëra është shndërruar në një industri globale që tërheq miliona turistë çdo vit. Megjithatë, legjitimiteti i tij mbetet objekt debatesh. Si rrjedhojë, analiza e këtij fenomeni kërkon një qasje të balancuar, e cila duhet të marrë në konsideratë si mundësitë për zhvillim lokal, ashtu edhe implikimet etike dhe sociale që ai sjell.

Hekurudha Vitznau-Rigi në Zvicër ishte hekurudha e parë malore e Evropës në vitin 1871. Mjetet e reja të transportit mundësuan jo vetëm një rritje të kapacitetit mbajtës, por edhe reduktuan koston e udhëtimit. Për më tepër, udhëtimi me anije dhe ai hekurudhor zgjeronte fushën e shikimit të turistëve, duke sjellë një formë të dallueshme të perceptimit. Duhet mbajtur parasysh se udhëtimet turistike mbetën në pronësi të pjesëve të privilegjuara të popullsisë.

Duhej të kalonte edhe një shekull tjetër para se klasa e mesme e ulët dhe ajo punëtore të mund të shkonin me pushime. Në fillim, atyre iu desh të mjaftoheshin me udhëtime ditore me tren dhe anije, në mënyrë që të shpëtonin për një kohë të shkurtër nga qyteti. Praktikuesit kryesorë të turizmit të klasës së mesme ishin familjet prodhuese dhe tregtare, profesionistët e arsimuar që punonin në burokracinë shtetërore, shkolla dhe universitete, si dhe 'profesionet e reja të pavarura', duke përfshirë shkrimtarët, gazetarët, avokatët, artistët, të cilët ishin në gjendje të ndërmerrnin hapat e parë.

Gjatë dy dekadave të fundit, fenomeni i "turizmit në lagjet e varfëra" dhe eksplorimi i tij akademik kanë parë një rritje të konsiderueshme. Turizmi në këto zona sjell njerëz më të pasur në lagje të varfëra, duke i bere ata t’a shikojnë realitetin nga afër, të përjetojnë per pak kohë të qenit në lagje me të ardhura të ulëta dhe te ndikojnë sipas mundësive në zbutjen e varfërisë. Vizitat në këto zona u tregojne atyre se ekziston një anë tjetër e mrekullive ekonomike të epokës së globalizuar - dhe se ato nuk duhen injoruar.

Të rinjtë nuk duhet të detyrohen të migrojnë drejt qendrave të mëdha urbane, ku përballen me qira të larta dhe kosto jetese të papërballueshme. Nëse ky lloj turizmi promovohet siç duhet nga institucionet shtetërore dhe nga aktorë të tjerë nxitës të këtij procesi, nëse media luan rolin e saj pozitiv informues dhe nëse realizohen investime si në infrastrukturën rrugore ashtu edhe në atë të transportit, përfshirë edhe zonat e thella atëherë, bizneset e vogla që do të lulëzojnë në këto zona do të ndikojnë qoftë drejtpërdrejtë apo tërthorazi në uljen e papunësisë dhe emigracionit të të rinjve në vend.

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet