LIVE UPDATES
Aktualitet

Turistët e huaj “përzënë” vendasit; Çmimet e larta nxisin prenotime rekord të shqiptarëve në Greqi e Turqi

Një vit më parë, qiraja ditore e apartamentit ishte 120 euro, nga 90-100 euro që ajo e kishte marrë më parë, por gjithsesi zgjedhja e saj nuk ndryshoi. Kur kërkoi të rezervonte këtë vit, i njëjti apartament kushtonte 200 euro nata, por pronarja i tha se si klientë e rregullt mund ta marrte me 150 euro/nata.

16 Korrik 2024, 07:08 Nga r.ll
Turistët e huaj “përzënë” vendasit;
foto ilustruese

TIRANË- Në verën e vitit 2024, shqiptarët kanë shtuar preferencën për pushimet në Turqi dhe Greqi, pavarësisht rritjes së çmimeve me 10-15% këtë vit në këto vende.

Me një euro të lirë dhe shtrenjtim shumë më të lartë të çmimeve në jug të Shqipërisë, shumë turistë kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e tyre në këto destinacione të njohura, duke shfrytëzuar ofertat ekonomike dhe shërbimet gjithëpërfshirëse. Agjencitë turistike pohojnë se prenotimet për Turqi dhe Greqi kanë qenë në nivelet më të larta historike këtë vit.

Prej vitesh Elona i kalonte pushimet me familjen e saj në Qeparo, së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët. Zgjedhja ishte gjithnjë një apartament 2+1.

Një vit më parë, qiraja ditore e apartamentit ishte 120 euro, nga 90-100 euro që ajo e kishte marrë më parë, por gjithsesi zgjedhja e saj nuk ndryshoi. Kur kërkoi të rezervonte këtë vit, i njëjti apartament kushtonte 200 euro nata, por pronarja i tha se si klientë e rregullt mund ta marrte me 150 euro/nata.

Elona thotë se ky çmim iu duk tepër i lartë, për më tepër që edhe çadra ditore tashmë kushtonte 3 mijë lekë nga 2 mijë lekë më parë. “Me të njëjtin standard kam gjetur një apartament në zonën më të mirë të Korfuzit të Greqisë për 100 euro/nata dhe normalisht që këtë vit do të shkoj aty”, thotë ajo.

Shumë miq të saj i kanë thënë se në Himarë çmimet janë edhe më të shtrenjta dhe minimalisht janë 30-40% më shumë sesa një vit më parë. Edhe ata kanë bërë llogaritë nëse ia vlen më mirë t’i bësh pushimet brenda vendit, apo jashtë.

Çmimet e akomodimit në jug të vendit janë shtrenjtuar ndjeshëm këtë vit, me 25-30%, të nxitura si nga shtimi i kostove ashtu dhe nga kërkesa e turistëve të huaj, sidomos në muajt e parë të vitit, teksa Shqipëria u reklamua ndjeshëm si nga mediat e huaja ashtu dhe rrjetet sociale, sidomos bregdetin e jugut, dhe Ksamilin që u etiketua si Maldivet e Europës.

Sipas INSTAT në 5 muajt e parë të vitit hyrjet e shtetasve të huaj arritën në 3.3 milionë, me një rritje prej 38% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose dyfish, krahasuar me 2019-n, përpara fillimit të pandemisë.

Shtrenjtimi i akomodimit në vend ka nxitur shumë shqiptarë, që dikur i kalonin pushimet në Jug të kërkojnë për alternativa të tjera jashtë vendit në destinacione si Greqia, Turqia, apo dhe Mali i Zi, duke shfrytëzuar ofertat ekonomike dhe shërbimet gjithëpërfshirëse. Më parë, çmimet më të lira ishin një arsye për të pushuar brenda vendit, por me shtrenjtimin e viteve të fundit, sidomos në jug si për akomodimin ashtu dhe ushqimin, nuk ka më ndonjë dallim në kosto.

Të kontaktuara nga “Monitor”, agjencitë turistike pohojnë se prenotimet për Turqi dhe Greqi kanë qenë në nivelet më të larta historike këtë vit, pavarësisht se dhe ato kanë parë rritje të çmimeve të paketave me 10-15% në vit.

Pavarësisht rritjes së çmimeve për paketat turistike, Turqia dhe Greqia vazhdojnë të jenë destinacionet kryesore të preferuara dhe më të shiturat në numër. Kjo tendencë është ndikuar nga kursi i lirë i euros, që ka amortizuar rritjen e çmimeve. Euro këmbehet aktualisht me rreth 100 lekë, nga rreth 110 lekë një vit më parë, ose 9% më lirë.

Nga “Ilirida Travel” pohojnë se këtë vit janë shitur më shumë paketa familjare për në Turqi, krahasimisht me vitet e tjera. Ata bëjnë të ditur se çmimet fillojnë me 700-800 euro/person dhe arrijnë deri në 1800 euro në disa resorte më luksoze për disa ditë qëndrimi.

Drejtuesit e agjencisë “Union Travel” thonë se destinacionet më të pëlqyera në Greqi janë: Korfuzi, Halkidhikia dhe Parga. Afërsia dhe mundësia e arritjes së këtij destinacioni edhe me automjete private e bëjnë më të vizituar dhe të prekshëm nga një pjesë e mirë e shqiptarëve që zgjedhin të pushojnë jashtë. Ofertat për këtë destinacion janë për hotelet me katër e pesë yje, për 5 apo 10 ditë qëndrim. Alternativë tjetër janë pushime në Korfuz, duke filluar nga 400 euro/person në hotele me 4 yje; në Halkidiki, duke filluar nga 450 euro/person, sipas “Union Travel”, të cilat janë destinacione të pëlqyera ndër vite.

Sipas agjencive turistike, edhe në këto vende ka pasur shtrenjtim të lehtë të çmimeve, që arrijnë deri 20% më shumë se një vit më parë, por këtë vit ka pasur më shumë prenotime të hershme që datojnë që në janar të 2024. Operatorët turistikë pohojnë se ka gjithnjë zgjedhje ekonomike për ata që nuk u volit një pushim i shtrenjtë, me alternativa rajonale ose resorte me më pak yje, por “half board”, pa të gjitha vaktet e përfshira, duke rezultuar me çmim më të lirë.

Më të parapëlqyerat vijojnë të mbeten ato pushime që mund t’i quajmë “me duar në xhepa”, sidomos për familjet me fëmijë.

Shqiptarëve, edhe këtë vit, po u pëlqejnë pushimet gjithëpërfshirëse, sidomos nëse do të udhëtojnë me familjen. Dhe kërkesat janë më shumë të orientuara drejt Turqisë, sidomos në muajin qershor, që ka çmime më të volitshme, sipas të dhënave të agjencisë “Ilirida Travel”.

Sipas “Zenith Travel”, këtë vit është vënë re një rritje e lehtë të çmimeve, e reflektuar për të gjithë destinacionet, jo vetëm Turqinë dhe resortet “me të gjitha të përfshira” nisin me 750 euro për person. Në Turqi, tre janë destinacionet që kërkohen për shkak të ofertave të shumta: Antalia, Bodrum dhe Alania.

Përfaqësues të “Kalemi Travel” thonë se këtë vit janë shtuar ofertat e pushimit edhe në resorte me 4000 euro/person, të cilat kanë pasur më parë target grup rusët.

Sipas komunikimeve të bëra nga Monitor me disa agjenci në kryeqytet, shqiptarët në Turqi parapëlqejnë të rezervojnë në resorte me katër e pesë yje dhe me shërbime all apo edhe “ultra all inclusive”. Antalia është destinacioni kryesor, ndjekur nga Kemeri, Bodrumi e Alania. Koha e qëndrimit llogaritet mesatarisht 6 net. Për një javë një familje me 2 fëmijë shpenzon minimalisht 2400 euro, deri në 3900 euro.

“Për rezervimet e kësaj periudhe, ndryshe nga vite më parë, qershori ka pasur rritje të lehtë të çmimeve. Një paketë për qëndrim në hotel me pesë yje, për 7 ditë, është ofruar me çmim 800 euro/person, në një kohë kur dy vite më parë, në të njëjtën periudhë, kjo shifër ishte rreh 500 euro/person”, thonë drejtuesit e agjencisë ATHS.

Kërkesa për të udhëtuar në Mal të Zi është gjithashtu e lartë për shqiptarët gjatë sezonit veror. Mali i Zi është një vend i bukur me bregdetin e tij të mrekullueshëm në Detin Adriatik dhe peizazhet malore. Edhe fqinjët tanë kanë reflektuar një rritje çmimi të paketave aktuale, sipas agjencive turistike me rreth 15%./MONITOR

turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet