Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Aktualitet
Transportonte nxënës në gjendje të dehur, arrestohet shoferi i furgonit në Elbasan (EMRI)
Ai është Sazan Gjolena, banues në Gjolene i cili me mjetin e tij tip “Benz Sprinter” kryente transportin e pasagjerëve dhe të nxënësve të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Belsh.
5 Maj 2026, 16:10Nga E.d
Momenti kur Sazan Gjolena kryen testin e alkoolit
ELBASAN- Policia ka arrestuar ditën e sotme një shofer furgoni, i cili transportonte nxënës në gjendje të dehur. Ai është Sazan Gjolena, banues në Gjolene i cili me mjetin e tij tip “Benz Sprinter” kryente transportin e pasagjerëve dhe të nxënësve të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Belsh.
Në mjet ndodheshin 13 pasagjerë, nxënës të gjimnazit, ndërsa pas verifikimit të dokumentacionit dhe testit të alkoolit rezultoi si ai ishte në gjendje të dehur. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë:
Sot, më datë 05.05.2026, në bazë të telefonatës së dhënë nga qytetari në sallën operative Cërrik, Posta Belsh, se shtetasi Sazan Gjolena, me mjetin tip “Benz Sprinter” me targa AA198FR, i cili kryen transportin e pasagjerëve dhe të nxënësve të Gjimnazit “Sami Frashëri”, drejton mjetin nën ndikimin e alkoolit, menjëherë e vlerësuam telefonatën e qytetarit dhe morëm masat e duhura, së bashku me patrullën e Postës Belsh të Komisariatit Cërrik, ku u bë e mundur konstatimi dhe ndalimi i mjetit tip “Benz Sprinter” me targa AA198FR, me drejtues shtetasin Sazan Jashar Gjolena, i datëlindjes 20.07.1972, banues në Gjolene, Bashkia Belsh, me drejtim lëvizjeje Belsh–Gjolene.
Në mjet ndodheshin 13 pasagjerë, nxënës të gjimnazit. Pas verifikimit të dokumentacionit, i kryem testin e alkoolit me dy prova: prova e parë rezultoi në masën 0.68 mg/l dhe prova e dytë rezultoi në masën 0.67 mg/l.
Menjëherë bëmë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, i cili rezultoi në gjendje të dehur, për në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Morëm masa për të bërë të mundur transportin e fëmijëve me një mjet tjetër të transportit publik të pasagjerëve.Dosja.al