LIVE UPDATES
Aktualitet

Transformimi i transportit shqiptar drejt BE/ Rrjetet, standardet dhe energjia e pastër në transport

Kapitulli 14 mbulon të gjithë politikën e transportit të BE-së, rregullat që prekin drejtpërdrejt lëvizshmërinë e qytetarëve dhe koston e biznesit në transport.

8 Nëntor 2025, 07:28 Nga DOSJA
Transformimi i transportit shqiptar drejt BE/ Rrjetet, standardet dhe energjia e
foto ilustruese

SHQIPERI- Për të ecur drejt anëtarësimit, Shqipëria duhet të adresojë një sërë detyrash në transport: nga përafrimi ligjor dhe hartimi i strategjive kombëtare deri te zbatimi i projekteve të mëdha infrastrukturore në përputhje me standardet dhe afatet e BE-së.

Kapitulli 14 mbulon të gjithë politikën e transportit të BE-së, rregullat që prekin drejtpërdrejt lëvizshmërinë e qytetarëve dhe koston e biznesit në transport.

Përafrimi me acquis përkthehet në rrugë më të sigurta, hekurudha më të shpejta e të besueshme, porte/aeroporte moderne dhe akses në grante për projektet madhore.

Për qytetarin e zakonshëm, ky kapitull përkthehet në udhëtime më të shpejta me më pak aksidente, më pak ndotje e zhurmë, shërbime më të besueshme dhe logjistikë më efikase që ul koston për kompani dhe konsumatorë. Zbatimi lidhet me afatet 2030/2040/2050 dhe kërkon planifikim fazash për çdo segment (dizenjim, financim, zbatim, monitorim).

Rregullorja e re TEN-T 2024/1679 dhe standardet europiane të infrastrukturës

TEN-T (Trans-European Transport Network) është rrjeti paneuropian i transportit që lidh qytetet dhe nyjet kryesore ekonomike të Europës.

Në vitin 2024, BE miratoi Rregulloren e re (BE) 2024/1679 që përditëson udhëzimet për zhvillimin e këtij rrjeti, duke vendosur objektiva të detyrueshëm deri në 2030, 2040 dhe 2050.

Ky rrjet ndahet në tri nivele, rrjeti bazë (core), rrjeti bazë i zgjeruar (extended core) që përfshin Ballkanin Perëndimor me afat 2040, dhe rrjeti gjithëpërfshirës (comprehensive) me afat 2050. Shqipëria është pjesë e zgjerimit tregues të TEN-T që kalon nëpër territorin e saj, duke përfshirë korridoret kryesore të Ballkanit Perëndimor.

Disa nga standardet kyçe që dalin nga kjo rregullore janë:

Rrjeti TEN-T në Shqipëri: Korridori VIII dhe Korridori Adriatiko-Jonian

Cilat janë degët e TEN-T që kalojnë nëpër Shqipëri? Dokumentet strategjike të BE-së e identifikojnë Shqipërinë kryesisht në dy korridore paneuropiane/rajonale:

Vlen për t’u theksuar që PPK (Plani i Përgjithshëm Kombëtar, Shqipëria 2030), e vendos si prioritet kombëtar finalizimin e lidhjeve me rrjetin TEN-T përmes këtyre dy korridoreve.

A është Shqipëria e gatshme?

Përfitimet afatgjata vlerësohen të jenë domethënëse, si rritje e volumit tregtar, integrim ekonomik rajonal dhe tërheqje investimesh.

BE-ja, përmes fondeve të saj (CEF, IPA III, WBIF, që do të trajtohen në pjesën II), ka vënë në dispozicion instrumente financiare në kushte preferenciale (kombinim grantesh dhe huash afatgjata me kosto të ulët) për këto projekte. Sidoqoftë, është i nevojshëm përshpejtimi i përgatitjes së projekteve për të thithur financimet në kohë.

Karburantet alternative dhe AFIR: objektivat 2025–2030 për karikuesit elektrikë dhe hidrogjenin

Një komponent i rëndësishëm i Kapitullit 14 lidhet me dekarbonizimin e transportit. Në kuadër të paketës “Fit for 55”, për të mundësuar zvogëlimin e emetimeve të gazrave serrë me të paktën 55% deri në vitin 2030 krahasuar me vitin 1990, BE ka miratuar Rregulloren e re (BE) 2023/1804 për infrastrukturën e karburanteve alternative (Alternative Fuels Infrastructure Regulation – AFIR).

Kjo rregullore vendos objektiva detyruese për vendet anëtare për instalimin e pikave të karikimit elektrik, furnizimit me hidrogjen dhe infrastruktura të tjera alternative. Shqipëria, si vend kandidat, do të duhet të përafrojë këto kërkesa në vitet e ardhshme për të mos mbetur pas në elektrifikimin e transportit.

Pikat kryesore të AFIR që duhen njohur:

Në nivel politikash, Shqipëria duhet të hartojë dhe miratojë një kuadër kombëtar për infrastrukturën e karburanteve alternative, të përafrojë objektivat e AFIR dhe të planifikojë vendosjen e rrjeteve të karikimit/furnizimit në TEN-T dhe në nyjet urbane kryesore.

Për konsumatorët, këto zhvillime nënkuptojnë më shumë zgjedhje ekologjike dhe kosto operimi potencialisht më të ulëta në një periudhë afatgjate.

FuelEU Maritime dhe OPS: ndikimi për Portin e Durrësit

BE ka vendosur objektiva të qarta për uljen e emetimeve dhe ndotjes nga transporti detar. Rregullorja (BE) 2023/1805 – FuelEU Maritime, miratuar në 2023, dekarbonizon sektorin me dy shtylla: (1) ulje progresive të intensitetit të GHG të energjisë së përdorur në bord dhe (2) zero-emisione në kalatë përmes përdorimit të OPS (On-shore Power Supply) ose teknologjive të tjera zero-emision kur anija është në qëndrim.

Ajo zbatohet nga 1 janari 2025 për të gjitha anijet më të mëdha se 5,000 GT që thërrasin në portet e BE-së.

Nga 1 janari 2030, anijet e pasagjerëve dhe kontejnerëve që qëndrojnë në kalatat e porteve më shumë se 2 orë dhe që plotësojnë kushtet e AFIR duhet të përdorin OPS ose zgjidhje të barasvlershme zero-emisioni; detyrimi shtrihet në të gjitha portet e BE me OPS nga 1 janari 2035.

Paralelisht, AFIR i detyron shtetet që deri më 31 dhjetor 2029 të sigurojnë furnizim bregor me energji elektrike në portet TEN-T për të paktën 90% të thirrjeve vjetore nga anijet e pasagjerëve/kontejnerëve >5,000 GT.

Për Shqipërinë, përafrimi nënkupton adaptim të industrisë detare me këto kërkesa dhe planifikim të infrastrukturës në portet kryesore.

Ndikimi për Portin e Durrësit

Rregullorja ul gradualisht intensitetin e GHG, të energjisë së përdorur nga anijet dhe e bën përdorimin e OPS detyrim kur infrastruktura është e disponueshme në portet e përcaktuara.

Për Durrësin, kjo do të thotë që tragetet/ro-pax dhe anijet e kontejnerëve të lidhen me rrjetin në kalatë gjatë qëndrimit, (me përjashtime të kufizuara të parashikuara në rregullore, p.sh. defekte OPS, situata emergjente).

Përfitimi direkt: ajër më i pastër dhe më pak zhurmë pranë kalatave, plus rritje e konkurrueshmërisë për flotat moderne.

Duke qenë se anijet tregtare parashikohet të zhvendosen në Porto Romano, kërkohet “OPS-ready design” që në fazë koncepti (kapacitet elektrik, nënstacione, rrugë kabllosh, standardizim ndërfaqesh) për të shmangur ndërhyrje të mëvonshme të kushtueshme dhe për të maksimizuar shfrytëzimin pas 2029/2030.

Adoptimi në kohë i OPS dhe një skemë tarifimi që nxit lidhjen në breg do ta mbajë Durrësin konkurrues ndaj porteve fqinje dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës urbane përmes uljes së ndotjes së ajrit dhe zhurmës.

Aviacioni është një nga sektorët më sfidues për dekarbonizim, dhe BE ka miratuar Rregulloren (BE) 2023/2405 (“ReFuelEU Aviation”), e cila rrit në mënyrë të detyrueshme pjesën e SAF (Sustainable Aviation Fuels) të furnizuar në aeroportet e BE nga 2% në 2025 deri në 70% në 2050.

Për karburantet sintetike (e-fuels) kërkohet mesatare 1.2% për 2030–2031 me minimum 0.7% çdo vit, 2% mesatare 2032–2034, pastaj 5%/2035, 10%/2040, 15%/2045, 35%/2050. Këto janë detyrime për furnizuesit e karburantit në aeroportet e BE-së.

Për të frenuar “tankering”-un (mbushje ekstra jashtë BE për të shmangur përzierjen me SAF), rregullorja u kërkon operatorëve ajrorë që të furnizojnë të paktën 90% të sasisë vjetore të karburantit në çdo aeroport të BE nga i cili nisen (me përjashtime operative/ sigurie të kufizuara).

Ç’do të thotë kjo për Rinasin?

Kjo sjell rritje të prodhimit dhe përdorimit të karburanteve të pastër, ulje graduale të kostove me rritjen e vëllimeve dhe konkurrencë më të drejtë, duke u përkthyer në transport më të gjelbër për qytetarët e BE-së./MONITOR

be transport

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë