LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafikonin në Shqipëri vepra arti të vjedhura në Europë! Arrestohen babë e bir në Kamëz, sekuestrohen qindra punime e skulptura (EMRAT)

Gjatë operacionit janë sekuestruar qindra objekte me vlera të mëdha historike dhe kulturore, të cilat mbaheshin në banesën e dy anëtarëve të grupit, Jetmir dhe Aurel Halilaj, babë e bir.

31 Tetor 2025, 14:02 Nga M.L
Trafikonin në Shqipëri vepra arti të vjedhura në
Foto ilustruese

TIRANA- Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e veprave të artit të vjedhura në disa shtete të Europës. Gjatë operacionit janë sekuestruar qindra objekte me vlera të mëdha historike dhe kulturore, të cilat mbaheshin në banesën e dy anëtarëve të grupit, Jetmir dhe Aurel Halilaj, babë e bir.

Ndërkohë, një tjetër person është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me ta për trafikimin e veprave të artit në tregun e zi. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, veprat ishin fshehur me qëllim shitjen brenda dhe jashtë vendit, ndërsa hetimet po vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.

NJOFTIMI

Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda speciale, megaoperacioni policor i koduar “Muzeu i errët”.

Goditet një grup kriminal që trafikonte në Shqipëri, vepra arti të vjedhura në shtetet e Europës.

Identifikohen 3 pjesëtarët e grupit.
2 pjesëtarë të grupit vihen në pranga, tjetri shpallet në kërkim.

Sekuestrohen qindra objekte me vlera historike dhe kulturore që mbaheshin me qëllim shitjen, në banesën e 2 pjesëtarëve të grupit kriminal, që janë babë e bir.
Veprat e sekuestruara: piktura, skulptura, ikona, punime druri, dokumente të rralla dhe albume me pulla poste.

Së bashku me veprat, sekuestrohen 2 automjete që dyshohet se janë përdorur për transportimin e veprave, si dhe 2 celularë.

Si rezultat i një hetimi intensiv të ndjekur me metoda speciale, për disa javë, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, u finalizua megaoperacioni “Muzeu i errët”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit A. H., 20 vjeç dhe I. Gj, 30 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. H., 42 vjeç, të tre banues në Kamzë.

Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, trafikonin në Shqipëri, objekte me vlera historike dhe kulturore, të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës. Objektet, të cilat siguroheshin kryesisht nga shtetasi i arrestuar I. Gj., trafikoheshin me qëllim shitjen në vendin tonë, në kundërshtim me ligjin.

Nga kontrolli në banesën e shtetasve A. H. dhe J. H. (babë e bir), në Kamzë, u gjetën:
-31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme;
-3 skulptura në formë dhëmbi elefanti;
-6 piktura të autorëve të huaj;
-411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme të botës;
-një procesverbal origjinal francez, i vitit 1925;
-objekte të tjera me vlera artistike dhe historike (një shpatë metalike, një skulpturë shqiponje, një vazo qelqi dhe një valixhe druri me punime dekorative).

Punohet për kapjen e shtetasit J. H., si dhe vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranës jetmir dhe aurel halilaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet