Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Blerësit e armëve u larguan sapo kanë konstatuar praninë e policisë dhe po punohet për kapjen e tyre.
KUKËS- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Kukës, pasi akuzohen për trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri me qëllim shitjen e tyre.
Në pranga janë vënë dy shtetasit nga Kosova, Shkëlqim Qenaj dhe Avdulla Mallaki, ndërkohë janë shpallur në kërkim dy blerësit e armëve. Ata u larguan sapo kanë konstatuar praninë e policisë dhe po punohet për kapjen e tyre.
Nga kontrollet në automjetin me drejtues Mallakin, policia gjeti dhe sekuestroi 8 pistoleta.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kukës/Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, me qëllim shitjen.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”.
Sekuestrohen 8 armë zjarri pistoleta. Vihen në pranga 2 shtetas kosovarë që i kishin trafikuar armët nëpërmjet kufirit jeshil me Kosovën, me qëllim shitjen në Shqipëri.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në trafikimin e armëve dhe të shtetasve që do të blinin armët, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për shkak të hetimit.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Kalibri”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Q., 31 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, të dy banues në Prizren.
Në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin Sh. Q., gjetën 8 armë zjarrri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar armët e zjarrit, nga Kosova në Shqipëri, nëpërmjet kufirit jeshil dhe se do t’ua shisnin ato, 2 shtetasve të cilët kur kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar.
Për shkak të hetimit nuk i bëjmë me dije të dhënat e këtyre shtetasve. Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Erjon Alibej TIRANË- I penduari i drejtësisë Erjon Alibej ka treguar disa biseda që ka dëgjuar në burg mes Redjan Rraj&e...
foto ilustruese TIRANË- Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të këtij viti u ngadalësua n&eum...
Foto TIRANË- Gara për zgjedhjen e drejtuesve për 5 komisariateve në vend ka përfunduar ndërsa për këto poste k...
Aksidenti FIER- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në rrugën “Kastriot Muço” në Fier. Më...
Foto TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri. Më t...
Erjon Alibej TIRANË- I penduari i drejtësisë Erjon Alibej ka treguar detaje nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Duke folur në...
Foto TIRANË- Gjykata e Posaçme mban sot seancën për vlerësimin e masës ndaj kreut të Komisionit të Prokurime...
foto ilustruese ROSKOVEC- Dy vëllezër janë arrestuar në Roskovec pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Në...
Foto QAFË BOTË- Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohës...
pamje nga zjarri ELBASAN- Vatra e zjarrit në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktive prej 4 ditësh. Flakët kanë për...