Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sipas bluve, këta persona kishin bashkëpunar me tre të tjerë, të cilët janë arrestuar një muaj më parë. Ata funksionin si një grup kriminial në trafikimin e drogës të ndarë në doza, kryesisht në Gjirokastër dhe Sarandë.
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar disa persona, të cilët në bashkëpunim me njërin-tjetrin trafikonin lëndë narkotike. Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për një grup, ku fillimisht ranë në pranga 2 persona, teksa bëhet me dije se procedohet në gjendje të lirë babai i njërit prej të arrestuarve.
Sipas bluve, këta persona kishin bashkëpunuar me tre të tjerë, të cilët janë arrestuar një muaj më parë. Ata funksiononin si një grup kriminial në trafikimin e drogës të ndarë në doza, kryesisht në Gjirokastër dhe Sarandë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
DVP Gjirokastër/Vijon operacioni policor i koduar “Andromeda”.
Operacioni, rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, me objektiv goditjen e një grupi kriminal të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike, në doza, në Gjirokastër dhe në Sarandë.
Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 pjesëtarë të tjerë të grupit.
Sekuestrohen sasi Cannabisi të ndara në doza dhe një certifikatë false që iu gjet njërit prej të arrestuarve.
Procedohet në gjendje të lirë babai i të arrestuarit tjetër, pasi iu gjetën 2 thika luftarake.
Në vijim të hetimit të kryer në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Andromeda”, në drejtimin e prokurorisë së qarkut, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, vunë në pranga shtetasit B. L., 24 vjeç dhe E. Dh., 31 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.
Nga hetimet rezulton se 2 shtetasit, në bashkëpunim me 3 të tjerë të arrestuar më datë 25.10.2024, të organizuar si grup, janë implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kryesisht në Gjirokastër.
Gjatë kontrolleve, 2 të arrestuarve iu gjetën sasi Cannabisi të ndara në doza. Më tej gjatë kontrolleve, shtetasit B. L. iu gjet dhe një dokument (certifikatë) e dyshuar e falsifikuar.
Në përfundim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. Dh., 68 vjeç, banues në Gjirokastër (babai i 31-vjeçarit të arrestuar), sepse iu gjetën 2 thika luftarake, të cilat i mbante pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Laert Haxhiu TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetsh&eum...
Laert Haxhiu TIRANË- Seanca gjyqsore ndaj Laert Haxhiut po vijon në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Avokati i Haxhiut Detar H...
Foto ilustruese ITALIA- Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane. Në kuadër të një ope...
Laert Haxhiu TIRANA- Ka nisur seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun i cili kundërshton vendimin e shkallës...
Foto ilustruese ITALIA- Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi qarkullonte m...
Foto nga kampi i Gjadrit LEZHA- Forcat e policisë italiane të pranishme në ambientet e kampeve të emigrantëve në Shë...
Foto ilustruese TIRANA- Popullsia e qytetit të Tiranës pa përfshirë njësitë administrative ish-komunat rezultoi 389,323 banor...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për s...
emigrantet ITALI- Gazeta italiane, "Il Giornale" i ka kushtuar një artikull vendimit të Gjykatës së Romës lidhur me zbatimin e mar...
foto e fabrikes dhe ndotjes LEZHË- Banorët e Bashkisë së Lezhës kanë bërë sot me dije se autoritetet kanë...