LIVE UPDATES
Aktualitet

Tjetërsimi i pronave dhe ndërtimet pa leje në Lezhë! Prokuroria NJOFTIM zyrtar: Sekuestrohen 4 objekte! Masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë

Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj personave të dyshuar.

29 Tetor 2025, 14:11 Nga M.L
Tjetërsimi i pronave dhe ndërtimet pa leje në Lezhë!
Prokuroria Lezhë

LEZHË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka sekuestruar mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin. Sakaq ka lëshuar masa sigurie ndaj nëntë personave për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ndërtim i paligjshëm’.

Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj personave të dyshuar, si më poshtë:

Gentian Malota- ish-drejtor vendor i ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Artur Shabaku- ish-përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Artmir Maxhuni- përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

P.T- masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

Luiza Bala- inxhinier konstruksioni, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Hekuran Xhina- inxhinier ndërtimi, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Flor Gjini- ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë, masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Kol Malaj- ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë, masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Martin Ndoka- Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet (SPZ) pranë Stacionit të Policisë Shëngjin, Komisariati Lezhë, masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe njëkohësisht “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokuroria e Lezhës sekuestron katër objekte ndërtimi të ndërtuara pa leje dhe legalizuara, tek “Rana e Hedhun”, Shëngjin, masa sigurie për 9 persona përfshirë ish-zyrtarë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, sekuestroi  mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë si dhe lëshoi masa sigurimi ndaj nëntë personave për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal si dhe “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Në kuadër të një hetimi disa mujor, lidhur me procedimin penal nr. 135/2025, që ka për objekt një numër ndërtimesh pa leje të kryera në një zonë të rëndësisë kombëtare (e përcaktuar si e tillë me vendimin nr. 01, datë 28.12.2020, të Këshillit Kombëtar të Territorit), në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka finalizuar fazën e identifikimit të personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale përkatëse.

Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj personave të dyshuar, si më poshtë:

Shtetasi G.M., ish-drejtor vendor i ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

Shtetasi A.Sh., ish-përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

Shtetasi A.M., përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;

Shtetasi P.T., masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal, kryer më shumë se një herë, dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal;

Shtetasi L.B., inxhinier konstruksioni, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 186/3 të Kodit Penal;

Shtetasi H.Xh., inxhinier ndërtimi, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal;

Shtetasi F.Gj., ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë, masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

Shtetasi K.M. ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë, masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

Shtetasi M.N., Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet (SPZ) pranë Stacionit të Policisë Shëngjin, Komisariati Lezhë, masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe njëkohësisht “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë është pranuar kërkesa e Prokurorisë me ndryshimet vetëm për shtetasin G.M, A.SH dhe A.M për të cilët ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Në kuadër të hetimeve është pranuar nga Gjykata kërkesa për vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë.

Hetimet për këtë çështje vijojnë me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme dhe identifikimin e çdo personi tjetër që mund të rezultojë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal./ Dosja.al

prokuroria lezhe tjetersim pronash ndertime pa leje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet