LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përkeqësohet moti në vend! Rrebeshe shiu në Tiranë, përmbyten rrugët

• Rreshjet e dendura të shiut kanë përmbytur Tiranën. • Kryeqyteti është përfshirë nga shiu i rrëmbyeshëm, shoqëruar edhe me vetëtima. • Në pak minuta reshje shiu të shoqëruara me stuhi, ka kthyer rrugët në lumenj. • Në shumë rrugë të kryeqytetit është shumë e vështirë të lëvizësh në këmbë, e ndërsa është krijuar një radhë kilometrike e mjeteve. • Në “Ali Dem” tubacionet janë jashtë funksionit, duke krijuar një situatë të pamenaxhueshme për këmbësorët por edhe për bizneset. •Rrebeshet e shiut përfshinë vendin mesditën e sotme duke shkaktuar problematika, për shkak të rënies së shiut me intensitet të lartë. •Niveli i lartë i ujit në rrugë ka sjellë shqetësim tek qytetarët, të cilët kanë hasur vështirësi për të ecur në këmbë. •Sinoptikania Lajda Porja është shprehur se e njëjta situatë e motit do të vijojë për disa ditë edhe në javën tjetër në Tiranë.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kuçova njësoj si Tirana me përmbytjet/ Shoferët fikin makinat në mes të rrugës, kërkojnë ndihmën e policisë (VIDEO)

Përkeqësohet moti në vend! Rrebeshe shiu në Tiranë,
foto ilustruese

KUÇOVË- Sikundër në Tiranë, e njëjta situatë me përmbytjet nga reshjet e shiut ka qenë edhe në Kuçovë. Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta reshje intensive shiu, që të përmbytet hyrja e qytetit të Kuçovës. Duke filluar nga vendi i quajtur “Kthesa e Ullirit” e deri në hyrje të qytetit rruga ka prezencë të shtuar uji, duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve në hyrje dhe dalje të Kuçovës, raporton “Faxweb”.

Për shkak të situatës së pa menaxhueshme, disa drejtues mjetesh e kanë parë të udhës për të kërkuar ndihmën e policisë. Si pasojë e prezencës së ujit, disa mjete janē fikur në mes të rrugës. Kjo situatë e rënduar në këtë zonë ndodh sa herë që bie shi i rrëmbyeshëm, pusetat dhe kanalizimet e ujërave bllokohen dhe uji depërton në rrugë.

 

3 VITE ME PARE

Tirana në pushtetin e ujit, lagje të tëra të pëmbytura, situatë e rënduar në lagjen “Ali Demi” (VIDEO)

Përkeqësohet moti në vend! Rrebeshe shiu në Tiranë,
foto ilustruese

TIRANË- Kanë mjaftuar pak minuta reshje në Tiranë, që rrugët të përmbyten. Pamjet në fjalë nga 'JOQ' nuk kanë nevojë për shumë komente, ku duket se kalimtarët janë bllokuar për të lëvizur, pasi pusetat duket se janë jashtë funksionit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Ato janë bllokuar duke krijuar një situatë të rënduar, e përmbytur rrugët në kryeqytet. Në lagjen “Ali Demi”, uji ka mbuluar rrugët. Pengesë po hasin edhe drejtuesit e mjeteve, duke krijuar një radhë të gjatë kilometrike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

3 VITE ME PARE

Tirana si 'Venecia'! Përmbytet kryeqyteti, të rinjtë tentojnë të kalojnë rrugën, njëri prej tyre bie në ujë

Përkeqësohet moti në vend! Rrebeshe shiu në Tiranë,
Permbytje

TIRANË- Mjaftuan pak minuta shi dhe kryeqyteti është përmbytur. Këtë e tregojnë më së miri pamjet që po qarkullojnë në rrjet, ku rrugët janë të mbushura me ujë, ndërsa njerëzit tentojnë të largohen me vrap e të tjerë që përpiqen t'i shpëtojnë rebeshit. 

Këtë e dëshmon edhe kjo video e postuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky moment tregon përpjekjen e dy të rinjve që kalojnë semaforin për të shkuar në anën tjetër të rrugës, mirëpo për fat të keq një prej tyre rrëzohet dhe bie në pellgun e ujit. 

3 VITE ME PARE

Stuhi dhe vetëtima në Tiranë, sinoptikania: Reshjet e shiut prezente edhe javën e ardhshme

Përkeqësohet moti në vend! Rrebeshe shiu në Tiranë,
foto ilustruese

TIRANË- Sot Tirana është përfshirë nga shiu i rrëmbyeshëm, shoqëruar edhe me vetëtima. Edhe këtë fundjavë do të na shoqërojë mot i paqëndrueshëm, me paradite të ngrohta me diell e temperatura 27-28 gradë celcius dhe pasdite me rreshje shiu. Për "Top Channel", sinoptikania Lajda Porja është shprehur se e njëjta situatë e motit do të vijojë për disa ditë edhe në javën tjetër. Ajo ka thënë se reshjet do të jenë prezente në vend, ndonëse mbizotëruese do të jenë edhe temperaturat e larta.

Si parashikohet fundjava

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të nisë me kthjellime dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave. Në orët e mesditës deri pasdite, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Përkeqësohet moti në vend! Rrebeshe shiu në Tiranë,

Përkeqësohet moti në vend! Rrebeshe shiu në Tiranë,

 

moti i keq ne tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet