17 Prill 2023, 09:46
Nga A.B
Policia
FIER- Policia ka vënë në pranga dy persona dhe ka vënë në hetim 6 të tjerë në Fier. Sipas forcave blu, në pranga ka përfunduar një 19-vjeçar pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar për veprimtari kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve. Po ashtu, Policia ka vënë në hetim personat: J. H., 31 vjeç dhe Dh. H., 29 vjeç, banues në Levan, pasi nuk i janë bindur urdhërit të patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kryerjes së detyrës, për t'i shoqëruar në komisariat për verifikim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lire 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar për veprimtari kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve, arrestohet 19-vjeçari, i cili u kap në flagrancë, sërish me doza lënde narkotike me vete.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 19 vjeç, banues në Fier, pasi duke qënë me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banese si edhe gjatë kontrollit fizik, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 27 vjeç, banues në Fier pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetë 1 shufër metalike e cila u sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-J. H., 31 vjeç dhe Dh. H., 29 vjeç, banues në Levan, pasi nuk i janë bindur urdhërit të patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kryerjes së detyrës, për t'i shoqëruar në komisariat për verifikim;
-M. S., 45 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka çmontuar me vetëgjyqësi skelën e armaturës së soletës të ish-banesës së vet.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur 14 vjeç dhe 17 vjeç pasi duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi, janë përplasur në fshatin Suk, Roskovec dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
fier policia fier
Aktualitet
17 Prill 2023, 09:35
A.B
Aksident
TIRANË- Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Kombinat. Siç shihet në videon e 'JOQ...
Aktualitet
17 Prill 2023, 08:37
f.i
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al, Top Chanel, TvKlan si dhe mediat e tjera k...
Aktualitet
17 Prill 2023, 07:10
A.B
Moti
TIRANË- Territori ynë të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta të cilat d...
Aktualitet
16 Prill 2023, 23:23
F.M
Ahmed Kalaja
TIRANË- Imamit Ahmed Kalaja, i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë me dije vet&eum...
Aktualitet
16 Prill 2023, 22:54
Emigrantë
Ndërkohë që një varkë me 400 emigrantë u largua, pa karburant, përgjatë një rruge të rrezi...
Aktualitet
16 Prill 2023, 22:20
Para
TIRANË- Kushtet e vështira financiare i kanë detyruar shqiptarët që jo pak herë të marrin para borxh. Dikush pë...
Aktualitet
16 Prill 2023, 22:18
Qepë
TIRANË- Këtë vit një kilogram qepë po shitet 100 lekë më tepër. “Këto janë qepë...
Aktualitet
16 Prill 2023, 22:16
F.M
Foto Ilustruese
DIVJAKË- Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident të ndodhur në Divjakë këtë pasdit...
Aktualitet
16 Prill 2023, 21:52
F.M
Ndue Pjetra
TIRANË- Avokati Ndue Pjetri ka zgjedhur që ta mbrojë në Tik Tok klientin e tij Kleviol Ahmeti, të njohur si Cllevio Se...
Aktualitet
16 Prill 2023, 21:49
F.M
Ylli Ndroqi
TIRANË- Shqipëria është paditur sërish në Arbitrazh! Biznesmeni Ylli Ndroqi ka depozituar një padi përm...