LIVE UPDATES
Aktualitet

"Theva zemrën e nënës dhe babait"/ Intervista për 'DailyMail', mesazhi i 15-vjeçarit shqiptar: Mos shkoni në Angli me gomone

15-vjecari qëndroi për pesë muaj në Angli në një eksperiencë, sipas tij të tmerrshme.

19 Mars 2023, 07:31 Nga A.B
"Theva zemrën e nënës dhe babait"/ Intervista për
Foto ilustruese

BRITANI- Një shqiptar ka folur për ‘Daily Mail’ nga një kafene e Tiranës pas kthimit nga lundrimi i frikshëm drejt Britanisë me gomonet e trafikantëve. Media shkruan se Florjan Dibra ashtu si qindra të tjerë kërkonte të realizonte fantazitë e tij për pasuritë që mund të bëhen duke punuar ilegalisht në Angli, kryesisht të nxitura nga trafikantët për rritjen e biznesit të tyre.

15-vjecari qëndroi për pesë muaj në Angli në një eksperiencë sipas tij të tmerrshme, ndërsa mesazhi i tij ishte:

‘Mos shko në Britani!’

Ai pranonte se gushtin që shkoi i genjeu prindërve se do të shkojnë jashtë vendit për një periudhë të shkurtër. Por kur arriti në Blegjikë, ai pagoi trafikantët 4,500 euro për ta marrë në lundrimin me gomone nga Franca drejt Dover.

Pa ditur shumë fjalë anglisht, Florjan thotë se ditët e tij në Angli ishin nga më të vetmuarat.

“Isha shumë i trishtuar aty”, thotë Florani, i cili si një emigrant tipik nga Shqipëria nuk kishte ndërmend të kërkonte azil por shpresonte të punonte për të fitur para, si mekanik apo në një lavazh në komunitetet shqiptare të krijuara aty.

Mesazhi i tij për të “mos shkuar në Britani” vjen teksa qeveria e Londrës po kalon ligjin e ri të emigracionit ku mes të tjerave thuhet se të miturit e pashoqëruar, si Florjani – do të kthehen me detyrim në vend.

Gazeta zbuloi emrin e emigrantit me ndihmën e policisë që dyshonte se familja e tij ka shkelur ligjin duke e dërguar qëllimisht për të punuar në Britani. Rrjeti thotë se familja e tij pranoi të fliste me gazetarin në Tiranë, duke thënë se 99 përqind e të rinjve u besojnë reklamave të trafikantëve që u thonë se “mund të pasurohen shpejt në Britani”, prandaj shumë e bëjnë pa lejen e prindërve.

Në fund të shkollës sezonin e kaluar, Florjan kishte planifikuar nisjen e tij. Duke u gënjyer prindërve Sulejman e Valentina, ai tha se do të shkonte për dhjetë ditë me kushëririn 18-vjeçar për të takuar të afërm në Belgjikë.

“Shumë shokë të mi kishin shkuar në Angli për të punuar, edhe unë doja të ikja nga Shqipëria për të bërë të njëjtën gjë. Shkuam me autobus nga Tirana në Bruksel dhe morën një dhomë hoteli në Marigold Apartments.”

Por në dokumentet e policisë thuhet se dyshja kishte marrë një ditë më vonë një taksi drejt qytetit bregdetar verior francez Dunkirk, ku trafikantët ofrojnë kalime ilegale me gomone drejt Anglisë. Florjani thotë se kishte marrë paratë borxh nga të afërm në Blegjike dhe rrjedhimisht ishin ngjeshur rreth 40 vetë në një gomone, ku kishte shqiptarë, arabë, iranianë e refugjatë të tjerë.

Pas arritjes në Britani ai tregon se u vendos në hotel nga autoritetet dhe më pas e dërguan të qëndronte me një familje Britanike, por ai nuk kishte pranuar dhe kishte kërkuar ndihmë te të afërm të tij në qytetin verior të Leeds, të cilët nuk i identifikonte për t’i mbrojtjur nga përgjegjësia penale.

Pasi kontaktoi me familjen e tij në Shqipëri, i riu u bind të kthehej, duke përfituar dhe nga afërta e autoriteteve prej 3000 paundë që u jepen të kthyerve për të rinisur jetën në vendin e origjinës, cilado qoftë mosha e tyre, sipas Daily Mail.

Ai tregon më vonë pendesën për tentativën e dështuar:

“Shpresat që të punoja si mekanik janë shuar dhe gjithashtu theva zemrën e nënës e babait duke u nisur për Angli”.

florjan dibra shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet