2 Prill 2024, 13:09
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për vjedhje në dy dyqane. Bëhet me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet G. H., banues në Tiranë, i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Ai ishte i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Story", nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Komisariati i Policisë Nr. 2. Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe vodhi celularë në 2 biznese, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 celularët që dyshohet se ka vjedhur ky shtetas dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur gjatë vjedhjeve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe kishte kryer vjedhje në dy biznese në zonat respektive të dy komisariateve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Story".
Në kuadër të këtij operacioni u ndalua shtetasi G. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe më datë 25.03.2024 ka vjedhur një celular në një biznes në zonën e Unazës së Re, ndërsa më datë 01.04.2024, ka vjedhur një celular në një biznes në Rrugën e Kavajës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e vjedhur dhe veshjet të cilat autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
vjedhje tirana
Aktualitet
2 Prill 2024, 12:38
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e...
Aktualitet
2 Prill 2024, 12:49
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GJIROKASTËR- Një 47-vjeçar u aarrestua në Gjirokastrës, pasi akuzohet se ka qëlluar me arm&e...
Aktualitet
2 Prill 2024, 12:31
h.k
Foto ilustruese
BRITANIA E MADHE-Gangsterët shqiptarë në Angli po synojnë nënat e ardhshme, të cilat janë të gatsh...
Aktualitet
2 Prill 2024, 11:52
h.k
Foto ilustruese
LEZHË-Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burgim Antonio Lekën, 37-vjeçari i cili u kap me armë dhe munic...
Aktualitet
2 Prill 2024, 11:52
I.A
Klevis Alla
TIRANË- I penduari i drejtësisë Klevis Alla është dënuar sot me 25 vite burg për vrasjen e dy vëll...
Aktualitet
2 Prill 2024, 11:22
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar 4 të rinjtë në lidhje me vrasjen e Aurelio Dervishit. Në mesin e...
Aktualitet
2 Prill 2024, 11:20
I.A
Credins
Industria e Sigurimeve sot njeh një evoluim global dhe tendeca e saj në rritje tregon se ka shumë arsye të mira për ta zgj...
Aktualitet
2 Prill 2024, 10:54
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 65-vjeçar me inicialet B. L., banues në Elbasan, është arrestuar pasi u kap duke drejtuar auto...
Aktualitet
2 Prill 2024, 10:56
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Apeli ka lënë në burg tre fëmijët e Pëllumb Metës. Ndërsa e bija Hygerta ka pranuar kr...
Aktualitet
2 Prill 2024, 10:53
h.k
TIRANË-Ka nisur mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur mbledhjen për t&e...