LIVE UPDATES
Aktualitet

The Economist: Kush është “Mbreti i ri i Kokainës” që vepron nga një burg në Ekuador

Kapo shqiptar Ditran Rexhepi themeloi grupin e tij të sofistikuar për të dërguar drogë në Evropë në 2014.

7 Nëntor 2022, 23:42 Nga k.m.
The Economist: Kush është “Mbreti i ri i Kokainës”
Dritan (Gramoz) Rexhepi

EKUADOR- “Mbreti i Kokainës ”, siç njihet bosi shqiptar i drogës Dritan (Gramoz) Rexhepi, vepron nga një burg në Ekuador. Një raport i fundit i publikuar nga media britanike "The Economist" shkruan se Rexhepi "është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine", pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë. Madje u dha ryshfet autoriteteve, që nga viti 2014 kur u arrestua.

Rexhepi po vuan dënimin me 13 vite burg për trafik droge. Ai u dënua më 10 prill 2015, megjithëse autoritetet e arrestuan në vitin 2014 në një operacion të quajtur "Balcanes". Rexhepi u arrestua në Quito, në atë operacion që rezultoi në sekuestrimin e 278 kilogramëve kokainë. Shqiptari hyri në Ekuador me dy identitete të rreme dhe ndryshoi imazhin e tij, ndaj autoriteteve të vendit iu desh të zgjidhnin identifikimin me gjurmë gishtash dhe zbuluan se ishte Rexhepi, i cili tashmë ishte në kërkim nga Europol.

Aktualisht ndaj Rexhepit ka dy kërkesa për ekstradim, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Italia , por njëra prej tyre do të hyjë në fuqi me përfundimin e dënimit në Ekuador. Shqiptari është në kërkim edhe në Belgjikë dhe së fundmi është akuzuar se ka urdhëruar dhe organizuar, nga qelia, rrëmbimin e një 49-vjeçari në Shqipëri në shkurt të vitit 2020. Viktima nuk u gjet kurrë dhe supozohet se ka vdekur. Bëhet fjalë për Jani Prengën.

Autoritetet italiane akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Shqiptari ka mohuar përfshirjen e tij në këto krime. Kapo shqiptar ishte i burgosur në një burg në Guayaquil, por që nga viti 2017 ai ndodhet në burgun Latacunga, ku ndodhi një nga masakrat më të fundit që përfundoi me vrasjen e 16 personave, përfshirë Leandro "el boss" Norero, një tjetër trafikant droge. 

Sipas Balkan Insight, Rexhepi është kreu i një federate kriminale transnacionale të trafikantëve shqiptarë të drogës që ka "derdhur" kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Operacionet e Rexhepit, që nga viti 2014 në kohën e qeverisë së Rafael Correas, do të vazhdonin nga burgu sepse ai kishte akses në celular, ndonëse autoritetet kanë mohuar që kapo të ketë pajisje celulare në qeli.

Megjithatë, qindra objekte të ndaluara hyjnë në burgjet e Ekuadorit, nga telefonat celularë, paratë, madje edhe municionet dhe armët e kalibrit të lartë.

Rexhepi ka qenë i lidhur me kartelin shqiptar, i ashtuquajtur "Kompania Bello". Në shtator 2020, siç raportohet nga autoritetet evropiane, operacione të ndryshme në Evropë dhe Lindjen e Mesme çuan në arrestimin e 20 të dyshuarve. Sipas Europol, "Kompania Bello" kontrollonte të gjithë zinxhirin e importit të drogës. Balkan Insight kishte akses në disa dokumente të gjykatës italiane që identifikonin Rexhepin, tani 41 vjeç, si “mbreti i padiskutueshëm” me akses në sasi të pafundme kokaine”.

Kompania Bello është një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe, sipas autoriteteve, ka operuar që nga viti 2014 në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali. Objektivi i kësaj mafie, sipas prokurorëve italianë, “ishte shtrirja e kontrollit mbi trafikun ndërkombëtar të drogës dhe rritja eksponenciale e fitimeve.

Sipas WSJ, Rexhepi e kishte marrë kokainën nga Kolumbia përmes një shoku të burgosur. Shqiptari përdorte një celular të fshehur dhe organizonte dërgesa miliona dollarëshe në kontejnerë që arrinin në porte të ndryshme të Holandës. Me fitimet nga trafiku, ai urdhëroi sulme kundër kundërshtarëve të tij. Përveç historisë së tij kriminale, Rexhepi njihet edhe për arratisjet e tij. Ai madje është arratisur nga burgu më shumë herë se trafikanti meksikan i drogës Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán.

Sipas portaleve të ndryshme informative, ardhja e shqiptarëve në Ekuador daton në fillim të viteve 2010. Shumica e tyre jetojnë në Guayaquil me identitete të rreme për të shmangur persekutimin në Shqipëri. Shqiptarët dhe mafia ballkanike besohet se kanë fituar ndikim në tregtinë ndërkombëtare të drogës. Kjo përkon me një hetim të kryer nga media dixhitale Plan V e Ekuadorit, e cila në vitin 2019 zbuloi operacionin e mafies shqiptare.

E gjithë kjo ndodhi gjatë mandatit të Rafael Correas, i cili qeverisi Ekuadorin midis 2007 dhe 2017. Sipas hetimeve gazetareske, grupet kriminale shqiptare kanë mbërritur në vend mes viteve 2014 dhe 2015. Ata janë tërhequr nga mundësia për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me kartelet e Kolumbisë, Bolivisë, Venezuelës, ndër të tjera. Përveç kësaj, Ekuadori është konsideruar si një vend i pambrojtur i rrënuar nga korrupsioni, i cili u lejon anëtarëve të këtyre mafieve të blejnë dokumente, si karta identiteti dhe pasaporta.

Një hetim nga e njëjta media zbuloi se midis 2017 dhe 2019, me Lenín Moreno në pushtet, se 56 shqiptarë të lidhur me aktivitete të paligjshme hynë në Ekuador duke përdorur fasadat për të qëndruar në vend. Disa thanë se erdhën për turizëm, biznes apo për të banuar.

Ndikimi i mafies shqiptare në Amerikën Latine shihet në shtimin e dërgesave drejt Durrësit, një qytet port në Shqipërinë perëndimore, ku është sekuestruar më shumë se një ton koainë e fshehur në kuti bananesh. Droga që niset nga Guayaquil, sipas informacioneve nga autoritetet, zakonisht fshihet në kontejnerë.

Mafia shqiptare fiton kontrollin e rrugëve të dërgesës së drogës në të njëjtën kohë që në Guayaquil ka një luftë mes bandave kriminale që kërkojnë të punojnë me gangsterët shqiptarë. Bandat vendase luftojnë për epërsi për të punuar me shqiptarët dhe për të marrë pjesën e tyre në biznesin fitimprurës të paligjshëm.

Me këtë betejë të ashpër, Guayaquil është bërë një nga 50 qytetet më të rrezikshme në botë.

Edhe gangsterët shqiptarë i shtyjnë fëmijët që të mësojnë të jenë vrasës. Të miturit, të cilët fillojnë në botën e krimit që në moshën 10-vjeçare, trajnohen në lagjet e varfra të Guayaquil./ infobae.com

dritan rexhepi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet