Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dy të pandehurit, V.D. alias L. dhe A.G akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
FIER- Prokuroria e Fierit ka dënuar me nga 20 vite burg, dy persona të pandehur për një tentativë vrasje, ngjarja e ndodhur kjo gjashtë vite më parë në Patos. Sipas njoftimit, dy të pandehurit, V.D. alias L. dhe A.G akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nga hetimet rezulton se i pandehuri V.D alias L., me qëllim për tu hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait të tij G.L., ka bashkëpunuar me të pandehurin A.G për të kryer vrasjen e shtetasit A.H. Si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur shtetasi A.H. duke u dëmtuar me armë në krahun e majtë.
Njoftimi i Prokurorisë:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u shpallën fajtorë dhe dënuan me 20 vjet burg secili të pandehurit V.D alias L dhe A.G. për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 78/2, 22, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1795 viti 2019, u arrit të provohet se, i pandehuri V.D alias L., me qëllim për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait të tij G.L., ka bashkëpunuar me të pandehurin A.G për të kryer vrasjen e shtetasit A.H. Për këtë qëllim, në datë 30.12.2019, rreth orës 17:50 min, në vendin e quajtur “Dukas-Breg”, Patos, i pandehuri A.G., pasi është siguruar për identitetin e shënjestrës, është afruar dhe ka shtënë tre herë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur shtetasi A.H. duke u dëmtuar me armë në krahun e majtë.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit./Dosja.al
John Smith (Xheni Fama) do të preferonte ta hante gazetën sesa ta linte gruan e tij Barbara (Denada Llanaj) të shihte se çfarë ka n...
ITALI- Gjykata e Apelit të Perugia ka dënuar pronarin italian, tetë vjet pas ngjarjes tragjike ku një shqiptar humbi jetën ...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me goditjen e grupit kriminal, ku u arrestuan dy persona për trafik armësh nga Ma...
TIRANË- Personat që shihni në foto janë të rinjtë të cilët trafikonin armët nga Mali i Zi, dhe i shisnin në ...
Oltjon Klosi TIRANË- Personi që shihni në foto është Oltjon Klosit, 36-vjeçarit të cilit iu vendos lëndë...
Barush Bregu SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur të hënën në lagjen “Guerrile” n&eum...
Ekzekutori Ruben Saraiva dhe viktima Ardian Nikulaj LEZHË- Portugezi Ruben Saraiva është paraqitur sot në Gjykatën e Lezhës, ...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e Halil Uçar me origjinë turke, ngjarje e ndodhur mbr&eu...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse në automjetin e parkuar n...
TIRANË- Policia ka publikuar pamjet nga goditja e grupit kriminal, që ishin të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e armëve...