16 Mars 2024, 11:48
Nga N.F
Foto ilustruese
VAU DEJËS- Një 38-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi dje ka tentuar të përplasë me makinë dy persona. Ngjarja është regjistruar pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe dy këmbësorëve të cilët janë nënë e bir. Mersin Mlloja tentoi të përplaste me makinë 60-vjeçaren dhe 32-vjeçari teksa ata po ecnin në korsinë e këmbësorëvë pas një konflikti mes tyre.
Mlloja akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë ndërsa policia ka sekuestruar automjetin e 38-vjeçarit. Fatmirësisht nënë e bir janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të vriste 2 shtetas (nënë e bir), për motive të dobëta, duke i përplasur me automjet, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohet automjeti që drejtonte 38-vjeçari Mersin Mlloja.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:
M. M., 38 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti që drejtonte shtetasi M. M. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
arrestim vrasje konflikt vau dejes
Aktualitet
16 Mars 2024, 11:37
N.F
Gentjan Bejtja
FUSHË-KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e regjistruar pasditen e djeshme në Fu...
Aktualitet
16 Mars 2024, 11:25
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- 38-vjeçari, Ermal Furriku është vënë në pranga nga policia pasi ishte i shpallur në k&eum...
Aktualitet
16 Mars 2024, 10:53
N.F
Pamje nga makina e djegur
FUSHË-KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e regjistruar pasditen e djeshme në...
Aktualitet
16 Mars 2024, 10:33
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet italiane duke i marrë fund arrat...
Aktualitet
16 Mars 2024, 09:39
N.F
Gentjan Bejtja
FUSHË-KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Larushkë të Fushë Kru...
Aktualitet
16 Mars 2024, 08:59
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- 20-vjeçari, Mateos Brozi dhe 19-vjeçari Ergys Tusha ditën e sotme kanë dalë para Gjykat&...
Aktualitet
16 Mars 2024, 07:56
N.F
Foto ilustruese
SPANJË- Gjatë vitit që shkoi sekuestrimet e kokainës në Spanjë thyen të gjitha rekordet historike. ...
Aktualitet
16 Mars 2024, 07:12
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve në tregjet vendase të pakicës janë nga impor...
Aktualitet
16 Mars 2024, 07:11
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Mesatarisht në fund të shkurtit, çdo 24 minuta në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës...
Aktualitet
16 Mars 2024, 07:04
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kompania amerikane Affinity Partners, e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald ...