LIVE UPDATES
Aktualitet

Tentoi të digjte familjen e ish-partneres/ Autori: Lashë gruan me 5 fëmijë për të! Zuri dashnor, i pëlqente tallavaja

Haki Bajrami tregoi se si ishte njohur me Anën, madje akuzoi bashkëjetuesen e tij se kjo e fundit ishte një punonjëse në lokale tallava, ndërsa theksoi se vetëm për faktin që u dashurua me të, ai braktisi gruan me 5 fëmijë.

5 Maj 2023, 13:24 Nga A.B
Tentoi të digjte familjen e ish-partneres/ Autori: Lashë gruan me 5
Emisioni

TIRANË- Haki Barjami, i cili akuzohet se ka tentuar të djegë të gjallë gjyshen dhe nipin në Llakatund, ka dhënë dëshminë e tij teksa ndodhet në arrati.

Barjami, ka folur për emisionin ‘Me zemër të hapur’, ku ka mohuar se fshihet pas ngjarjes. Ai tregoi se si ishte njohur me Anën, madje akuzoi bashkëjetuesen e tij se kjo e fundit ishte një punonjëse në lokale tallava, ndërsa theksoi se vetëm për faktin që u dashurua me të, ai braktisi gruan me 5 fëmijë.

Jam njohur në Pejë. Ajo ka punuar në muzikë tallava. Më ka njohur një shoqe e saj. ka punuar disa kohë, dhe ka jetuar me një kushëri të vetën ajo. Unë i thash; nuk dua që të punosh në muzikë tallava. Kam marrë një banesë. E kam lënë gruan me 5 fëmijë për shkak të saj. Krejt të gjithë e kanë ditur. Unë e kam financuar, kam bërë shumë për të. Kam pasur lidhje dashurie me të. S’ka pasur asnjë interes tjetër. Ajo ka pasur interes se unë e kam mjaftuar. E kam paguar pagesën 5 vite, drita, ujë, me të ngrënë e të pirë. Shkojmë në atë banesë dhe ia mora 9 dhoma. I them; Ana, a ke qejf që të marrim dhe çunin? Se kur të dua ty, e dua dhe atë. I them; do ikim dhe të marrim çunin. Do e mbaj dhe atë. Kam shkuar në Vlorë, ia kam marrë çunin. Kemi ndenjur disa ditë. Kemi kaluar mirë. Nuk kemi pasur asnjë debat. I them; s’do punosh më. Ajo nisi të punojë në muzikë tallava. Unë i thash; s’mundem më të vazhdoj kështu. Unë u sëmura me stenda. Gjatë asaj kohe më çuan në Prishtinë, më operuan nga zemra. Brenda 3-4 ditëve ajo zuri dashnor. Kur erdhi fisi im, unë shkova ta njoftoja dhe e pashë me telefon në dorë. Ajo fliste me të tjerë. Ai, djali i vetë i dinte të gjitha. Unë i thash; s’do punosh më. Kur afroji viti i ri, ajo donte të ikte në Vlorë. Tha do ble ça rroba. ia bleva. Edhe nënës së vetë. Ajo nëna është mashtruese. Kur hipin në autobus, më bëri bllok.

I preva biletën, i dhashë lekë. Kur shkoi atje, nuk më fliste mua fare. Ajo fliste me shoqet e veta dhe thoshte; do vijë në Kosovë. Vjen në Prizren dhe nis punë në tallava aty. Kur dëgjova unë që më thonin; ka ardhur gruaja jote këtu. Unë shkova dhe e gjeta dhe i thashë; nuk të çova për këtu, të çova te nëna jote. Më pas pasi ngeli në rrugë, më bëri një telefonatë. E fala, shkova e mora dhe e prura në banesë. Pasi e prura në banesë, kishte zënë dashnor pronarin. Më tregonin njerëzit. Ja fala dhe atë. I thashë; s’ke pse punon më se jam i zoti që të mbaj ty. Ika në Mal të Zi, se më vdiq halla, pas asnjë llaf, kur vij prej aty, ajo kishte marrë rrobat dhe kishte shkuar në Malishevë. Kishte nisur punë në tallava. Ishte me çunin, herë andej, herë këtej. Kur një ditë kushërira e saj më thotë; Ana ka ngelur rrugëve, në Malishevë. Unë e prishja familjen për të, lashë gruan me 5 fëmijë, s’ja vlen. Ajo aty zuri dashnor. Shkova me kushërirën, dhe aty e kam rrahur. S’jam zënë kurrë me të, e kam qëlluar dy herë me shpullë. Ata gënjejnë që kam ushtruar dhunë herë të tjera. Nuk ia donte shpirti për shtëpi, donte vetëm tallava. Ajo nuk donte të stabilizohej, por e ka mendjen si të kënaqë veten. Ajo shkoi disa ditë të punonte në tallava, dhe i thashë; s’ke pse të punosh më. Më ka detyruar që të hapë lokalin tim personalisht, për shkak të dashurisë, që të ishte ajo pronare. Dy lokale ja hapa ‘bam-bam’. Kishte probleme me gocat dhe më pas ja mbylla. Se kishim shkuar minus. Kisha fermën e deleve dhe e shkriva pasurinë për këto lokale. Unë e rrita atë djalë, më ka ndihmuar ndonjëherë.”, tha Barjami.

haki bajrami

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet