LIVE UPDATES
Aktualitet

Tensione në Kuvend/ Opozitarët të ndarë mbi përfaqësimin në reformën zgjedhore, Gjiknuri dhe Alibeaj flasin për Zërin e Amerikës

Një ditë para rifillimit të punës së komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, një grup prej 47 deputetësh të opozitës i propozuan Kuvendit të ndryshojë përbërjen e këtij komisioni. Por bashkëkryetarët e këtij komisioni, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, i thanë Zërit të Amerikës, se çdo formacion politik aktual në Kuvend i ka përfaqësuesit e vet në Komisionin e reformës zgjedhore.

25 Janar 2024, 21:50 Nga h.k
Tensione në Kuvend/ Opozitarët të ndarë mbi
Foto ilustruese

TIRANË- Tiranë, Kuvendi zhvilloi sot një seancë plenare sa të shkurtër në votime ligjesh, aq edhe të zhurmuar nga protesta e deputetëve të opozitës, që këmbëngulin për hetime parlamentare ndaj korrupsionit të qeverisë, si dhe për moszvarritjen e reformës zgjedhore.

Një ditë para rifillimit të punës së komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, një grup prej 47 deputetësh të opozitës i propozuan Kuvendit të ndryshojë përbërjen e këtij komisioni. Por bashkëkryetarët e këtij komisioni, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, i thanë Zërit të Amerikës, se çdo formacion politik aktual në Kuvend i ka përfaqësuesit e vet në Komisionin e reformës zgjedhore.

Sipas tyre, ecuria e reformës zgjedhore nuk është çështje përfaqësimi, por çështje e vullnetit politik të palëve politike.

Një ditë pasi Zyra e OSBE/ODIHR-it bëri thirrje gjithë partive politike që të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në përmirësimin e procesit zgjedhor, gjendja e Kuvendit sot ishte përsëri e njëjta: shumica socialiste miraton me shpejtësi brenda pak minuta ligjet e reja të programuara, nën protestën me zhurmues të një grupi deputetësh opozitarë, ndjekës të ish kryeministrit Sali Berisha dhe të drejtuesit të grupit parlamentar Gazment Bardhi.

Ata i kanë kërkuar Kuvendit që të ndryshojë përbërjen e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore për t’u përfaqësuar opozita më mirë në të, një përpjekje kjo për të larguar bashkëkryetarin nga Partia Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për sa kohë që për më shumë 20 muaj ky komision nuk ka sjellë produkte dhe rezultate.

Ashtu siç bënë një javë më parë, adhe nesër ata kanë njoftuar se do të përpiqen të pengojnë nga fillimi mbledhjen e komisionit të reformës, të cilën e quajtën një farsë të njëanshme, që nuk përfill opozitën.

Bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës zgjedhore, Daminan Gjiknuri, i tha sot Zërit të Amerikës, se një nga pengesat e punës është pikërisht përçarja në radhët e opozitës.

Pengesë për zhvillimin normal të mbledhjeve dhe për arritjen e një produkti ka qenë përçarja që ka patur pjesa e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore. Për shkak të flukseve të ndryshme dhe sfidimin të legjitimit që ata kanë brenda tyre, ka ardhur edhe mungesa e kohezionit sa i takon ideve dhe propozimeve të ndryshme, apo funksionim normal të komisionit. Është në interesin e opozitës që reforma zgjedhore të ecë përpara”, tha zoti Gjiknuri.

Ndërsa bashkëkryetari nga Partia Demokratike i komisionit të reformës zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, hodhi poshtë si të pavërtetë komentet e zotit Gjiknuri se opozita po pengon reformën. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, zoti Alibeaj theksoi se PD ka dorëzuar propozimet e saj për lista të hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore, për votën e diasporës si dhe votim e numërim elektronik.

Ai shtoi se në komision çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar, por mbetet angazhimi i përbashkët i opozitarëve për rezultate sa më të mira me reformën.

Nuk po e pengon opozita reformën zgjedhore, por shumica refuzoi me mospërfillje gjithë propozimet e draftuara dhe të depozituara nga Partia Demokratike. Zoti Gjiknuri deklaroi hapur se “nuk pranojmë asnjë propozim nga Partia Demokratike. Komisioni i reformës si asnjëherë më parë ka një detyrim të madh, sepse këtë radhë nuk është vetëm detyrim politik, por janë detyrime që rrjedhin së pari nga rekomandimet e përsëritura të OSBE/ODIHR-it, së dyti vijnë edhe prej disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët e bëjnë të detyrueshme ndërhyrjen në Kodin Zgjedhor, përndryshe nuk ka, ose zgjedhjet do të jenë të pavlefshme”, thotë zoti Alibeaj.

Socialistët nga ana tjetër një javë më parë ata nuk mundën të uleshin në karriget e tyre, që u bllokuan nga deputetët e djathtë, duke theksuar se janë gati të diskutojnë kur të vijnë opozitarët.

Zoti Gjiknuri tha se edhe me Kodin Zgjedhor aktual mund të bëhen zgjedhje shumë të mira, për faktin se ai është certifikuar nga ekspertët ndërkombëtarë si dhe për faktin që pjesa dërrmuese e problemeve që ngrejnë vëzhguesit ndërkombëtarë i përkasin zbatimit më të mirë të ligjit dhe jo mungesave në ligj.

Ne duam të adresojmë çështjet e mbetura nga rekomandimet e ODIHR-it. Tema si shitblerja e votës apo shkelja e ligjit nuk janë çështje të reformës zgjedhore, por punës së institucioneve të drejtësisë dhe të agjencive ligjzbatuese, që kanë dëshmuar raste të goditjes së krimit zgjedhor. Administrimi i zgjedhjeve mund të përmirësohet, ndërsa për ndërhyrje në Kod mund të ketë mbetur ndonjë çështje që do rregullim, si shpërndarja e mandateve brenda listave të partive, e cila ka nevojë për konsensus politik. PS është e gatshme t’i dëgjojë të gjithë. Një javë më parë ishte sjellja e tyre vandale, që pamundësoi zhvillimin e mbledhjes. Ne do të përpiqemi përsëri, por nëse e pengojnë përsëri, atëherë nuk di se çfarë përgjegjësie ka maxhoranca për këtë gjë”, tha zoti Gjiknuri.

Grupet e deputetëve që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e grupit Gazment Bardhi, që po përpiqen të largojnë zotin Alibeaj nga bashkëryesimi i komisionit të reformës zgjedhore, theksojnë se reforma zgjedhore është bllokuar qëllimisht prej 22 muajsh, ndërsa tani komisioni po mblidhet vetëm për fasadë.

Ka një lojë të përbashkët të maxhorancës me një pjesë të deputetëve, që vunë në diskutim përbërjen dhe legjitimitetin e komisionit. Përfaqësoj Partinë Demokratike në bashkëkryesimin e këtij komisioni dhe aty PD me propozimet e saj mbron interesat e shqiptarëve për barazinë e votës, për votimin e diasporës, për listat e hapura. Për ne nuk është çështja nëse personalisht do të jemi më apo jo në sallën e Kuvendit. Deri tani nuk kam parë asnjë deputet të maxhorancës apo nga kjo pjesë e deputetëve opozitarë, që dashur padashur po pengojnë reformën zgjedhore, që të shprehen për çështjet që ka propozuar Partia Demokratike”, tha zoti Alibeaj.

Zoti Gjiknuri thotë se PS ka vullnet politik të plotë për të përmirësuar proceset zgjedhore, ndërsa opozita merret me përfaqësimin e grupimeve të saj dhe jo me thelbin e çështjes. Ndërsa zoti Alibeaj kujton se Partia Demokratike ka sjellë propozime konkrete, pas një pune voluminoze, ndërsa një pjesë e opozitarëve ende nuk janë shprehur për to.

Është i vetmi komision ku opozita dhe maxhoranca janë në kushte të barabarta. Duket hapur se maxhoranca nuk dëshiron ta bëjë reformën. Nevojën dhe vullnetin për të kryer reformën e kemi ne. Kemi edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët po kërkojnë që të shtyhet përpara puna në komisionin e reformës. Ky është një rast që nuk duhet ta shpërdorojmë, sepse ashtu shpërdorojmë besimin e shqiptarëve”, tha zoti Alibeaj.

OSBE/ ODIHR bëri të ditur se ka marrë një ftesë nga parlamenti dhe ka ofruar mbështetje dhe ekspertizë teknike për të çuar përpara procesin e reformës. Në deklaratë cilësohen si përparësi kryesore të reformës: parandalimi i keqpërdorimit të burimeve publike dhe blerja e votave, sigurimi i fshehtësisë së votës, mbrojtja e lirisë së medias dhe rritja e efektivitetit të administratës zgjedhore.

reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës