LIVE UPDATES
Aktualitet

Tensione në Detin e Kinës Jugore, Pekini kundërshtohet nga fqinjët

Kina e konsideron zonën përreth ishujve Natuna pjesë të territorit të saj detar. Sipas Konventës së OKB-së për të Ligjet e Detit, Indonezia e konsideron të njëjtin rajon si pjesë të zonës së saj ekskluzive ekonomike. Abdul Kadir Jailani është Shef i Çështjeve të Azi Paqësorit në Ministrinë e Jashtme të Indonezisë.

29 Janar 2023, 17:33 Nga a.l
Tensione në Detin e Kinës Jugore, Pekini kundërshtohet nga
Deti i Kinës Jugore

KINË- Pretendimet territoriale në rritje të Pekinit në Detin e Kinës Jugore janë pritur me kundërshtime nga shumë vende të Azisë Juglindore. Disa nga këto vende kanë mosmarrëveshje territoriale me njëri-tjetrin. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Yuni Salim, zgjidhja e tyre mund të jetë e mirë nga pikëpamja ekonomike, por ajo i vë ato në një pozicion të vështirë me Pekinin. Dislokimi nga Indonezia në fillim të janarit i disa luftanijeve pranë ujërave indoneziane që Kina i konsideron pjesë të territorit të saj rriti tensionet në rajon, por përfundoi pa incidente.

Kina e konsideron zonën përreth ishujve Natuna pjesë të territorit të saj detar. Sipas Konventës së OKB-së për të Ligjet e Detit, Indonezia e konsideron të njëjtin rajon si pjesë të zonës së saj ekskluzive ekonomike. Abdul Kadir Jailani është Shef i Çështjeve të Azi Paqësorit në Ministrinë e Jashtme të Indonezisë.

"Sipas kushteve të së drejtës ndërkombëtare, Indonezia nuk ka mosmarrëveshje territoriale në rajon, por ne e kuptojmë se Republika Popullore e Kinës ka një pikëpamje tjetër", thotë ai.

Organizata Nisma Drejtësi për Oqeanin Indonezian tha se një anije kineze është parë që nga 30 dhjetori duke lundruar pranë fushës së gazit Tuna Block afër Natunas dhe fushës së naftës dhe gazit Chim Sao që ndodhen në territorin e Vietnamit. Aktiviteti pranë ujërave të debatueshme ndodhi pak kohë pasi Indonezia dhe Vietnami arritën një marrëveshje mbi një sërë kufijsh në zonat e tyre ekonomike ekskluzive dhe përfunduan një marrëveshje për gazin natyror me vlerë mbi tre miliardë dollarë. Greg Poling është ekspert i Azisë Juglindore në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

"Kjo mund të jetë mjaft fitimprurëse, por sigurisht që Kina do të jetë e zemëruar për këtë. Kina u përpoq të ndalonte shpimet eksploruese në atë bllok një vit më parë. Nuk kam dyshim se Kina do të përpiqet të ndalojë përsëri shpimet dhe qeveria indoneziane duket e përkushtuar për të ecur përpara", thotë ai.

Marrëveshja mes Indonezisë dhe Vietnamit është rezultat i më shumë se një dekade bisedimesh dhe pason konfliktet e ashpra për të drejtat e peshkimit, të cilat shpesh çuan në konfiskime varkash si ato të vitit 2020 dhe 2019. Muhammad Zulfikar Rakhmat është studiues i marrëdhënieve kino-indoneziane.

"Marrëveshja e Indonezisë me Vietnamin është një arritje e madhe. Mendoj se kjo është e jashtëzakonshme. Më në fund, këto dy vende morën guximin për të marrë vetë masa për lehtësimin e tensioneve në Detin e Kinës Jugore", thotë ai.

Problemi tani është se anijet kineze ndërhyjnë në këto ujëra, pavarësisht nga fakti se pretendimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore kryesisht u hodhën poshtë nga Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit në Hagë në vitin 2016. Në janar të vitit 2022, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi gjithashtu se pretendimet e Pekinit në Detin e Kinës Jugore janë të paligjshme./ VOA

deti i kines jugore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet