LIVE UPDATES
Aktualitet

Tenderi: Shteti del “në shitje”, jep pronat e veta për zhvillim tek privati, në këmbim do marrë zyra

Kjo procedurë kërkon të afrojnë pranë vetes projekt ide që synojnë të zhvillojnë pronën publike në bashkëpunim me sektorin privat ku në finale përfitimi që do të marrin institucionet janë zyra.

5 Qershor 2024, 11:52 Nga M.B
Tenderi: Shteti del “në shitje”, jep pronat e veta për
Foto ilustruese

TIRANA- Një procedurë prokurimi disi e pazakontë është çelur këtë të mërkurë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit dhe që ka për autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare të Ploanifiok9imit të Territorit me objekt “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi Inovativ i Pronës Publike”.

Kjo procedurë kërkon të afrojnë pranë vetes projekt ide që synojnë të zhvillojnë pronën publike në bashkëpunim me sektorin privat ku në finale përfitimi që do të marrin institucionet janë zyra. Në termat e referencës të procedurës saktësohet se shteti do të ofrojë ose ndërtime të amortizuara që do të përmirësohen duke pasur partneritet me subjekte private që do të kenë përfitimin e tyre në këtë investim ose do të jepen prona publike mbi të cilat do të zhvillohen ndërtime të reja.

“Kjo Thirrje është një kërkesë për propozime projektimi për dy objekte paralelisht. Objekti i parë do të akomodojë disa institucione shtetërore në një klaster të ri të konsoliduar multifunksional. Të shpërndara në të gjithë Tiranën, këto qendra administrative do të shërbejnë si shtylla infrastrukturore për të ardhmen e administratës publike të Shqipërisë. Objekti i dytë do të jetë një zhvillim komercial në një truall që është liruar nga një ose më shumë nga institucionet shtetërore (që do të kalojnë në klasterin e administratës). Një investitor privat do të marrë kontratën për ndërtimin e të dyja ndërtesave, duke shfrytëzuar vlerën e tregut të pronës komerciale për të financuar klasterin e administratës publike”, thuhet në këto terma.

Në këtë proces do të jetë e përfshirë edhe Korporata e Investimeve e cila do të luajë rolin e ndërmjetësit. Në dokumentet e termave të referencës nënvizohet një paragraf me përfitimet e secilës palë që do të përfshihet në këtë procedurë.

Një element kyç i këtij modeli bashkëpunimi është mbështetja tek një “fitore e ndërsjellët” (“win-win”). Në këmbim të së drejtës për të zhvilluar këto prona, partneri privat do të mbulojë kostot e zhvillimit të klasterave të rinj të administratës publike bazuar në konkursin ndërkombëtar për të plotësuar nevojat e institucioneve publike.

“Gjithashtu, të drejtat e përdorimit të këtyre aseteve do t’i transferohen AIC-së. Nga kjo nismë do të përfitojnë drejtpërdrejt institucionet shtetërore, prej përmirësimit të cilësisë, kushteve dhe mjedisit të tyre të punës, duke rritur njëkohësisht shumë pozitivisht cilësinë e përvojës së përditshme të mijëra shërbim-marrësve. Këto hapësira të reja do të jenë më të përshtatshme, funksionale dhe më të shëndetshme, duke rritur kështu besueshmërinë e këtyre institucioneve në sytë e publikut.

Konfigurimet dhe përdorimi i optimizuar i këtyre hapësirave do të përmirësojnë efikasitetin dhe produktivitetin e punës, duke siguruar standarde më të larta të shërbimit dhe përmirësimin e performancës së sektorit publik. Projekti gjithashtu do të ofrojë një seri efektesh pozitive për komunitetet përreth, duke përfshirë rritjen e shërbimeve, aktivitetit të biznesit, investimeve dhe një integrim dhe transparencë më të madhe midis komunitetit dhe nëpunësve civilë.

Kjo do të krijojë përfundimisht një kontekst urban më dinamik dhe frymëzues. Zhvendosja e këtyre institucioneve dhe stafit të tyre në vende më të përshtatshme në kryeqytet pritet të sjellë përfitime të shumta ekonomike dhe sociale. Kjo ndërhyrje do të ndikojë pozitivisht në zonën e zhvilluar nga partneri privat, duke nxitur biznesin lokal, investimet e mëtejshme dhe përfitime të tjera sociale”, argumentohet në termat e referencës./ Monitor

tendera

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet