LIVE UPDATES
Aktualitet

Tendera për "krimin"/ SPAK sekuestron celularin e "krahut të djathtë" të Taulant Ballës, nën hetim Eraldo Xhani

Bëhet fjalë për disa tendera ushqimesh për Drejtorinë e Burgjeve, të cilat zhvillohen nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Njëri prej tyre ka qenë ai i blerjes së mishit për të burgosurit, me vlerë 2.4 milionë dollarë.

1 Shkurt 2023, 20:28 Nga k.m.
Tendera për "krimin"/ SPAK sekuestron celularin e "krahut
SPAK

TIRANË- Pak ditë më parë, oficerët e Policisë Gjyqësore, me urdhër të SPAK-ut, ndaluan në rrugë dhe i sekuestruan telefonin krahut të djathtë të Taulant Ballës. Në të njëjtën ditë, SPAK sekuestroi edhe telefonin e drejtorit të Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullai. Të dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Eraldo Xhani, këshilltari historik i Taulant Ballës dhe Endri Mullai, njeri i afërt i Blendi Çuçit, janë nën hetim për korrupsion në tenderat publikë. Por backgroundi i aferës për të cilin po hetohen është edhe më i rëndë se thjesht korrupsion. Prokurorët e SPAK dyshojnë se njeriu i Taulant Ballës dhe nëpunësi i Bledi Çuçit kanë bashkëpunuar për të favorizuar në tendera kompaninë e një personi të njohur të botës së krimit në Elbasan. Bëhet fjalë për disa tendera ushqimesh për Drejtorinë e Burgjeve, të cilat zhvillohen nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Njëri prej tyre ka qenë ai i blerjes së mishit për të burgosurit, me vlerë 2.4 milionë dollarë.

Kompania në fjalë aktualisht është e sekuestruar me urdhër gjykate, pas hetimeve të SPAK-ut. Por prokurorët kanë dyshime të forta se ajo ka qenë e lidhur me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Nuk dihet ende se çfarë është gjendur në telefonat e sekuestruar të Xhanit dhe Mullait. A ka pasur në to porosi shefash për të orientuar tenderat në kompaninë e lidhur me një prej bandave më famëkeqe të Elbasanit? Por ajo që dihet me siguri është se me ardhjen e Rilindjes ne pushtet, përfshirja e krimit të organizuar në tenderat publikë është rritur në mënyrë eksponenciale.

Vetë Balla është një nga zyrtarët më të akuzuar nga opozita për lidhje me krimin e organizuar. Pak muaj më parë, në publik shpërtheu lajmi se telefoni i tij ishte vënë nën përgjim nga prokuroria për shkak të komunikimeve me bandat e Elbasanit. Por edhe pse telefoni u përgjua për mbi 50 euro, materialet u shkatërruan me urdhër gjykate, nën argumentin se zoti Balla ishte vënë gabimisht në përgjim.

Hetimet e SPAK vazhdojnë. A do te ndalen ato vetëm te telefonat e sekuestruar të dy nëpunësve të thjeshtë, apo do të shkojnë më lart deri te shefat e tyre? Kjo mbetet për t’u parë. Por ky hetim është një tjetër rast, që dëshmon se fija që ndan pushtetin me krimin sot është Shqipëri është shumë e hollë.

Marrë nga MCNTV

eraldo xhani taulant balla endri mullai

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës