Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Florina shprehet se nuk kanë pasur, kontakte me familjen e autorit, por sipas saj tashmë është vonë.
TIRANË- Nëna e Martin Canit, Florina Cani kërkon që të vihet në vend drejtësia për djalin e saj. Florina e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan shprehet se si ka mundësi që qoftë edhe një mësues nuk ka dhënë dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë ku humbi jetën biri i saj teksa shton se ministrja e Arsimit as nuk e ka ngushëlluar. Sa i takon kontakteve me familjen tjetër Florina shprehte se nuk kanë pasur, por sipas saj tashmë është vonë.
Pjesë nga intervista:
Florina Cani, nëna e Martin Canit: Është e pamundur po kërkoj që drejtësia të shkojë në vend. Këtu nuk ka…
Blendi Fevziu: A keni folur me policinë, ministrin e Brendshëm apo dikë tjetër.
Florina Cani, nëna e Martin Canit: Nuk kemi folur dhe mua me duket sikur çdo gjë po manipulohet. Ashtu po e mendoj sepse nuk po zbardhet asnjë gjë. U bë fiks një muaj sot. Çcdo gjë zbardhet brenda tre ditëve e shumta.
Blendi Fevziu: Pra ju nuk ju kanë dhënë akoma një version përfundimtar të ngjarjes?
Florina Cani, nëna e Martin Canit: Asnjë përgjigje. Edhe dje kam dalur në protestë kam bërtitur. Nuk jep askush përgjigje. Thjesht një ministre, thjesht një mësues pse mos të japin një dorëheqje. Ishte një gjak fëmije. A kanë zemër këto?! Nuk e di se si të shprehem, më fal nëse them ndonjë fjalë. Ajo ministre të mos vijë të më ngushëllojë mua. Mos të vijë ajo të më thotë Florina ngushëllime për Martinin, po del edhe qesh aty me tre tjera. Jo kjo nuk është e drejtë! Nuk u mbajt as një minutë heshtje për Martinin. Martini ishte 14 vjeç nuk i bëri gjë askujt. Martini iku i pafajshëm. Mos të reflektojë edhe familja tjetër. Ne jemi njerëzor, si fëmija ime edhe i atij. Unë nuk kam thënë as gjysmë fjale për fëmijën e atij.
Blendi Fevziu: A keni kontaktuar me familjen tjetër?
Florina Cani, nëna e Martin Canit: Jo as nuk kam kontaktuar, por tani për mua është shumë vonë.
Blendi Fevziu: Por ju nuk keni thënë asgjë për autorin deri tani…
Florina Cani, nëna e Martin Canit: Unë dua drejtësi. Fëmija im nuk kthehet, por të vihet drejtësi, aq sa t’i takojë. Për mua të marrë dënimin maksimal.
Florina Cani TIRANË- Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit të vrarë nga bashkëmoshtari i tij në shkollën “Fan N...
Florina Cani TIRANË- Florina Cani, nëna e Martin Cani ka dhënë një dëshmi tronditëse lidhur me ngjarjen e rëndë...
Florina Cani TIRANA- Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit të vrarë nga bashkëmoshatari i tij me thikë në afërsi ...
Florina Cani TIRANË- Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra pranë shkollës “Fan Nolit” dyshon se ngjarja po...
vendngjarje GREQI- Një shqiptar ka përplasur për vdekje një të moshuar në Kouvaras të Agrinios në Greqi. Ngjarja ka...
Florina Cani TIRANË- Nëna e Martin Canit, 14-vjeçari i cili u vra një muaj më parë pranë shkollë Fan Noli, ka fal...
kanali i ujit KOSOVË- Riparimi i dëmit që i është bërë kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, në ...
Foto ilustruese TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë ku dy persona kanë humbur jetën. B...
Foto ilustruese TIRANA- Një ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën ...
Foto ilustruese TIRANA- Dy persona kanë humbur jetën pasditen e sotme në Tiranë pasi dyshohet se janë asfiksuar nga rrje...