LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit, Briken Sanaj ekzekutohet me 3 plumba, gjendet makina e autorëve

• Briken Sanaj u qëllua dje për vdekje me 3 plumba në fytyrë. • 2 persona, që qarkullonin në një mjet tip "Benz" thyen traun tek Kodra e Diellit dhe iu afruan vendit kur banonte 39-vjeçari nga Lezha. • E pritën derisa zbriti bashkëshorten dhe fëmijën në parkingun e pallatit, e teksa shkoi për të takuar dy miqtë e tij, e thirrën nga makina. • Në momentin kur Sanaj u afrua, u qëllua me breshëri kallashnikovi. • Miqtë e qëlluan në spital, por ndërroi jetë rrugës. • Deri më tani nuk raportohet se ai ka pasur precedentë penale, edhe pse mbante dy emra, Briken dhe Skredi, ndërsa rojet e pallatit e njihnin si Anton Gjini. • Nga hetimet e derimëtanishme mendohet se vrasja ka ndodhur për shkak të konflikteve që ka pasur më herët vëllai i tij, Antonio Sanaj. • Gjithçka lidhet me sherrin e 29 marsit 2012, ku Gentian Kola u përplas me Antonio Sanajn. E fjitha për një vajzë. • Për t'ju shmangur hasmit u larguan nga Shqipëria, e Brikeni ishte kthyer vetëm kohët e fundit pasi natën që u vra, sapo ishte kthyer nga dasma e shokut të tij në Lezhë. • Megjithatë lajmi se qarkullonte në Shqipëri kishte ardhur dhe hasmit e pritën. • E vranë babanë e dy fëmijëve vetëm sepse në vitin 2014 në dosjet policore të Lezhës, shkruhet se familja e Viktor Kolës, ishte në hasmëri gjakmarrjeje me familjen e Mark Sanajt. •Pasi e vranë, autorët dogjën makinën por lanë pas kallashnikovin dhe një bidon me benzinë ku mendohet se mund të kenë mbetur shenjat e gishtave të autorëve.

16 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO- Atentati te 'Kodra e Diellit', njollat e gjakut ende në vendngjarje

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Fotoja më poshtë është nga zona e 'Kodrës së Diellit' në kryeqytet. Në foto shihet njollat e gjakut në oborrin e pallatit ku jetonte Sanaj, i cili u vra një natë më parë nga persona ende të paidentifikuar. 

Ai ishte duke u ndjekur nga autorët që nga Lezha, aty ku mori pjesë në dasmën e mikut të tij, e deri në Tiranë. Ai është qëlluar nga një makinë tip “Benz” në lëvizje. Sanaj ishte duke mbyllur makinën te garazhi i pallatit ku jetonte dhe është takuar me tre persona të njohur në trotuar.

Autorët janë afruar me makinë dhe nga një distancë e afërt e kanë qëlluar me breshëri me kallashnikov. Sanaj ka tentuar t’i shmanget plumbave por nuk ka mundur, ndërsa është dërguar i pajetë  në spital me plagë në trup. Persona që kanë qenë në vendngjarje i kanë ardhur në ndihmë duke e nisur për në spital.

Autorët kanë arritur të largohen dhe makina e tyre  tip “Benz” u gjet e djegur pas ngjarjes, në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një kallashnikov. Makina ishte me targa të vjedhura vetëm pak ditë më parë në Tiranë.

Familja Sanaj, në vitin 2010 ka pasur konflikt me familjen Kola për shkak të ngacmimit të një vajze. Konflikti u ashpërsua dhe vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola. Mes familjeve nisi një hasmëri që pavarësisht përpjekjeve për pajtim nuk u realizua. Për shkak të konfliktit, pista kryesore ku po hetohet për vrasjen është hakmarrja, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve.

Aktualisht, policia ka marrë në pyetje disa persona të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për vrasjen. 

3 VITE ME PARE

Vrasësit e Briken Sanajt nxituan të digjnin makinën, pas lanë bidonin me benzinë, a ka shenja gishtash?

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
Bidoni në vendin e ngjarjes

TIRANË- Autorët e vrasjes së Briken alias Skerdilajd Sanajt e kishin me nxitim largimin nga Tirana. Pasi qëlluan me breshëri mbi 39-vjeçarin tek Kodra e Diellit, me shpejtësi, mjeti është dërguar në Qafë Kashar ku edhe i është vënë flaka për të zhdukur të gjitha gjurmët. Ndërsa brenda ishte lënë edhe arma tip kallashnikov, me të cilën u qëllua Sanaj për vdekje. Por një gabim e bënë autorët. 

Në vendin e ngjarjes kanë lënë një bidon, ku mendohet se mbanin benzinën, me të cilën më pas e kanë spërkatur kudo nëpër mjet, e më pas i kanë hedhur një shkrepse. Si pasojë e gjithë makina tip "Benz" është shkrumbuar, megjithatë po kontrollohet nga ekspertët për të mësuar nëse ka ndonjë provë që mund të përdoret për kapjen e autorëve. 

3 VITE ME PARE

Atentati te Kodra e Diellit/ Pas dasmës, autorët ndoqën viktimën nga Lezha deri në Tiranë

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
Briken Sanaj

TIRANË- Briken Sanaj ishte duke u ndjekur nga autorët e vrasjes. Nga Lezha deri në Tiranë, aty ku dhe iu bë atentati, Sanaj ishte nën syrin e atentatorëve. 

Viktima u qëllua me tre plumba, dy prej të cilave i kapën pjesën e fytyrës. Kur u kthye nga Lezha në Tiranë pas përfundimit të dasmës së shokut, ai zbriti nga makina, pranë banesës në 'Kodrën e Diellit', kur u qëllua për vdekje nga një distancë e afërt nga një makinë në lëvizje. Makina e autorëve tip “Benz” u dogj pas ngjarjes në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një kallashnikov. 

Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në zonën e njohur si 'Kodra e Diellit' në Tiranë. I riu, i cili prej më shumë se 1 viti ishte rezident te 'Kodra e Diellit', njihej edhe me emrin Anton Gjini. 39-vjeçari parkoi mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan. Pasi mbylli derën, shkoi deri tek zona e Globe, për të takuar dy miq të tij. Në këto momente, i afrohet një mjet tjetër, e nga dritarja e kësaj të fundit është nxjerrë një kallashkinov dhe është shtënë ndaj 39-vjeçarit, i cili plumbat i ka marrë në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij, të cilët dëshmuan të gjithë skenën ata që e dërguan në spital. I riu humbi jetën. Policia shoqëroi dy miqtë e tij për të dhënë dëshminë e tyre. 

3 VITE ME PARE

Vrasja e 39-vjeçarit/ Konflikti mes familjes Sana dhe Kola për një vajzë, hasmëria që nuk përfundoi kurrë

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Briken Sanaj dhe familja e tij, në të shkuarën kanë pasur konflikte me familjen Kola. Historia daton në vitin 2010 dhe shkak u bë një vajzë. Në vitin 2010 familja Sanaj ka pasur konflikt me familjen Kola për shkak të ngacmimit të një vajze. Konflikti u ashpërsua dhe vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola.

Mes familjeve nisi një hasmëri që pavarësisht përpjekjeve për pajtim nuk u realizua. 39-vjeçari ishte fillimisht në Lezhë ku ka marrë pjesë në dasmën e kushëririt të tij. Kur ka mbaruar dasma, ata kanë sjellë nusen në Tiranë tek pallati ku jetonte prej më shumë se një viti.

Kur ka zbritur nga makina është qëlluar për vdekje nga një distancë e afërt nga një makinë në lëvizje. Makina e autorëve tip “Benz” u dogj pas ngjarjes në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një kallashnikov. Makina ishte me targa të vjedhura vetëm pak ditë më parë në Tiranë.

Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në zonën e njohur si 'Kodra e Diellit' në Tiranë. I riu, i cili prej më shumë se 1 viti ishte rezident te 'Kodra e Diellit', njihej edhe me emrin Anton Gjini. 39-vjeçari parkoi mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan. Pasi mbylli derën, shkoi deri tek zona e Globe, për të takuar dy miq të tij. Në këto momente, i afrohet një mjet tjetër, e nga dritarja e kësaj të fundit është nxjerrë një kallashkinov dhe është shtënë ndaj 39-vjeçarit, i cili plumbat i ka marrë në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij, të cilët dëshmuan të gjithë skenën ata që e dërguan në spital. I riu humbi jetën. Policia shoqëroi dy miqtë e tij për të dhënë dëshminë e tyre. 

3 VITE ME PARE

Vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, dalin PAMJET e makinës së djegur të autorëve, targa ishte vjedhur në Tiranë

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
Foto ilustruese

TIRANË- Dalin pamjet e makinës së përdorur nga autorët për vrasjen e Briken Sanajt në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Fotoja është nxjerrë nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, ndërsa mësohet se makina ishte me targa të vjedhura vetëm pak ditë më parë në Tiranë.

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,

Deri më tani është bërë me dije se 39-vjeçari ishte fillimisht në Lezhë ku ka marrë pjesë në dasmën e kushëririt të tij, e më pas kur ka mbaruar dasma, ata kanë sjellë bashkëshorten në Tiranë tek pallati ku jetonte prej më shumë se një viti. Në momentin kur ka zbritur nga makina, ka shkuar për të takuar dy shokët e tij që e prisnin në një zonë tek Kodra e Diellit, e pikërisht aty i janë afruar me makinë. Me breshëri kallashnikovi e kanë qëlluar në fytyrë e më pas kanë ikur duke djegur makinën në Qafë Kashar. Brenda saj u gjet një kallashnikov që do të dërgohet në laborator për të zbuluar nëse ka detaje. 

Çfarë ndodhi mbrëmë?

Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në zonën e njohur si 'Kodra e Diellit' në Tiranë. I riu, i cili prej më shumë se 1 viti ishte rezident te 'Kodra e Diellit', njihej me emrin si Anton Gjini. Por sapo kishte ardhur për dasmën e shokut të tij. Sapo kishte parkuar, Sanaj zbriti të takonte dy shokë, kur një mjet i është afruar dhe e ka qëlluar me breshëri në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij, të cilët dëshmuan të gjithë skenën ata që e dërguan në spital, por shënjestra kishte ndërruar jetë.

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i 39-vjeçarit te 'Kodra e Diellit', Sanaj sapo u kthye nga dasma e shokut në Lezhë

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
Briken Sanaj

TIRANË- Briken Sanaj i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme tek 'Kodra e Diellit', kishte dy ditë që ishte kthyer nga Italia. Arsyeja e kthimit kishte të bënte me një ceremoni, pasi miku i ngushtë do martohej. Ai mori pjesë ditën e djeshme në dasmën e cila u zhvillua në Lezhë, mirëpo kur u kthye në banesë u vra me armë zjarri. 39-vjeçari jetonte në Itali dhe gati për 1 vit ishte rezident në zonën e 'Kodrës së Diellit'. Për ekzekutimin e tij është përdorur një makinë tip Benz, targat e së cilës ishin vjedhur dy ditë më parë në Tiranë.

Mjeti të cilën përdorën autorët për tu larguar nga vendngjarja është gjetur i djegur disa minuta pas ekzekutimit i djegur në Qafë Kashar. Një nga pistat të cilat po heton policia është dhe ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i tij kishte plagosur një person në vitin 2012-të. Ndërkohë, Policia ka kryer shoqërimin e disa personave në polici për t'u pyetur rreth ngjarjes së rëndë.

Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në zonën e njohur si 'Kodra e Diellit' në Tiranë. I riu, i cili prej më shumë se 1 viti ishte rezident te 'Kodra e Diellit', njihej edhe me emrin Anton Gjini. 39-vjeçari parkoi mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan. Pasi mbylli derën, shkoi deri tek zona e Globe, për të takuar dy miq të tij. Në këto momente, i afrohet një mjet tjetër, e nga dritarja e kësaj të fundit është nxjerrë një kallashkinov dhe është shtënë ndaj 39-vjeçarit, i cili plumbat i ka marrë në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij, të cilët dëshmuan të gjithë skenën ata që e dërguan në spital. I riu humbi jetën. Policia shoqëroi dy miqtë e tij për të dhënë dëshminë e tyre. 

3 VITE ME PARE

Vrasja e Briken Sanajt, shkak dyshohet hakmarrja, vëllai i tij në 2012 ka plagosur një person

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Vrasja e Briken Sanajt në kryeqytet dyshohet se mund të jetë bërë për shkak të hakmarrjes. Vëllai i viktimës, në vitin 2015 kishte plagosur një person në Ishull-Lezhë.

Ndërkohë, familja e tij jeton në lagjen “Besëlidhja” të këtij qyteti, ndërsa 39-vjeçari ishte rezident te 'Kodra e Diellit' përreth 1 viti.

Viktima ishte pa precedent të mëparshëm penal, ndërsa dyshohet se kanë qenë dy autorët që kanë kryer vrasjen. Policia është duke punuar në pistën e vrasjes me paramendim, ndërsa kamerat e sekuestruara kanë filmuar pamje të rëndësishme dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Sanaj u qëllua nga një automjet në lëvizje me breshëri kallashnikovi. I plagosur, 39-vjeçari u dërgua nga banorët e zonës në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

3 VITE ME PARE

Dy plumba e kapën në fytyrë! DETAJE nga vrasja te Kodra e Diellit, shoqërohen në policia disa persona

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Briken Sanaj, babai i dy fëmijëve u qëllua për vdekje me dy plumba në fytyrë. Dosja.al ju sjell detaje të reja nga vrasja e cila tronditi mbrëmjen e djeshme zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet. Dosja.al, e cila raportoi e para lajmin tronditës, mëson se autorët kanë qëlluar tre herë ndaj viktimës, në një distancë të afërt.

Ku autorët kanë hapur pak xhamin e pasëm të mjetit, qëlluan tre herë të riun, dy prej plumbave e kanë kapur në fytyrë. Ne vend ngjarje policia ka gjetur deri më tani vetëm një gëzhojë, ndërsa dy të tjerat dyshohet se kanë rënë në automjetin e djegur. Zona ku ka ndodhur ngjarja ka dhjetëra kamera sigurie. Ato janë sekuestruar te gjitha, për me qëllim zbardhjen apo identifikimin e ndonjërit prej autorëve.

Tashmë, policia ka kryer shoqërimin e dhjetra personave me qëllim zbardhjen e vrasjes së Sanajt.

39-vjeçari, baba i dy fëmijëve prej vitesh ka jetuar në Itali, për t’u kthyer vetëm dy vite më parë, ku prej më shumë se një viti jetonte në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Pas kohë pas vrasjes së Sanajt, një automjet i djegur është gjetur në zonën e Qafë-Kasharit. Mjeti Benz' me targa AA777GY, rezulton i vjedhur, çka shton dyshimet për një atentat të organizuar. 

Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në zonën e njohur si 'Kodra e Diellit' në Tiranë. I riu, i cili prej më shumë se 1 viti ishte rezident te 'Kodra e Diellit', njihej me emrin si Anton Gjini. 39-vjeçari parkoi mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan. Pasi mbylli derën, shkoi deri tek zona e Globe, për të takuar dy miq të tij. Në këto momente, i afrohet një mjet tjetër, e nga dritarja e kësaj të fundit është nxjerrë një kallashkinov dhe është shtënë ndaj 39-vjeçarit, i cili plumbat i ka marrë në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij, të cilët dëshmuan të gjithë skenën ata që e dërguan në spital. I riu humbi jetën. Policia shoqëroi dy miqtë e tij për të dhënë dëshminë e tyre. 

3 VITE ME PARE

PROFIL- Kush është Briken Sanaj, 39-vjeçari nga Lezha kishte 2 emra. PISTA ku dyshohet, pse e ekzekutuan sot

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Dosja.al ka zbuluar detaje lidhur me jetën e 39-vjeçarit që u ekzekutua sot në zonën e njohur si Kodra e Diellit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 39-vjeçari Briken Sanaj prej një viti ishte rezident te kompleksi i banesave te “Kodra e Diellit”, por që pavarësisht emrit në dokumenta, rojet private të këtij kompleksi e njihnin me emrin Anton Gjini.

Po të njëjtat burime, raportojnë për Dosja.al se i riu ka pasur edhe një emër tjetër. E njihnin si Skerdi, e deri para pak kohësh jetonte në Itali së bashku me gruan dhe 2 fëmijët e tij. Por ishte kthyer së fundmi. Deri më tani, raportohet se në të shkuarën viktima ka plagosur një person, ndaj dhe sot është qëlluar. Për hakmarrje.

Megjithatë Policia ende nuk ka nxjerrë një version zyrtar lidhur me të shkuarën e viktimës, që sot duket se i ka kushtuar jetën. Edhe pse burimet raportojnë se mund të bëhet fjalë për hakmarrje, nuk përjashtohen pista të tjera. Aktualisht, Policia ka shoqëruar në Komisariat dy miqtë e tij që kanë dëshmuar gjithçka, ndërsa janë vënë në kërkim të autorëve. 

3 VITE ME PARE

ME FOTO- Ky është viktima që u ekzekutua tek Kodra e Diellit

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
Briken Sanaj

TIRANË- Personi që shihni në foton e mëposhtme është Briken Sanaj, 39-vjeçari që u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme me breshëri plumbash. Fotoja e mëposhtme është siguruar nga Dosja.al.

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
39-vjeçari, sipas Policisë, u qëllua me kallashnikov e nuk ka arritur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ai kishte më shumë se një vit që ishte rezident te 'Kodra e Diellit', ndërsa nga rojet njihej edhe me emrin si Anton Gjini.

3 VITE ME PARE

Sa la gruan tek parkingu...Si u ekzekutua Briken Sanaj, takoi dy shokët tek "Globi", para tyre e qëlluan për vdekje (DINAMIKA)

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
Foto ilustruese

TIRANË- Dosja.al ka rindërtuar dinamikën e vrasjes së ndodhur në Tiranë, tek zona e Kodrës së Diellit. Nga informacionet e mbledhura deri më tani në terren, Briken Sanaj është qëlluar në sy të shokëve të tij. E gjitha ka ndodhur fill pasi 39-vjeçari ka parkuar mjetin e tij, pasi u kthye në banesë bashkë me gruan.

Pasi mbylli derën, shkoi deri tek zona e Globe, për të takuar dy miq të tij. Kur pikërisht në atë moment, ka thyer traun mjeti tip Audi. Nga dritarja është nxjerrë një kallashkinov dhe është shtënë ndaj 39-vjeçarit, i cili plumbat i ka marrë në fytyrë. Kanë qenë pikërisht dy miqtë e tij, të cilët dëshmuan të gjithë skenën ata që e dërguan në spital.

Por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të marrë dhe ndërroi jetë gjatë rrugës. Pas ngjarjes, Policia ka shoqëruar dy miqtë e tij, duke i marrë në pyetje lidhu me ngjarjen dhe nëse kanë pikasur ndonjë detaj nga atentatorët. Ndërkohë që një makinë që digjet është gjetur në Qafë Kashar. Veçse kjo është e markës "Benz". Dyshohet se është përdorur nga atentatorët, por ende nuk është e konfirmuar.

3 VITE ME PARE

Atentati tek Kodra e Diellit, Policia: Kemi disa të shoqëruar, një makinë po digjet në Qafë Kashar

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e para zyrtare lidhur me atentatin e ndodhur tek zona e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku mbeti i vrarë Briken Sanaj. Sipas Policisë, 39-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërkohë që disa persona janë shoqëruar në Policinë e Shtetit. Po ashtu, në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet, paraprakisht mendohet se mund t'i përkasë autorëve, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion parapak

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici. Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

3 VITE ME PARE

Vrasja tek Kodra e Diellit/ I riu nga Lezha u qëllua nga një "Audi i zi", mjeti u zhduk për sekonda, kaloi kundravajtje...e gaz!

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me vrasjen e ndodhur tek Kodra e Diellit në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjë me dije se viktima po qëndronte në një nga rrugicat e një prej zonave më të sigurta të Tiranës, kur pranë Briken Sanajt është afruar një mjet tip "Audi", ngjyrë e zezë. Nga dritarja e mjetit është qëlluar me breshëri automatiku dhe si pasojë i riu nga Lezha ka ndërruar jetë në vend.

Më pas, autorët janë larguar kundravajtje duke thyer edhe traun e sigurisë që është vendosur sa futesh në zonë. Ndërkohë që dikush tjetër ka tentuar që t'i shpëtojë jetën dhe e ka dërguar në spital, por fatkeqësisht i riu ka mbërritur pa jetë në dyert e spitalit.

3 VITE ME PARE

Zbulohet EMRI i viktimës, u qëllua me breshëri kallashnikovi tek Kodra e Diellit

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,

TIRANË- Zbulohet identiteti i viktimës tek Kodra e Diellit. Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për Briken Sanaj, 37 vjeç, nga Lezha. Deri më tani nuk rezulton se personi i ekzekutuar mbrëmjen e sotme ka precedentë penalë, por ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që nuk ka asnjë shenjë nga autorët. Lidhur me ngjarjen, Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar. 

3 VITE ME PARE

Vrasja tek Kodra e Diellit, kush është viktima e sulmit me breshëri kallashnikovi (DETAJE)

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
Foto ilustruese

TIRANË- Zbulohet identiteti i viktimës tek Kodra e Diellit. Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për B.S., nga Lezha, i cili raportohet se është qëlluar me breshëri automatiku. I riu mendohet se është qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje por ende nuk dihet arsyeja se përse ka ndodhur ekzekutimi. Po ashtu, duket se dhe autorët janë zhdukur nga vendi i ngjarjes. 

3 VITE ME PARE

DETAJE- Të shtënat tek Kodra e Diellit, një i vrarë, dikush e çoi pa jetë në spital

Hasmëria nisi për një femër! Atentat tek Kodra e Diellit,
Foto ilustruese

TIRANË- Të shtënat tek Kodra e Diellit, një i vrarë. Ekzekutimi me armë zjarri raportohet se ka ndodhur në zonën e njohur si Kodra e Diellit, më pas, një person i paidentifikuar ka dërguar një person pa shenja jete në spital. Mendohet se personi në fjalë ka ndërruar jetë si pasojë e plumbave, por nuk dihen detaje dhe as identiteti i viktimës. 

briken sanaj vritet briken sanaj

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!