LIVE UPDATES
Aktualitet

"Të shpërthejë ai, gruaja dhe fëmijët"/ Zbardhen përgjimet e organizatës së Armando Pacanit: Ky krimb s’na bën dot për klloun...

Roli i Armando Pacanit shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e tij e hershme e karakterizuar me prejardhjen nga një familje normale e zhvendosur në Tiranë nga Përmeti te emigrimi në Gjermani dhe telashet me drejtësinë.

25 Mars 2025, 20:54 Nga B.Z
"Të shpërthejë ai, gruaja dhe fëmijët"/
Foto ilustruese

TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej trafikantëve më të rëndësishëm të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Roli i Armando Pacanit shpjegohet në detaje, duke nisur nga jeta e tij e hershme e karakterizuar me prejardhjen nga një familje normale e zhvendosur në Tiranë nga Përmeti te emigrimi në Gjermani dhe telashet me drejtësinë.

Po për t’u kthyer te personazhi ynë, shqiptari Armando Pacani, është me interes të shikohet edhe rasti i dytë i përfshirjes së tij në këtë organizatë që më shumë ka mbetur një rast i dyshuar se sa një bindje e hetuesve brazilian, mbi praninë e tij të plotë në këtë dërgesë me kokainë, e cila këtë herë del se është zhvendosur në një port tjetër, në Holandë, vetëm 6 muaj, pasi u verifikua nëpërmjet komunikimeve në Sky Ecc, se ishte pritësi i drogës në portin e Hamburgut në Gjermani.

Bëhet fjalë pikërisht për këtë ngarkesë, që i takon muajit dhjetor të vitit 2020.

Çështja i referohet dërgesës së kokainës në Holandë, e fshehur në një ngarkesë tanine, në dhjetor të vitit 2020.  Edhe pse nuk kishte asnjë sekuestrim të drogës apo monitorim të kontrolluar të procesit, sipërmarrja u identifikua nga analiza e dialogut të mbajtur duke përdorur softuerin SKY Ecc. Në bazë të aspekteve tashmë të provuara nga hetimi, rezulton se Alvarenga ka furnizuar me drogën Armando Pacanin ku ai që organizoi logjistikën portuale ishte Cesar, i cili mori pagesa për llogaritë nga kompanitë e tij.

Por këto nuk do të ishin rastet e vetme kur Armando Pacani del si blerës i drogës që vinte nga Brazili, për llogari të organizatës kriminale ‘ORCRIM’. Episodi i tretë ku sërish në skenë del emri i tij, është ai datës 12 shkurt 2022, ku këtë herë droga nuk mundi të dalë nga Brazili.

Kjo pasi autoritetet në këtë vend u treguan më të shpejtë në veprim dhe prej kohësh kishin vënë në targetin e tyre këtë organizatë dhe fijet e saj ku ashtu si në dy rastet e para, edhe në këtë episode tradhtia për personazhin tonë erdhi nga vetë bisedat që ai kishte shkëmbyer në aplikacionin Sky Ecc me drejtuesit e ‘ORCRIM’ në Brazil nga ku del se Armando Pacani, ishte në pritje të një dërgese me kokainë në Evropë.

Por më herët emri i tij del edhe një dërgesë tjetër që ka përfunduar në Holandë në dhjetor të vitit 2020.

Policia Federale sekuestroi 2.5 ton kokainë në portin e Duque de Caxias, në Rio De Janeiro, që ishin fshehur në një magazinë të drejtuar nga Antonio Carlos Viana Gonzalves dhe Flavio Santos de Abreu ku të përshirë janë Rodrigo Paredes Alvarenga dhe Armando Pacani.

Duke analizuar mesazhet e shkëmbyera në aplikacionin SKY Ecc, u konstatua se Rodrigo e furnizonte me drogën shqiptarin Armando Pacani dhe dërgesa me kokainë mbahej në ruajtje, në pritje të dërgimit jashtë vendit. Ky rast tregon se ‘ORCRIM’ mban një strukturë të përhershme furnizimi me kokainë, në të cilën të hetuarit kanë lidhje me të gjitha fazat e zinxhirit të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke përfshirë laboratorët në Ande deri te blerësit e tyre në Evropë duke korruptuar edhe punonjësit e portit që punonin në skaner.

Edhe pse ishin në paraburgim një nga personat e hetuar mori një dërgesë droge në mesin e vitit 2021, duke koordinuar operacionin e quajtur ‘Fjalimi i Kryegjyshatës’. Analiza e fakteve të mësipërme, nga ku del se Armando Pacani është përgjegjës në Evropë për blerjen e ngarkesave të mëdha të kokainës nga shpërndarësit e Amerikës së Jugut, por problemi tashmë nuk ishte vetëm trafiku i drogës dhe pastrimi i parave që po kryente kjo organizatë.

Por edhe dhuna nga ku del se anëtarë të kësaj organizate flasin për kërcënime, rrëmbime deri edhe vrasje, çka duket se ishte kthyer në një shqetësim serioz për vetë organet ligjzbatuese në Brazil të cilët shikonin me shqetësim se si kjo organizatë po rritej jo vetëm në aktivitetin kriminal, por edhe se si po përdorte mjete të ndryshme të dhunës për të arritur qëllimet e saj.

Sikur të mos mjaftonin sasitë e konsiderueshme të lëndëve narkotike të transportuara nga grupi, dëmi kryesor vjen nga problemi social i nxitjes së aktiviteteve të tjera të paligjshme, si grabitjet, rrëmbimet, vrasjet, pra përhapja e krimit në të gjithë shoqërinë.

Për të kuptuar se sa të rrezikshëm ishin këta individë, mjafton të lexojmë një ndër komunikimet midis tyre që siç shikohet në këtë raport, nuk kishte ndërmend të kursente askënd, madje, as qenin e familjes.

Megga: Pastaj ishte fundjavë dhe nuk thashë më asgjë unë do të ndërmarr një metodë tjetër me të.

Fantazma: Nëse pas kësaj bisede që do të kesh sot me të dhe mesazhin që do të marrë gruaja e tij nuk e zgjidh, atëherë çdo gjë do të shpërthejë, ai, fëmijët, gruaja, madje edhe qeni të mos shpëtojë. Sot është dita e fundit që duhet të vendosë.  Ky krimb nuk na bën dot për klloun. Betohem në Zot!

Por ndërsa Brazili kërkoi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ekstradimin e Armando Pacanit për llogari të drejtësisë në vendin amerikano-jugor, një vendim i fundit kontrovers i Gjykatës në Dubai, duke se ka shtyrë për një afat të pacaktuar depërtimin e shqiptarit të akuzuar për trafik ndërkombëtar të tonelatave me kokainë.

Sipas vendimit të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’ drejtësia në Dubai vendosi të lirojë Armando Pacanin, derisa Brazili të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë përkthimet në gjuhën arabe si dhe vulat zyrtare. Kërkesa për ekstradim që ishte kthyer pas edhe në muajin gusht të vitit 2024, ku Autoriteti Qendror i Emirateve të Bashkuara Arabe, i la afat 30 ditor autoriteteve në Brazil që të sillnin dokumentacion të përkthyer dhe të nënshkruar siç duhet, gjë që nuk ndodhi.

Ajo u dërgua përfundimisht më 3 dhjetor të vitit të kaluar. Pacani akuzohet se është marrësi i 17 tonëve kokainë të dërguar në Evropë, me një vlerë të përllogaritur prej 3.8 miliardë dollarë, ndërkohë që avokati i tij ka mbrojtur pafajësinë e klientit, duke deklaruar se provat janë të dyshimta dhe se liria e dhënë në Dubai është konform ligjit./Në Shënjestër

armando pacani pergjimet e organizates

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet