Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai tregoi se mjeku toksikolog Endri Mandro në Fier nuk ia jep metadonin që e ka detyrim. Sipas denoncuesit mjeku në fjalë e shet metadonin.

FIER- Dje “Stop” transmetoi një rast të një ish-përdoruesi droge, që prej disa vitesh trajtohet me metadon, një medikament që frenon dëshirën për drogë.
Ai tregoi se mjeku toksikolog Endri Mandro në Fier nuk ia jep metadonin që e ka detyrim. Sipas denoncuesit mjeku në fjalë e shet metadonin.
Përmes kamerës së fshehtë, mjeku Mandro dhe një mjek tjetër toksikolog në Fier, lëshojnë një recetë kundrejt ryshfetit. Denoncuesi thotë, se mjeku Mandro sillet në mënyrë arrogante, duke e kapur për fyti e duke e sharë e kërcënuar.
Për marrë metadonin, duhet një rekomandim nga mjeku Lulzim Banushaj, meqë i infiltruari ynë nuk është i regjistruar. Mjeku Banushaj i dha një recetë për një sasi tre ditore, në këmbim të 2000 lekëve, pa e vizituar fare.
E njëjta gjë edhe në Berat. Mjeku Fatmir Spahiu jep metadon me para, madje duke e shitur me shumicë te persona të caktuar, të cilët e rishesin më pas.
Pas transmetimit të emisionit, Spitali i Fierit pezulloi mjekun toksikolog Lulzim Banushaj. Në policinë e Fierit u morën në pyetje, veç Banushajt, edhe mjekun tjetër Endri Mandro.
Nga ana tjetër policia e Beratit ka proceduar penalisht punonjësin e qendrës për shitjen e Metadonit, Fatmir Spahiu, materialet për të cilin u referuan në Prokurori, për nxjerrjen e përgjegjësive penale, për veprën “prodhim dhe tregtim i barnave dhe pajisjeve mjeksore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën e shëndetin”.
Dritan Trepça, zv/president i UMSh-së tha, se rastet e transmetuara në “Stop” do të ndiqen nga degët në Urdhrin e Beratit dhe Fierit. Trepça thotë, se shkelja e kodit të etikës, ishte minimumi i dukshëm në materialin e transmetuar.
“Urdhri i mjekut patjetër që merret me rastin konkret në kuadër të shkeljes së Kodit të Etikës dhe deontologjisë profesionale. Udhëzohen këshillat rajonalë që të hapin një dosje të gjykimit paraprak profesional dhe do ndiqet hap pas hapi nga Këshilli Rajonal i Urdhrit të Mjekut të Fierit dhe Beratit. Sa pashë në televizion ditën e mbrëmshme vërehen shkelje të Kodit të Etikës dhe deontologjisë”, tha ai.
Marrë nga Tv Klan
Kopsht TIRANË- Video skandali i transmetuar në “Stop”, ku një 3-vjeçareje iu thye këmba nga edukatorja në kopsh...
PATOS- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi i cili sipas drejtoreshës së shkollës është pezulluar nga detyra...
foto nga vendngjarja ITALI- Një 60-vjeçar shqiptar ka tentuar t'i vërë flakën hyrjes së Prokurorisë së Monzë...
Foto Ilustruese SARANDË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se një makinë ka humbur ...
Foto Ilustruese TIRANË- Shoqëria civile në Shqipëri i është drejtuar me një letër të hapur Qeverisë, duke...
foto ilustruese BELGJIKË- Tre shtetas shqiptarë, mes tyre një grua të arrestuar në Belgjikë, rrezikojnë deri në 6 v...
Foto Ilustruese SARANDË- 5 persona janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë, pasi tentuan që të hiqnin pa leje nj&eu...
Foto Ilustruese VLORË- Përgjegjësja e Çështjeve Shoqërore, në paraburgimin e Vlorës, Fjona Cenodemaj, ka kall&eum...
luigi soreca TIRANË-Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca, thotë se SPAK-u duhet të vijoj&eu...
anila grishaj ITALI -Aksidenti në të cilin humbi jetën dje Anila Grishaj , 26-vjeçarja në kompaninë ushqimor...