Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të dhënat e Cens 2023 treguan se 25% e familjeve në rang vendi kishin vetëm një person, por në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër ato kishin një peshë më të madhe.
TIRANA- Nivelet e larta të emigrimit, plakjes së popullsisë dhe urbanizmit kanë rritur numrin e familjeve me një person. Të dhënat e Cens 2023 treguan se 25% e familjeve në rang vendi kishin vetëm një person, por në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër ato kishin një peshë më të madhe.
Të dhënat krahasuese tregojnë se numri i familjeve me person të vetëm është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit duke u dyfishuar në krahasim me të dhënat e cens 2011, ku rreth 12.7% e familjeve përbëheshin nga vetëm një person që jetonte i vetëm në banesë.
Analiza e të dhënave Cens 2023 mbi përbërjen e familjeve në bashkitë e Shqipërisë tregon një prirje të theksuar drejt familjeve me vetëm një anëtar, një fenomen që shfaqet me intensitet në të gjithë vendin dhe që sugjeron zhvillime demografike dhe sociale të vrullshme në vijim.
Në kryeqytet, 31.9% e familjeve janë me vetëm një anëtar, përqindja më e lartë në rang kombëtar. Po në këtë nivel është dhe Korça. Pas tyre vjen bashkia e Gjirokastrës me 30.4%, e ndjekur nga Dropulli (29.7%), Përmeti (29.6%) dhe Dibra (28.6%). Në këto bashki, një në tre familje është e përbërë nga vetëm një person. (shiko grafikun e mëposhtëm).
Në anën tjetër të spektrit, bashki të vogla si Pusteci (19.6%), Has (21.1%), Konispoli (26.3%) dhe Peqini (22.8%) kanë përqindje më të ulëta të familjeve me një person. Në këto bashki ende dominon tradita historike me lidhje më të forta familjare dhe bashkëjetesë ndër-brezash, që po ndihmon në ruajtjen e strukturave më të mëdha familjare.
Përveç Tiranës, përqindje të larta të familjeve me një anëtar hasen edhe në Durrës (27.9%), Elbasan (28.0%), Fier (27.2%) dhe Shkodër (27.9%). Këto qytete të mëdha tërheqin individë të rinj që migrojnë për arsye punësimi ose studimi që shpesh zgjedhin të jetojnë vetëm.
Familjet me një person të vetëm janë më shumë tipar i zonave urbane me popullsi më të plakur. Shqipëria po përballet me një transformim të thellë të strukturës familjare. Kjo kategori dominohet nga persona të moshuar. Këto të dhëna sugjerojnë se institucionet publike duhet të rrisin vëmendjen ndaj politikave sociale, të strehimit, dhe të kujdesit ndaj të moshuarve.
Nëse ky trend vijon, do të ketë ndikim të madh në kërkesën për banesa të vogla, për shërbime sociale të personalizuara dhe në strukturën e mbështetjes sociale në nivel lokal dhe kombëtar./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri...
Foto TIRANË- “...kur vendosa të trokas në këtë institucion (SPAK), për të dhënë shpjegime dhe për t...
Sendet e sekuestruara GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga 3 shqiptarë. Raportohet se një prej të arrestuar isht...
Foto ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e një 16-vjeçari shqiptar në Vicenza të Italisë. ...
Foto ilustruese TIRANË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT ka nisur një operacion në jug të vendit. ...
Pamje nga vendi i ngjarjes SHKODËR- Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se zjarri ka rë...
Kryqëzimi i Shëngjinit LEZHË- E hëna sjell rikthimin e pushuesve në angazhimet e tyre të përditshme duke i larguar nga r...
Foto KOSOVË- Infermierja shqiptare Linda Fetahu-Krivanjeva është ndaluar për tre orë nga policia kufitare serbe teksa po kthehej m...
Viktima KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën “Arbën Xhaferi” në...
foto TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK ka zbuluar një skemë mashtruese që synonte vj...