LIVE UPDATES
Aktualitet

"Të bëj vendin gati të hapi ferrat..." Xhino Roka informon Klaus Matishin mbi "përgatitjet" për atentatin ndaj Ardian Çapjas! Si e korruptoi ish-shefin e krimeve në Elbasan me një makinë?

Në përgjimet në dosjen hetimore të SPAK, shihet se Gjoni i ka kërkuar një automjet Rokës, të cilën ky i fundit ja siguron pas 3 ditësh.

26 Nëntor 2024, 22:15 Nga r.ll
"Të bëj vendin gati të hapi ferrat..." Xhino Roka
xhino roka, dedan gjoni

TIRANË- Në dosjen hetimore të SPAK të siguruar nga Dosja.al, janë zbardhur komunikimet mes Xhino Rokas, anëtar i bandës së Suel Çelës, dhe Dedan Gjonit, ish-shefit të krimeve në Elbasan. Në përgjimet në dosjen hetimore të SPAK, shihet se Gjoni i ka kërkuar një automjet Rokës, të cilën ky i fundit ja siguron pas 3 ditësh.

Në dosje po ashtu është e zbardhur edhe biseda mes Xhino Rokës me Klaus Matishi alias Klaus Çopja alias Kledian Çopja, lidhur me planet për eleminimin e Ardian Çapjas. Në bisedën e zbardhur në dosjen e SPAK, dyshja diskutojnë në lidhje me ardhjen e një personi i cili është qitës me armë me qëllim vrasjen e Ardian Çapja së cilit në bisedë i referohen si "xhaxhi".

PJESË NGA DOSJA:

Më datë 13.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin, zëvëndës shef i komisariatit të policisë Elbasan, dhe nga konteksti i përgjithshëm i bisedës dyshohet se Dedan Gjoni i ka kërkuar një automjet shtetasit Xhino Roka dhe ky i fundit shpreh gadishmërinë për ta gjetur. Xhino Roka shkruan "... Po me thuj shok... Kam muhabet me njerin shok... Me thuj ca duhet... Ca makine... Ca lloji... Se i bin nga kanadaja dhe kam ngju shkojn lir... Me oriento afersisht qe ta ve ne levizje ta gjej makinen ai... Okk shok ne rregull... Do flas me von dhe te them shoku... Po jo mor ca sikleti thu... Sa te merem vesh te lajmeroj... Gjejm nje tjëter shok... Tjet dhe e majtme se do rri familja lart... Asigja shok..."

Më datë 14.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin dhe e bën me dije për faktin që ka gjetur një automjet Mercedz Benz B klas familjar. Xhino Roka shkruan, "...Ckemi shok...Si kalove... Mir shok... Me than per nje benc B klas per familjen... Ka naft ka dhe benzin... Okk shok... Ne rregull... Neser te lajmeroj un...".

Më datë 14.05.2020, Xhino Roka komunikon me shtetasin Klaus Matishi të cilit i tregon që sapo ka ardhur në Tiranë dhe ka matur rrugën e cila zgjat 25 minuta. Të gjitha po i bën për punën e "xhaxhit" (i dyshuar Ardjan Çopja). Gjithashtu i tregon që është duke sistemuar disa armë të cilat po i heq nga shtëpia që ka, po heq edhe "bazukat" (armë të kalibrit të rëndë). Në vazhdimësi e bën me dije që për pak do të vij dikush, por nuk do të gjuet ditë të shtune ose të diele. Do të bëjnë vendin gati, të hapi ferrat dhe të provojnë armën. Dyshohet se diskutojnë në lidhje me ardhjen e një personi i cili është qitës me armë me qëllim vrasjen e personit të cilit i referohen si "xhaxhi".

Pas rreth 3-orësh, Xhino e lajmëron që e kanë takuar këtë person (i dyshuar si qitësi) dhe javës tjetër mbarojnë punë. I tregon që kur të vijë do të flejë këtu, do të bëj vendin gati dhe do të futet tek vendi për punë dhe më pas makinën me pushkë brenda do ta nxjerri dhe ta djeg në lumin e Shkumbinit. Xhino Roka shkruan, "... Mir mir sa erdha na tr... Tgjitha per punen e xhaxhit... Mata rrugen ne rregull per 35 min... Dhe ai kurva doli ne rregull... Te shtunen me kismet... Po sistemoj ca arm zemrq... Ti heq na shpia qe kemi... Te heqim ato bazukat... Po vjen sot zemra... Per pak do e takojm... Per te pre bileten... Nuk do gjuhet shtun dil... Te baj venin gati te hapi ferrat... Dhe te provoj armen... Po ishalla... Mir zemra.......Sa marum... Shum mir... Javes tjeter... Jemi gati... Po jo e zemra ku e provoi... U takum per detaje... Kur tvi do e provoj i dit para... Si shpesh... Spo te kuptoj... Erdhi per takim sot dhe javes tjeter maron puna... Ishalla... Kur tvi tbaj venin dhe armen sdo levizi... Do flej ktu... Te nesmen hyn per pun... Ishalla zemra jemi ne rregull... Do e nxjerrim makinen me pushk mrena te digjet shkumi...".

Më datë 16.05.2020, Xhino Roka komunikon me Dedan Gjonin të cilit rreth orës 10:36 i shprehet që pak më vonë do të them se ku do të marrësh makinën. Rreth orës 11:00 i tregon që makina është gati dhe që të presin tek Karburant Krasniqi në autostrradë kur vjen për në qytet. Makina është me targa e me letra dhe ta gëzosh. Xhino Roka shkruan, "... Ckemi shok... Si je... Mir qeci... Pak me von te them ku te maresh makinen... Ktu je ne qytet? Ska problem... Kur tvish te them... Hajde takojm rrim icik... Se e rrgullojm kte pun... Ok shok... Shok makina esht gati... Te karburant krasniqi ne autostrad kur vjen per qytet... Te presin aty... Ok shok... Je nis? Se po te pret robi... Ok shok... Me targa shok me letrq... Jo esht ne rregull... I pari shok... Ku shite

"Të bëj vendin gati të hapi ferrat..." Xhino Roka

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.

dedan gjoni klaus matishi klaus copja xhino roka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet