Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Këta persona me armë dhe me një mjet kanë planifikuar rrëmbimin e një 49-vjeçari për motive të dobta.
SARANDË- Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se katër persona janë vënë në pranga, pasi të armatosur kanë tentuar që të rrëmbejnë një 49-vjeçar. Në pranga kanë rënë Juljan Brinja, Sandri Brinja, Gjergji Prenga dhe Angelos Tsimperis. Këta persona me armë dhe me një mjet kanë planifikuar rrëmbimin e një 49-vjeçari për motive të dobta.
Njoftimi i policisë:
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, falë inteligjencës policore dhe reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë. Të armatosur me armë zjarri pistoletë, me qëllim rrëmbimin e një 49-vjeçari, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, automjeti dhe lidhëse plastike që do të përdoreshin për këtë ngjarje.
Falë inteligjencës policore dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura së fundi dhe për të parandaluar ngjarje të tjera të mundshme kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, duke vlerësuar edhe informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
Ditën e djeshme, në rrugën “Skënderbeu”, në lagjen nr.1, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas adiministrimit të informacionit, kanë ndërhyrë menjëherë duke ndaluar automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. T. dhe pasagjerë shtetasit J. B. dhe S. B. (vëllezër) dhe Gj. P. Gjatë kontrollit në automjet, në vendin e pasagjerit ku qëndronte shtetasi J. B., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit J. B., 28 vjeç, S. B., 27 vjeç, A. T., 20 vjeç dhe Gj. P., 29 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”. Këta shtetas dyshohet se në kërcënimin e armës do të rrëmbenin një shtetas 49 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shqiptarja SPANJË- Një shqiptare e dënuar për grabitje me dhunë, pjesë e një bande që bastisi 26 sht&eu...
Violetta Berisha SHBA- Ambasada e Shqipërisë në SHBA për mes një postimi në llogarinë në Facebook kanë b&...
Dan Hutra dhe bashkepunetoret e tij FIER- Drejtoria e Burgjeve ka kërkuar të Dan Hutra dhe tre bashkëpunëtorët e tij, të...
Foto ilustruese ELBASAN- Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 20-vjeçari me inicialet A. T. pasi ditën e djeshme...
Foto nga arrestimi TIRANË- Dy pjesëtarë drupesh kriminale në Itali janë arrestuar në Shqipëri. Mësohet se n&eu...
Familja e Ornela Roras SHBA- Disa ditë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në SHBA ku u vra 43-vjeçarja shqiptare,&nb...
I riu shqiptar MALTË- I riu shqiptar, Riald Gragjevi është vënë në pranga nga policia në Maltë pasi ka plagosur r&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve t&...
elton qyno TIRANË- Një nga organizatat më prestigjioze në botë për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes s&...
vitamin C TIRANË- Javët e fundit numri i të prekurve nga gripi dhe virozat në Shqipëri është shumëfishuar e paralel...