LIVE UPDATES
Aktualitet

Të akuzuar për tentativë vrasjeje, Gjykata greke liron dy anëtarët e bandës "Lions", njëri prej tyre shqiptar (EMRI)

19-vjeçari nga Fieri, Bledi Alushi dhe Nektarios Karkalios u arrestuan në 8 shkurt për disa ngjarje kriminale përfshirë tentativa vrasje.

14 Shkurt 2024, 09:31 Nga N.F
Të akuzuar për tentativë vrasjeje, Gjykata greke liron dy
Banda Lions

GREQI- Gjykata greke ka marrë dje vendimin për lirimin e dy anëtarëve të grupit kriminal shqiptar “Lions” të cilët janë akuzuar për shumë krime të rënda duke përfshirë edhe vrasjen. 19-vjeçari nga Fieri, Bledi Alushi dhe Nektarios Karkalios u arrestuan në 8 shkurt për disa ngjarje kriminale përfshirë tentativa vrasje.

Për Alushin u ngritën akuzat “grup kriminal”, “vrasje e mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe veçmas”, “armëmbajtje pa leje dhe përdorim arme” dhe “përvetësim pasurie në bashkëpunim” ndërsa ndaj Karakalios akuza “vrasje e mbetur në tentativë”. Gjatë kontrolleve atyre iu sekuestruan edhe 2 pistoleta e municion si dhe sasi eurosh. Por Gjykata në Greqi i ka liruar të dy nën masën “detyrim paraqitje”.

Hetuesit e EL.AS duke zbardhur plagosjen e një gruaje zbuluan edhe një sërë krimesh të tjera si tentativa vrasjeje dhe grabitje. Mësohet se personi që e qëlloi dhe e plagosi rëndë gruan është vetë bashkëshorti i saj. Sipas burimeve të EL.AS dyshohet se ai ishte i lidhur me bandën famëkeqe “ Luanët ”. 

Autori dhe bashkëshorti i gruas së plagosur u arrestua dhe u akuzua si i përfshirë në një sërë ngjarjesh të dhunshme së bashku me shqiptarin, Bledi Alushi. Ata akuzohen për tentativë vrasje të katër personave si dhe për të shtëna me armë zjarri në një lokal nate. Rasti i parë ka të bëjë me një tentativë vrasjeje të tre personave në zonën e Kolonos e ndodhur më 21 janar 2024. Një grup prej shtatë burrash ndaluan një automjet me katër persona dhe një fëmijë të mitur në rrugën Lenorman dhe sulmuan shoferin me grushta dhe shkelma në mes të rrugës.


Gjatë sulmit njëri prej autorëve ka qëlluar drejt tyre me qëllim për ti vrarë po nuk mundi të godiste në shenjë. Për shkak të të shtënave, viktimat janë larguar me shpejtësi nga vendi i sulmit, ndërsa nga vendi i ngjarjes janë nxjerrë dy gëzhoja. Nga deklarimet e dëshmitarëve dhe nga analiza e pamjeve video, rezultoi se autorë natyralë të sulmit të armatosur janë dy të arrestuarit si dhe të paktën 5 persona të tjerë.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tentativë vrasjeje të një 20-vjeçari të ndodhur në fund të korrikut 2022. Ngjarja ka ndodhur mesditën kur një grup prej rreth 15 personash kanë dalë jashtë shtëpisë së 20-vjeçarit me pushkë, pistoleta dhe shkopinj druri me sulmuesit që qëllojnë dhe plagosin të riun në këmbë. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur një gëzhojë arme zjarri, një gëzhojë karabinë dhe një top zjarri i deformuar, të cilat i janë dërguar Departamenti i Laboratorëve dhe Armëve të Zjarrit dhe Mjeteve Gjurmuese për analiza laboratorike. Përfshirja e dy të arrestuarve lindi kur në mesin e qershorit 2022, Qendra e Veprimit të Menjëhershëm u informua për të shtëna në afërsi të kryqëzimit të rrugëve Menelaou Ludemi dhe Prespas Acharnai , ku ndodhet kampi i romëve Aulizas.

Në rrugën Psatha, efektivët e policisë së ekipit DIAS gjetën një gëzhojë armë zjarri të kalibrit 9 mm, e cila u sekuestruan. Dy personat e arrestuar akuzohen se kanë qëlluar të paktën shtatë herë në fillim të janarit të kaluar në një dyqan në Patisia i cili ishte i mbyllur në atë kohë. Për pasojë janë shkaktuar dëme pasi kafeterisë janë thyer xhamat, ndërsa nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar shtatë gëzhoja dhe një predhë arme zjarri. Nga deklarimet e dëshmitarëve rezultoi se autorë të të shtënave janë dy të arrestuarit.

shqipta bande gjyjata greqi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet