LIVE UPDATES
Aktualitet

Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”/ Tare: Kombi nuk nderohet vetëm kur bota na duartroket

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tare e cilëson këtë një arritje të rëndësishme për kulturën shqiptare, por njëkohësisht ndalet te mënyra se si trajtohen artistët në vend.

18 Korrik 2026, 14:22 Nga D.S
Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin
Vendim Kapaj

TIRANË- Gazetari dhe studiuesi Auron Tare ka reaguar pas lajmit se mjeshtri i fyellit dhe culës dyjare, Vendim Kapaj, është bërë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të regjisorit Christopher Nolan, "Odisea".

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tare e cilëson këtë një arritje të rëndësishme për kulturën shqiptare, por njëkohësisht ndalet te mënyra se si trajtohen artistët në vend. Sipas tij, kombi nuk nderohet kur bota na duartroket, por kur di të respektojë dhe të vlerësojë njerëzit e tij, përpara se ta bëjnë të tjerët.

Reagimi i Tares vjen në një kohë kur historia e Vendim Kapajt ka rikthyer në vëmendje edhe realitetin e artistit, i cili, pavarësisht titullit "Mjeshtër i Madh" dhe karrierës mbi 50-vjeçare, ka punuar në shërbimin e pastrimit të Bashkisë së Vlorës, ndërsa vazhdonte të kultivonte muzikën tradicionale shqiptare.

Me mesazhin e tij, Tare ngre një reflektim më të gjerë për mënyrën se si Shqipëria vlerëson figurat e saj të kulturës, duke theksuar se mirënjohja nuk duhet të vijë vetëm pasi artistët marrin duartrokitjet e botës.

Postimi i plotë:

"Tu rrojë "Kënua"!
Dje, në një barakë druri diku në bregdet, një peshkatar më ftoi të ulesha.
Ulu, drejtor! - më tha me atë respektin që shqiptarët vazhdojnë t'ua ruajnë per ofiqe të vjetra.
Më pëlqeve shumë te ajo intervista për Vendimin tonë - vazhdoi. - Ai është mjeshtër i madh. Po e di ç'punë bënte dikur bashkë me mua?
shiste peshk me biciklete - thashe.
Pastronim plehrat në Vlorë, o babam...
E tha qetë. Pa mllef. Si një fakt që nuk kishte më nevojë për koment.
Ai është fisnik. Nuk ankohet kurrë. Po të lumtë ty që e kujton e që e respekton. Hajde, ta ngremë një gotë për Vendimin!
Përplasëm shishet e birrës.
Për artistin e madh që të dy e duam fort... Sa për këta palaçot... t'u rrojë Kënua!
Po kush është Kënua? e pyeta i habitur.
Peshkatari qeshi.
Kënua, mor burrë... ai zeshkani që erdhi e na klepsi paratë!
Qeshëm të dy. Por, sapo u ndamë, më mbetën në mendje fjalët e tij.
Kisha ndërmend t'ia kushtoja këto radhë mikut tim të vjetër, mjeshtrit të fyellit, Vendim Kapaj. Një artist i rrallë dhe një njeri që e ka mbajtur dinjitetin mbi supe pa bërë zhurmë, pa kërkuar favore dhe pa u përkulur para oborreve të pushtetit.
Për shumë vite kemi ndarë emocione dhe udhë artistike. Si zakonisht, ato mbetën larg syrit të burokratëve të kulturës. Sepse burokrati ynë ka një dhunti të rrallë, nuk sheh kurrë atë që ka vlerë. Ai sheh vetëm atë që prodhon ceremoni.
Por, duke marrë penën në dorë, e kuptova se ky shkrim nuk i takonte më Vendimit.
Ai i takon shoqërisë sonë.
Asaj shoqërie që politika ka marrë përsipër ta beje "evropiane" me aq zell, sa, në këtë hargalisje për t'u dukur moderne, ka harruar të mbetet shqiptare.
Na u desh një film hollivudian që të kujtoheshim se fyelli i Vendim Kapajt dhe polifonia shqiptare qenkan pasuri botërore. Menjëherë shpërtheu patriotizmi ceremonial, flamuj, statuse, deklarata, fotografi dhe mburrje pa fund.
Shqiptari ka një ves të vjetër. Thesarin që ka në prag të shtëpisë nuk e sheh. Mjafton t'ia vulosë i huaji dhe menjëherë e shpall mrekulli.
Po këto vlera ku qenë dje?
Ku ishin një javë më parë?
Ku ishin një vit më parë?
Ishin aty ku kanë qenë gjithmonë.
Vendim Kapaj, me biçikletën e tij të vjetër, duke shitur peshk në Vlorë.
Goliku, mjeshtri i polifonisë, me dhitë e tij në Bënçë.
Lebërit, duke mbajtur gjallë këngën që ua lanë amanet të parët me tufat e bagetive ne kullota.
Askush nuk i pengoi të ishin të mëdhenj.
Por edhe askush nuk u kujdes për ta.
Në Shqipëri artisti kujtohet vetëm kur duhet të zbukurojë një podium. E thërrasin të këndojë në inaugurimin e një rruge, ta shoqërojë me iso ardhjen e ndonjë ministri, të bëhet sfond folklorik i ndonjë fjalimi Kryeministror. Por sapo mbaron ceremonia, politikanët marrin duartrokitjet, ndërsa artisti kthehet në vetminë e tij.
Sot desha të shkruaja për mrekullinë e polifonisë sonë.
Nuk munda.
Sepse më doli përpara një kronikë e vitit 2022.
Vendim Kapaj, mjeshtri i fyellit, pastronte plehrat e qytetit.
Mos e quani tragjedinë e Vendimit. Ai punoi gjithë jetën me fisnikërinë që vetëm artistët e mëdhenj e njohin. Nuk u ankua. Punoi për të mbajtur familjen.
Tragjedia është e jona.
Është tragjedia e një shoqerie që, brez pas brezi, po humbet copëza të identitetit të vet dhe nuk e kupton se po varfërohet shpirtërisht.
Eshte Tragjedia e një shteti që nuk gjen dot një vend dinjitoz për një artist të këtij rangu, por gjen miliona për spektakle që harrohen sapo fiken projektorët.
Një Ministri Kulture që nuk lodhet duke financuar festivale glikosh, trahanash, lakrorësh e pastërmash, sikur të ishte drejtoria e gastronomisë dhe jo institucioni që duhet të mbrojë kujtesën shpirtërore të kombit.
Një ministër që nuk la studio televizive pa folur për "Kënon", por nuk gjen një minutë për të folur për Vendim Kapajn, për Golikun, për rapsodët dhe mjeshtrit që mbajnë mbi supe kulturën shqiptare.
Pse nuk ngrihen shkolla vere për këta artistë?
Pse nuk mbështeten që ta përcjellin artin e tyre te brezi tjetër?
Pse nuk u jepet dinjiteti që e kanë merituar prej kohësh?
Apo kujtohemi për ta vetëm kur na i zbulon Hollivudi?
Ai që sot hyn me tingujt e fyellit në tempullin botëror të kinematografisë, dje mblidhte mbeturina për të siguruar bukën e familjes.
Dhe sot dëgjojmë britma patriotike, sikur kombi u shpëtua vetëm pse bota më në fund dëgjoi fyellin shqiptar.
Jo.
Kombi nuk nderohet kur bota na duartroket.
Kombi nderohet kur di të nderojë bijtë e vet përpara se t'ia zbulojë bota.
Ndryshe mbetemi ata që kemi qenë gjithnjë, mjeshtër për të brohoritur pas çdo suksesi të vulosur nga të huajt dhe po aq mjeshtër për të kaluar pranë njerëzve tanë të mëdhenj pa ua hedhur sytë.
Prandaj sot nuk munda të shkruaj vetëm për Vendimin dhe artin e tij. Sa herë përpiqesha të flisja për fisnikërinë e një artisti të madh, më dilte përpara fytyra e një shoqërie që di të duartrokasë propagandën, por jo vlerën. Dhe atëherë më kujtohej peshkatari vlonjat, që ngriti gotën për Vendimin dhe, me një buzëqeshje therëse, tha:
"Për artistët tanë... sa për këta të tjerët, t'u rrojë Kënua!", shkruan Tare./Dosja.al

auron tare vendim kapaj odisea

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet