LIVE UPDATES
Aktualitet

Tani ka edhe "gjobëvënie" online. Rrjetet sociale si "bomba"/ Si u shantazhua i mituri nga tre burra me armë, tradhëtia, tema e preferuar...

Akoma më i rëndë është rasti i një 23-vjeçareje, e cila nisi raportin me një 38-vjeçar të martuar. Kur T., punonjëse në një institucion, tentoi të ndërpresë gjithçka, gjërat u përkeqësuan. Por ky vendim ishte i vonuar.

17 Tetor 2022, 17:02 Nga k.m.
Tani ka edhe "gjobëvënie" online. Rrjetet sociale si
Foto ilustruese

TIRANË-  Rasti i Klosit, ku dy persona u vranë dhe një tjetër u vetëvra pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale me një adoleshente, nuk është krimi i vetëm që ka ndodhur nga kërcënimet në internet. Gazetasi.al bisedoi me ekspertë të policisë që japin alarmin për prindërit referuar denoncimeve të kryera mbi shantazh, gjobëvënie dhe përndjekje përmes rrjeteve sociale Facebook, Instagram, Snapchat.

“Im bir është 11 vjeç. Ai nuk konsumon më ushqim dhe urinonte në krevat natën. Nuk tregonte dhe ndryshoi shumë. Së bashku me burrin, vendosëm ta dërgonim tek një psikolog, pasi dyshuam se ishte viktimë e bullizmit. Por situata ishte më keq se kaq. Psikologu zbuloi se fëmija ynë po kërcënohej prej gjashtë muajsh nga shokët e klasës. E quanin ‘gay’, pasi kishte komplimentuar një shok për kaçurrelat në Instagram”.

Kjo është pjesë e denoncimit të një gruaje, e cila u paraqit në Policinë e Tiranës gjatë muajit shtator dhe kërkoi që rasti të hetohej dhe të arrestoheshin të miturit. Policia i sqaroi Gazetasi.al se faqet u bllokuan dhe aty u pa se si i mituri sulmohej për shkak të fotografive që kishte hedhur gjatë pushimeve me prindërit. Të pyetur nga policia, të dy prindërit e 11-vjeçarit shtuan se nuk kishin informacion për llogarinë në Instagram, e aq më tepër për fotografitë që fëmija kishte ndarë në internet.

Akoma më i rëndë është rasti i një 23-vjeçareje, e cila nisi raportin me një 38-vjeçar të martuar. Kur T., punonjëse në një institucion, tentoi të ndërpresë gjithçka, gjërat u përkeqësuan. Por ky vendim ishte i vonuar.

“Më ka kërcënuar përmes një videoje ku unë shfaqem e zhveshur dhe ia dërgova në një nga herët kur ish i dashuri ishte me një trajnim jashtë Shqipërisë. Atë kohë më mashtroi se e kishte marrë malli dhe s’mund të  dyshoja në mendimet e këqija të tij. Por kjo video që ndava me të, u kthye në një nga torturat e mia,”- dëshmon 23-vjeçarja në polici në materialet që iu vendosën në dispozicion ekskluzivisht Gazetasi.al.

Por shembulli më ekstrem që dërgoi në qeli tre meshkuj, është ai kanosjes dhe gjobëvënies, duke këmbëngulur se viktima e tyre me prirje homoseksuale ishte filmuar dhe ekzistonte një video. Shtetasit B.M., V.H., dhe F.H., akuzohen për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie dhe veprimet që ata kryen ishin pikërisht kërcënimet, duke shfrytëzuar rrjetet sociale, pohojnë burimet e sigurta të Gazetasi.al.

Si viktimë, ishte një i mitur që zhvati familjen, deri duke vjedhur pesë mijë euro. Kallëzimi u krye nga kryefamiljarja, pa e ditur se ndërkohë nuk bëhej fjalë për hajdutë që kishin hyrë nga jashtë shtëpisë, por që fëmija i tyre kishte rënë viktimë e abuzimeve në internet. Sipas dosjes që iu tregua Gazetasi.al, fëmija i seksit mashkull që foli në prani të psikologut, tregoi se shkoi për vizitë në shtëpinë e një shokut të tij që e kishte ftuar për të luajtur.

“Kur hyra në shtëpinë e tij, nga kuzhina doli një person i rritur me armë në dorë, më urdhëroi të zhvishesha, se në të kundërt do më vriste. E detyroi edhe shokun tim të bënte të njëjtën gjë. Nën kërcënimin e armës më detyroi të bëja seks oral dhe ndërkohë më regjistroi me telefon. Më pas më pyeti se sa para kishin prindërit dhe se nëse nuk i jepja pesë mijë euro  do ta publikonte në rrjetet sociale. Kur po dilja, pashë që shoku im që më ftoi në shtëpinë e tij nuk dukej i shqetësuar dhe aty kuptova se shoku më kishte futur në kurth”.

Në ditët në vazhdim, djali i mitur, sipas burimeve ekskluzive të Gazetasi.al, u shantazhua nga tre burra në moshë të madhe, duke u njoftuar në internet.

“E pamë videon tënde dhe jemi larg një postimi. Duam para”, - i shkruan fëmijës në llogarinë e tij në Facebook.

I mituri, si fillim vodhi të gjitha bizhuteritë e shtrenjta të prindërve, duke plotësuar shumën që i kërkohej.

“I traumatizuar, 12-vjeçari u kthye në një makinë parash për gjobëvënësit”, - deklaron policia, e cila e hetoi rastin e tmerrshëm, duke shtuar se si i mituri nisi të vjedhë ngado, por tre gjobëvënësit vazhdimisht e kërcënonin.

Çështja vazhdon të jetë ende nën hetim, bëjnë me dije burimet e policisë që arrestuan tre burrat. Por trendi më shqetësues, mëson Gazetasi.al, nuk është vetëm ai i fitimit të parave, por edhe i mbajtjes me dhunë të një marrëdhënieje.

“Po dhunohen kryesisht vajza të reja, adoleshente dhe studente apo edhe punonjëse që kanë një status, qofshin ato edhe të martuara dhe që kanë krijuar një histori paralele. Të gjitha ato japin besim, duke shpërndarë fotografitë intime tek partneri që ose i ka shëpërndarë ato edhe tek meshkuj të tjerë dhe viktima në këtë rast ka hyrë në një rreth të mbyllur, duke qarkulluar mes meshkujsh, ose ka qëndruar në lidhje derisa ka kuptuar se nuk kishte rrugë dalje tjetër”, - thotë një oficer i Njësisë C, që merret me trajtimin e këtyre rasteve.

Gruaja e martuar me kolegun e zyrës

“Shembulli më ekstrem, është ai i një gruaje të martuar që u lidh me kolegun e zyrës dhe përmbi dy vjet u shantazhua për një fotografi, ku të dy janë në krevat. Ajo u detyrua të kallëzojë së pari tek i shoqi për lidhjen dhe më pas të dy erdhën në polici“, - shpjegon oficeri i policisë qendrore, që hetoi dosjen dhe firmosi urdhër-arrestin për shantazhueshin.

Megjithatë ky i fundit e kishte një alibi, që pavarësisht këmbënguljes nuk e shpëtoi nga burgu. “Jam beqar dhe Z., nuk ishte dakord që të ndaheshim. Gjithçka është një hakmarrje e ulët”, - këmbënguli i riu, që pavarësisht kësaj alibie, aktualisht mbahet në paraburgim për akuzën e përndjekjes dhe të kanosjes./GazetaSi

tirane kercenimet ne rrjetet sociale

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale