LIVE UPDATES
Aktualitet

Spitali privat i merr qytetarit mostër për biopsi, harron t’i bëjë analizën!

Ika dhe prita se mos vjen telefonata, pasi më thanë se do të themi për përgjigjen e biopsisë. Prita deri në datë 21 janar 2025 dhe u shkrova, por s’më kthyen përgjigje” pohon Gjomarkaj.

29 Janar 2025, 21:26 Nga E. D
Spitali privat i merr qytetarit mostër për biopsi, harron t’i
Preng Gjomarkaj

TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një problematikë në sistemin shëndetësor, ku një spital privat i ka marrë një mostër për biopsi një qytetari dhe ka harrua t’i bëjë analizën. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Preng Gjomarkaj.

“I jam drejtuar Fiksit për një problem me spitalin TRITA HOSPITAL, ndodhet në Tiranë. Kishte një aparaturë për zorrën e trashë, kolonoskopi dhe unë kisha disa probleme. Shkova atje më datë 30 dhjetor 2024. E bëra dhe pagova 160 mijë lekë (të vjetra) se kishte ofertë. Më thanë ke një gjëndër që është 2 cm me 1 cm dhe më thanë  gojarisht dhe e  shkruajtën në recetë që  t’a kemi marrë biopsinë. Më prunë diskun dhe fletën që ishte përshkrimi i kolonoskopisë.

Ika dhe prita se mos vjen telefonata, pasi më thanë se do të themi për përgjigjen e biopsisë. Prita deri në datë 21 janar 2025 dhe u shkrova, por s’më kthyen përgjigje” pohon Gjomarkaj.

Fiksi e pyeti nëse te fleta e përshkrimit shkruhet se janë marrë mostra për biopsi, për mbjellje. “Po, dhe doktori më tha se të janë marrë mostra. Përgjigja zgjaste 20 ditë. Dhe prita këto ditë. Shqetësimet më filluan më shumë se para se ta bëja. U çova mesazh. Më morën në telefon dhe më thonë që biopsia  nuk është bërë për arsye se s’ke paguar lekët. Iu përgjigja pak keq. U thashë se ato lekë që kërkuat ato ju paguajta. Çfarë lekësh doni të tjera?! Megjithatë u thashë se duhet ta kishit bërë analizën e biopsisë dhe ta paguaja e ta merrja. Mua ma keni ngacmuar pjesën e gjëndrës. Më mbylli telefonin dhe ndaj iu drejtova Fiks Fare” pohon qytetari. Ai shton se tani ka shqetësime më shumë se përpara dhe kjo e shtyu që ai t’i denoncojë.

Pas ankesës, 59-vjeçari shkoi në spitalin TRITA HOSPITAL dhe takon punonjësit e spitalit. Ata i kërkojnë se çfarë analize ka kryer, teksa ai i tregon edhe problemin. Më pas e çojnë te një punonjëse që thotë është drejtoreshë. Kjo “drejtoresha” i thotë se do e verifikojë dhe do t’i kthejë një përgjigje pasi s’ka të dhëna.

Qytetari ikën dhe më pas e marrin në telefon nga TRITA HOSPITAL duke i thënë se: “përderisa kanë kaluar shumë ditë nga marrja e materialit ne të sugjerojmë që të bësh edhe njëherë pa kosto dhe të marrim edhe njëherë material për biopsi. Vetëm biopsia do të ketë kosto. Ndjesë që s’ishit informuar nga ana jonë po kjo është zgjidhja. Tani duhet të paguash 100 euro vetëm për biopsinë”. Qytetari i thotë do e ndjekë në gjykata e në institucione të tjera, teksa ajo i thotë se “s’është nevoja të ndiqni këto hapa”.

Qytetari i bën me dije se sëmundja ka avancuar, teksa ajo i përgjigjet se “e kuptoj, ndaj po ju them ta marrim sërish materialin komplet siç duhet”. Ai i thotë se përse s’e bëtë herën e parë, teksa ajo i përgjigjet se “këtu qëndron problemi, pasi ne s’të kemi njoftuar”. Ajo i thotë se po të jap një zgjidhje që është e mirë edhe për spitalin edhe për qytetarin. Qytetari e pyet punonjësen se sa i kushton jeta, pasi me këtë që i kanë bërë ia kanë rrezikuar atij. Ajo i përgjigjet se këto muhabete s’bëhen dhe se kjo është “zgjidhja më e mirë për jetën e tij, unë personalisht do të sugjeroja që ta bëje”.

“Këta më thonë ta bëjnë sërish nga e para, të marrin biopsinë dhe të pres edhe 20 ditë të tjera dhe sëmundja ime mund të përparojë se do cenohet dy herë ajo. Ajo mund të mos jetë asnjë gjë, po mua shqetësimet më janë shtuar pasi bëra kolonoskopinë e parë. Pra ai spital të tallet me mua. Unë kërkoj që kjo të publikohet që njerëzit ta dinë dhe për këtë gabim të më japin dëmshpërblim” përfundon ai.

***

Qytetari shkon në “TRITA HOSPITAL”, Tiranë

Qytetari – Unë kam bërë kolonoskopi, dje unë e kam lënë për të bërë atë biopsinë.

Punonjësja – Ke për të bërë biopsinë?

Qytetari – Jo e kam lënë, më është marrë. Dhe dje më informuan që s’është bërë biopsia. Tani unë dua të takoj doktorin edhe drejtuesin e spitalit.

Vjen një punonjëse tjetër …

Punonjësja 2 – Si jeni?

Qytetari – Unë kam bërë një kolonoskopi më 30 dhjetor.

Punonjësja 2 – Po.

Qytetari – Dhe më është marrë material për biopsi. Kam paguar lekët, këtu i kam paguar.

Punonjësja 2 – Para Vitit të Ri?

Qytetari – Po para Vitit të Ri.

Punonjësja 2 – Ça date?

Qytetari – Më datë 30 (dhjetor), Preng Gjomarkaj. Edhe e kam lënë për biopsinë për t’u bërë, më është marrë material brenda.

Punonjësja 2 – Po, po.

Qytetari – Dje …

Punonjësja 2 – Ke marrë përgjigje?

Qytetari – Dje më kanë telefonuar që s’ta kemi bërë biopsinë! Unë dua o biopsinë ose përgjigjen.

Punonjësja 2 – Ja të flas pak, do të marr unë një ide të shkurtër dhe do të vij të asistoj pas pak.

Punonjësja 3 – Unë këtu po shoh që ke paguar 160 mijë lekë.

Qytetari – Po.

Punonjësja 3 – Ça të kanë shpjeguar se, fakti që s’ta kanë thënë normalisht se po bëjmë diskutim.

Qytetari – Fakti që s’ke paguar lek!

Punonjësja 3 – Ta kanë sqaruar këtë pjesën që përveç kolonoskopisë, në momentin që merret biopsia, merret një tarifë shtesë që është vetëm biopsi.

Qytetari – Mua doktori më ka thënë atje që zotni s’ke problem ke vetëm 1 gjëndër 2 cm dhe 1 cm të kemi marrë një material për biopsinë dhe përgjigjen e biopsisë do ta marrësh pas 20 ditësh.

Punonjësja 3 – Të ka thënë doktori?

Qytetari – Po! Edhe marr në telefon dhe më thonë ‘biopsinë jua kemi bërë’. Duhet të vij unë t’ju them doni lekë shtesë apo do t’më thoni ju?! Ti duhet ta bësh biopsinë dhe kur të vij unë t’më thuash kaq lekë bën. Jo t’më cënosh mua plagën, ose kokrrën që mund të jetë sëmundje e keqe, dhe përfundimisht mbaroi që këtu. Nëse kjo është sëmundje e keqe kjo fillon agravohet edhe unë s’kam se si të marr mjekim.

Punonjësja 3 – Zotëri unë kam vetëm një pyetje, të kërkoj shumë ndjesë për të gjithë situatën ku ti ndodhesh. Kur ju kanë bërë dalje nga spitali, s’ka ardhur askush për t’iu thënë që ju është marrë biopsia dhe kushton kaq?

Qytetari – Mua më ka ardhur doktori dhe më ka thënë që të është marrë biopsia dhe do të vish ta marrësh pas 20 ditësh.

Punonjësja 3 – Ok, dhe s’të ka ardhur përgjigja.

Qytetari – Dhe asnjë gjë tjetër. Nuk është problem ajo punë (pagesa), problem është bërë biopsia dhe ka dalë biopsia … Përfundimisht ju numrin e telefonit e keni pasur, Zotëri do ta bëjmë apo s’do ta bëjmë?!

Punonjësja 3 – Ajo që unë mund të bëj është të marr informacion më tepër për këtë dhe do t’ju kontaktoj si të bëjmë planin.

Qytetari – A ka drejtor këtu apo s’ka?

Punonjësja 3 – Jo.

Qytetari – Ti je (drejtoresha)?

Punonjësja 3 – Unë!

Pas 1 ore, qytetarin e marrin në telefon!

Punonjësja – Tani përderisa kanë kaluar shumë ditë nga marrja e materialit ne të sugjerojmë që të vish dhe të bësh edhe njëherë kolonoskopinë pa kosto dhe të marrim dhe njëherë material për biopsi dhe t’a dërgojmë. Vetëm biopsia do të ketë kosto. Shumë ndjesë që s’jeni informuar nga ana jonë po kjo ishte zgjidhja.

Qytetari – Sa e ka biopsia koston?

Punonjësja – 100 euro.

Qytetari – Unë nuk vij më të hyj në dorën tuaj, po do të vazhdoj rrugë të tjera.

Punonjësja – Nuk është e nevojshme për të bërë këto procedurat e tjera me diçka që mund t’a zgjidhim shumë mirë, shumë lehtësisht.

Qytetari – Është e nevojshme që unë po merrem, mua ndoshta më ka avancuar sëmundja, se mua po më dhëmb prapë pjesa e trupit më shumë seç më ka dhembur më përpara dhe unë duhet të isha në kurim tani. Dhe jo në skadim dhe në dhimbje! Dhe të rri tani edhe 20 ditë të tjera në dhimbje, në avancim larg qoftë mund të jetë kancer, thjeshtë për neglizhencën tuaj, se për atë tuajën.

Punonjësja– Shiko unë …

Qytetari – Dakord?!

Punonjësja– Po ta them dhe njëherë, të kërkoj shumë ndjesë dhe nuk është e nevojshme.

Qytetari – Do ma kishit thënë, do ma kishit thënë që në momentin e parë që ju zotni do të paguani kjo kaq, po qe puna për biopsinë kaq.

Punonjësja– E kuptoj pranë dhe unë po ju them që më mirë ta bëjmë procedurën që ta bëjmë marrjen e materialit siç duhet dha ta dërgojmë në kohë siç duhet, më kupton? Këtë po them dhe unë.

Qytetari – Pse unë t’a bëj dy herë, pse mos t’a bësh ti … Pse mos t’a bëjshe ti dhe të më thuaje po s’më dhe lekët s’të jap përgjigjen.

Punonjësja– Po këtu qëndron problemi, ne po e marrim të mirëqenë që ne nuk ju kemi njoftuar, e kupton?

Qytetari – Atëherë kur nuk je, kur ti nuk je njoftuar do t’më dëmshpërblesh shëndetin mua.

Punonjësja– Ne po ju themi që pjesa e kolonoskopisë do të jetë falas nga ana jonë, nuk keni asnjë kosto për t’u paguar.

Qytetari – Nuk kam pse e dëmtoj shëndetin dy herë dhe të …

Punonjësja– Shiko, kolonoskopia nuk është asnjë lloj dëmtimi të shëndetit, për më tepër bëhet për të diagnistifikuar diçka që ta parandalojmë, më kupton. Dhe që po thoni ju për pjesën e avancimit asgjë s’mund të avancoj nga data 30 deri më sot.

Qytetari – Ajo avancon për 1 ditë, jo për 50 ditë se do edhe 20 ditë të tjera biopsia.

Punonjësja– Shiko biopsia del për 2 javë, 14 ditë.

Qytetari – 14, 20 njëlloj janë!

Punonjësja– Unë po të them, po të jap një zgjidhje që të jetë e mirë edhe për ne, edhe për ju dhe sidomos për shëndetin tuaj.

Qytetari – Dhe çdo spital privat apo shtetëror të marri vesh që këtu bëhet fjala për shëndetin e robit dhe jo për dëmtimin e shëndetit. Jo për të pasuruar ju me shëndetin tonë.

Punonjësja – Po pikërisht, ne për këtë pjesën e shëndetit po të themi që të vish ta bësh kolonoskopinë.

Qytetari – Dhe sa të kushton jeta, mirë. Sa të kushton jeta ty?

Punonjësja – Këto muhabete nuk janë muhabete për t’u diskutuar, as nga ana juaj as nga ana ime.

Qytetari – Jo është muhabeti për t’u diskutuar se unë ndoshta mund të jem …

Punonjësja – Po ju jap një zgjidhje, një zgjidhje që të jetë e mirë dhe për ne. Unë personalisht do të sugjeroja që t’a bëje.

Qytetari – Unë të pyeta me jetën tonë ju talleni. Dhe ju për t’u tallur me jetën tonë, unë s’kam për të lënë as kërrkënd.  Unë s’kam si bëj biopsi nga e para, se unë tallem nga e para nga ju.

Punonjësja – Unë jua dhashë …

Qytetari – Ti ma dhe atë, po do të jap …

Punonjësja – Të thashë dhe mënyrën se si ta zgjidhim.

Qytetari – Do të fus në gjykatë.

Punonjësja – Që të jetë e mirë dhe për shëndetin tuaj.

Fiksi – Letra është e shkruar që është bërë biopsia?

Punonjësja – Të merret një biopsi akoma më e freskët, më adekuate dhe për dy javë të kishit përgjigjen, por atë e vendosni ju. Si të doni.

Qytetari – Ju s’e keni marrë, e keni marrë mishin tim dhe e keni tret? S’e keni bërë biopsinë, e keni hedhur në kosh të plehrave.

Punonjësja – Për pjesën e shëndetit tuaj, s’po bisedojmë …

Qytetari – Për pjesën e shëndetit tim ka edhe spitale të tjera.

Punonjësja – Në rregull, unë këtë kisha për t’ju thënë, nëse doni …

Qytetari – Për pjesën e shëndetit tim.

Punonjësja – Do t’na bëhej shumë qejfi që ne t’a merrnim përsipër rastin tuaj. Po nëse s’doni është ok.

Qytetari – Për pjesën e shëndetit tim ka edhe spitale të tjera.

Punonjësja – Ne kemi raste të kolonoskopisë dhe gastrotomisë çdo ditë. Unë ua thashë, por si të doni! /Top Channel

fiks fare preng gjomarkaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet