LIVE UPDATES
Aktualitet

'SPAK s'ndikohet nga politika'/ Arben Kraja: Sfida, reale! Krimi në Shqipëri është konsoliduar

Në një intervistë ekskluzive për DW, Arben Kraja, kreu i SPAK thotë se institucioni që ai drejton, heton i pavarur e nuk ndikohet nga presionet e politikës dhe tregon hartën e shpërndarjes së krimit shqiptar nëpër botë.

1 Qershor 2022, 10:34 Nga DOSJA
'SPAK s'ndikohet nga politika'/ Arben Kraja: Sfida, reale! Krimi
Arben Kraja

DW: Z.Kraja, para pak ditësh ka pasur një operacion të rëndësishëm nga SPAK, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Byronë Kombëtare të Hetimit. Pati disa urdhër-arreste, disa persona në kërkim, të akuzuar për ngjarje shumë të rënda kriminale, mes tyre dhe emra punonjësish policie dhe avokatësh. Pa dashur të përmend emra dhe raste specifike, sa e lidhur është krimi apo bota e krimit në Shqipëri me njerëz që janë pjesë e gjyqësorit?

Arben Kraja: Ajo (operacioni "Golden Bullet) ishte një çështje shumë e rëndësishme dhe është një çështje përsëri, sepse vazhdon hetimi dhe duhet të më kuptoni që jemi pak të kufizuar për të dhënë informacion. Megjithatë ajo që mund të them është që kishte një numër të konsiderueshëm vendimesh të miratuara nga gjykata, të cilat kanë konfirmuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë në 10 vitet e fundit. Prandaj ne e vlerësojmë shumë të rëndësishme. Pa dyshim që bashkëpunimi me policinë ka qenë shumë i mirë, çështja vazhdon dhe jemi të bindur që do t'i shkojmë deri në fund. Pyetja juaj, nëse ka lidhje të krimit me drejtësinë apo struktura të tjera: nga hetimet tona dalin vazhdimisht lidhje të tilla, sepse kuptohet që gjithmonë krimi mundohet që korruptojë sistemin e drejtësisë për të shpëtuar nga ndjekja penale. Apo mundohet të korruptojë sisteme të pushtetit apo të administratës, për të përfituar diçka në mënyrë të padrejtë. Këto dalin herë pas here në hetime, pa diskutim. Janë edhe të provuara.

DW: Pritshmëria e njerëzve është që të keni rezultate më konkrete. Do të keni në të ardhmen rezultate konkrete?

Arben Kraja: Nëse flasim në përgjithësi dhe jo vetëm për këtë çështje, rezultatet konkrete janë të vazhdueshme e kanë ardhur gjithmonë në rritje. Struktura është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme në dy vite e gjysmë aktivitet. Kjo shihet qoftë nga numri i procedimeve të regjistruara, nga numri i vendimeve të dënimit por sidomos nga numri dhe vlera e konsiderueshme e pasurive të konfiskuara që kanë kaluar në favor të shtetit.

DW: Gjatë këtyre dy viteve e gjysmë, cilat kanë qenë sfidat më të mëdha për ju, si drejtues i SPAK?

Arben Kraja: Sfida më e madhe ka qenë pa diskutim ngritja e strukturës, sepse kemi filluar pothuajse gjithçka nga zero, dhe pritshmëria e publikut, sepse ishin në disproporcion me njëra-tjetrën: Pritshmëri shumë e madhe dhe shumë problematika e shumë punë për ta krijuar strukturën. Megjithatë ekipi ka punuar në mënyrë perfekte, me ato mungesa që kemi pasur, me ata njerëz që kanë qenë, dhe ka ardhur gjithnjë në rritje, më i konsoliduar e duke prodhuar një produkt më cilësor.

DW: Ka kjo strukturë ende mungesa?

Arben Kraja: Përsëri ka mungesa. Numri i prokurorëve nuk është plotësuar, numri i hetuesve është gjysmë për gjysmë. Por jemi drejt fundit dhe besoj që brenda këtij viti do të konsolidohet plotësisht, nga pikëpamja e numrit të punonjësve.

DW: Z.Kraja, si ka ndryshuar numri i dosjeve dhe rasteve që ju merrni, nëse krahasohet me fillimet e punës së kësaj strukture?

Arben Kraja: Ne në fillim kemi gjetur një numër shumë të madh dosjesh të trashëguara nga ish-prokuroria e Krimeve të Rënda, të cilat patjetër që duhet t'i nënshtroheshin procedurave përkatëse. Por ka pasur dhe numër vazhdimisht në rritje kallëzimesh, nga individë apo nga struktura të ndryshme. Kuptohet, nisur nga ideja e pritshmërisë nga një strukturë e re që do të funksionojë më mirë se strukturat e mëparshme. Në këtë sens, ka një problematikë me kompetencën, sepse jo çdo gjë që njerëzit kërkojnë është kompetencë e SPAK-ut. Dhe në njëfarë mënyre jemi munduar që t'i japim drejtimin e duhur, duke i sqaruar që duhet të shkojnë në një institucion tjetër apo prokurori tjetër dhe duke u dhënë zgjidhje. Por tendenca është gjithmonë në rritje, qoftë i kallëzimeve që vijnë por edhe i procedimeve që ne regjistrojmë.

DW: Për çfarë denoncojnë më shumë shqiptarët?

Arben Kraja: Problematika që lidhen me pronat, janë të pafundme. Problematika që lidhen me abuzimet e administratës, me prokurimet publike, dhe pastaj vijnë problematikat që lidhen me krimin e organizuar.

DW: Ju jeni prej shumë vitesh pjesë e gjyqësorit dhe në këto vite keni mbajtur edhe një detyrë të rëndësishme. Mendoni se ka ndryshuar formë krimi i organizuar në Shqipëri? Është bërë më sfidues që ta luftosh?

Arben Kraja: Krimi i organizuar ka ardhur duke u konsoliduar, patjetër. Sidomos e shohim dhe jashtë vendit aktivizimin e tij. Shohim grupe të strukturuara kriminale, të ndërthurura me grupet kriminale të vendeve të tjera. Pra, ka ardhur duke u konsoliduar, por dhe shteti duhet të konsolidojë goditjen e tij. Në këtë sens, ne jemi munduar të rrisim në mënyrë të vazhdueshme së pari besimin e partnerëve në raport me punën që ne bëjmë, e pastaj të punojmë e të koordinohemi me ta në mënyrë të vazhdueshme. Mund t'iu them që për vitin 2021, krahasuar me 2020-ën, është trefishuar numri i kërkesave për ndihmë juridike që ne kemi nga jashtë apo raportet proceduriale me partnerët ndërkombëtare.

DW: Mund të thoni një shtet me të cilin bashkëpunoni më shumë?

Arben Kraja: Kemi vendosur kontakte që në fillim me Italinë, pa diskutim, sepse jemi më afër. Kemi kontakte të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Por bashkëpunojmë me Holandën, me Gjermaninë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Britaninë e Madhe, me Belgjikën. Kemi vendosur kontakte të drejtpërdrejta me EuroJust si dhe me rajonin si Kosovë, Maqedoni e Veriut, Rumani.

DW: Duke qenë se harta është e shtrirë në shumë vende të globit, a ju vjen në ndihmë Byroja Kombëtare e Hetimit në punën tuaj?

Arben Kraja: Byroja Kombëtare e Hetimit është strukturë e pavarur e jona, që funksionon në varësi të Prokurorit të Posaçëm dhe pa diskutim është struktura kryesore me të cilën ne duam të japim produkte. Por nisur nga procedurat që kishte ligji dhe kohëzgjatja e nevojshme për ngritjen e kësaj strukture, jemi tani në momentin që po trajnohet grupi i dytë i hetuesve dhe besoj në korrik duhet të fillojë punë edhe grupi i dytë, kështu që bëhet i plotë grupi në dispozicion të prokurorëve dhe sigurisht që do të ketë një rritje të produktit dhe cilësisë së punës tonë.

DW: Z.Kraja, ka interes të lartë nga publiku për dosje si inceneratorët, "21 Janari”, "Gërdeci”. Madje për dy të fundit kryeministri i vendit ju ka bërë apel që të hetoni z.Berisha e z.Meta. A ndiheni ju i shantazhuar nga këto apele që bëjnë politikanët? A bën presion politika në punën tuaj të përditshme?

Arben Kraja: Prokurorët kanë përpara dosjet dhe vlerësojnë provat. Ky është koncepti ligjor dhe këtë bëjmë çdo ditë. Jo vetëm politika, por ne dëgjojmë çdo ditë njerëz që ankohen, që pretendojnë që duhet hetuar ky rast apo ai rast. Janë në kuadrin e atyre informacioneve që vijnë për t'u vlerësuar. Por e rëndësishme është që secili ka dosjen përpara, është i pavarur në vendimmarrjen e tij dhe vlerëson vetëm provat që janë administruar. Për të gjitha rastet që janë nën hetim apo që vazhdon hetimi, ne kemi dhënë herë pas here njoftime publike dhe kur të ketë një zgjidhje përfundimtare ne do të japim përsëri njoftimin zyrtar se çfarë është bërë me atë rast.

DW: Një pyetje e fundit! Mendoni se deri në fund të mandatit tuaj do t'i përmbushni pritshmëritë e shqiptarëve? Do të ketë politikanë të niveleve të larta që do të shkojnë pas hekurave?

Arben Kraja: Mandati im është i lidhur me një periudhë të caktuar kohore. Por ju po kërkoni që të vlerësohen pritshmëritë e publikut për një periudhë 30-vjeçare dhe mungesat që ka pasur publiku, në një periudhë 2 ose 3-vjeçare. Besoj jemi të ndërgjegjshëm që kjo s'mund të bëhet dot. E rëndësishme është që struktura është krijuar, është konsoliduar, është në rrugën e duhur dhe forcohet përditë e më shumë. Kështu që në vijimësi do të ketë rezultate./DW

Sondazh

Poll

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar