1 Qershor 2022, 09:31
Nga DOSJA
Policia
KUKËS- Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dyshohet se po shpërndante lëndë narkotike. Në afërsi të tunelit të Thirrës, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Ford”, me drejtues personin me inicialet M. V.(P). Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Gjatë kontrollit fizik, këtij personi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim personi me inicialet E. LL., 32 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili shoqëronte shtetasin M. V., me automjetin e tij tip “Nissan”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Thirra”, i zhvilluar nga strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Kukës. Transportonte 28 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me automjetin e tij, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohen 28 kg lëndë e dyshuar narkotike, 1 automjet dhe një sasi parash. Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, se një shtetas do të shiste një sasi lënde narkotike në qytetin e Kukësit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thirra”. Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. V.(P)., 43 vjeç, banues në Durrës. Gjatë operacionit, në afërsi të tunelit të Thirrës, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin M. V.(P). Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis.Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi E. LL., 32 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili shoqëronte shtetasin M. V., me automjetin e tij tip “Nissan”.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti tip “Ford”, 2 aparate celulare dhe një sasi parash, që dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale.Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
(A.B)/Dosja.al
Aktualitet
1 Qershor 2022, 09:09
Arrestim
FIER- Rapo Muçoi është arrestuar pas 25 vitesh nga policia e shtetit. 49-vjeçari ishte i shpallur në kërkim n&eu...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 08:54
Tritoli
TIRANË- Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në aksin rrugor Sukth – Kullë, duke transpo...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 08:34
Dosja.al
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt e portaleve për ditën e sotme. Dosja.al sjell në faqe të parë lajmin ...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 08:36
1 Qershori
TIRANË- Sot është dita ndërkombëtare e fëmijëve. Kjo ditë është një festë e madhe e ...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 07:41
Moti
TIRANË- Muaji qershor nis me temperatura të larta! Sipas MeteoAlb, Pjesa më e madhe e Shqipërisë, paraqitet në ndik...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 07:33
TIRANË- Që prej ditës së sotme, 1 qershor 2022 do të ndalohen qeset plastike njëpërdorimshe në vendin tonë, si nj...
Aktualitet
1 Qershor 2022, 07:24
TIRANË-Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare, 2 qershorin, në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani që ndërroi...
Aktualitet
31 Maj 2022, 22:58
vajza
TIRANË- Qendrat e masazhit janë hapur si kërpudhat në Tiranë, dhe mund t’i gjesh kudo. Por ajo që është...
Aktualitet
31 Maj 2022, 22:44
Taksitë
TIRANË- Një javë më parë në emisionin “Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe ...
Aktualitet
31 Maj 2022, 22:42
Bianka
TIRANË- Kush tha që profesioni i shoferit është vetëm për burrat? Edhe gratë e ushtrojnë këtë prof...