LIVE UPDATES
Aktualitet

Profecia e Ben Blushit në romanin “Kandidati” përmbushet në Ekuador. Personi i vdekur fiton zgjedhjet për kryetar bashkie

Problemi qëndron tek fakti se kandidati për kryetar ka vdekur dhe detyra e Shuterit është të marrë një të vdekur dhe të bëjë të pamundurën për ta zgjedhur kryetar bashkie. Shuteri ka vendosur të ngjall të vdekurin që shqiptarët ta votojnë.

8 Shkurt 2023, 16:27 Nga DOSJA
Profecia e Ben Blushit në romanin “Kandidati” përmbushet
Ben Blushi

Në romanin e tij “Kandidati”, ish-politikani dhe shkrimtari Ben Blushi tetë vite më parë përmes fantazisë solli një situatë politike, në një qytet ku zgjidhet kryetar bashkie një kandidat i vdekur, i cili ishte ndarë nga jeta në prag të fushatës elektorale. Me mjeshtërinë e tij, Blushi tregon se si një person, mund të zgjidhet kryetar bashkie, edhe duke qenë i vdekur.

“Kandidati”, një botim i ish-shtëpisë botuese “MAPO”, sot shtëpia botuese e UET PRESS është një roman tipik, fabula e të cilit mund të përmblidhet “brenda një arre” ose e thënë ndryshe, vetëm brenda pak rreshtave. Një fabul, e cila, siç e thotë edhe vetë personazhi kryesor: është një fabul e pamundur, duke qenë e tillë, mbështetet pikërisht ngaqë është e pamundur.

Dhe fabula vazhdon… Njëri nga kandidatët për bashkinë e Basenit, vdes papritur, pas hapjes së fushatës zgjedhore dhe megjithatë fiton. Një reklamues sallami, Simon Shuter i mbetur pothuajse i papunë, merr porosinë nga familja Sedini të drejtojë fushatën elektorale për kryetar bashkie të Kadim Sedinit. Problemi qëndron tek fakti se kandidati për kryetar ka vdekur dhe detyra e Shuterit është të marrë një të vdekur dhe të bëjë të pamundurën për ta zgjedhur kryetar bashkie. Shuteri ka vendosur të ngjall të vdekurin që shqiptarët ta votojnë.

Alegoria e këtij romani është e qartë: shqiptarët votojnë politikanë të vdekur, njerëz që e kanë të pamundur të prodhojnë më diçka të mirë për komunitetin. Mirëpo, cinizmi i Blushit, sado fshikullues shfaqet me sistemin, në fakt, s’mund të jetë aq cinizëm sa është paramenduar kohë më parë dhe sigurisht, fabula e romanit, duke qenë e pamundur, ngjan më shumë se çdo gjë tjetër me ato përrallat që flasin për kapërcimin e ylberit dhe fill pas kalimit, pra, matanë ylberit, fabula nga diçka e pamundur, shndërrohet aty për aty në diçka të mundur.

E përditshmja dhe fantazia në art, më shumë se kudo tjetër, i japin kuptim jetës sonë; nëpërmjet tyre ne jemi në gjendje të përballojmë shqetësimet tona dhe të gjejmë qartësi dhe paqe në praninë e tyre. Kapacitetin që ka fantazia për t’i dhënë kuptim hamendësimeve tona është një nga arsyet përse arti mund të shikohet si një zëvendësues i realitetit. Përse t’i japim përparësi realitetit? Përse të mos themi që realiteti është një zëvendësues i fantazisë? Për të shkuar edhe më tej, përse t’i përshkruajmë të dyja si kundërshtare kur në fakt realiteti dhe fantazia janë dy dyer drejt një hapësire të vetme dhe në atë hapësirë të vetme ne gjejmë shtëpinë tonë.

A nuk ndodhi kështu, si në bashkinë e Basenit, ku një 41-vjeçar i quajtur Omar Menendez, vetëm 41 vjeç, u shpall fitues edhe pse i vdekur në zgjedhjet vendore në qytetin Puerto Lopez, në Ekuador. Ai u qëllua për vdekje vetëm disa orë para hapjes së qendrave të votimit, ku disa persona të armatosur, hynë në dhomën ku po qëndronte me disa punonjës të fushatës së tij zgjedhore.

Ka pasur dhe vazhdon të ketë mendime krejt të ndryshme për romanin “Kandidati”, të shkrimtarit Ben Blushi. Njëri, i vjetër, pakëz naiv, që besonte se subjekti i fabulës lidhej me personazhe konkrete: emra politikanësh, mediash, biznesesh etj, mendimi tjetër, modern, rrjedhimisht aspak naiv, që dëshmonte se romani, veçanërisht fabula e tij, jo vetëm që nuk lidhej me ngjarje konkrete, emra politikanësh ose jo të tillë, por më shumë se çdo gjë tjetër ndoshta në këtë botë, ishte fryt i fantazisë së autorit, e derdhur ndoshta në letër të bardhë për t’i shërbyer askujt tjetër, përveç se letërsisë dhe veçanërisht asaj shqiptare. Në të dy këto mendime, e vërteta dhe jo e vërteta janë të përziera.

Një gjë të tillë më shumë se çdo gjë tjetër në botë na e kujton miti i Orfeut. Thelbi i këtij miti lidhet me mundësitë e artit. Orfeu arriti që me artin e tij të bëjë gjëra të pabesueshme dhe, ndonëse nuk arriti dot të kapërcente murin e vdekjes, më pranë se kushdo iu afrua së pamundurës.

Ajo çfarë ndodhi vetëm 4 ditë më parë në Puerto Lopez të Ekuadorit, ka ndodhur para tetë vitesh po kaq dramatikisht në bashkinë e Basenit, një fabul e krijuar nga Ben Blushi në romanin e tij “Kandidati”. Koha dhe ngjarjet në letërsi janë të ngrira, ato kanë ligjet e tyre dhe funksionojnë, sipas një kalendari pa mekanizëm. Kjo ndoshta është edhe një nga të veçantat e letërsisë. Duke qenë e tillë, njeriu më shumë se kushdo tjetër është munduar të gjejë të përditshmen e tij aty, madje edhe atëherë kur s’e ka gjetur, është përpjekur ta krijojë atë.

Kjo formë e të menduarit, më shumë se gjithçka tjetër, tregon një nivel zero të gjykimit estetik të artit në shoqërinë tonë, duke e lidhur këtë të fundit në përgjithësi me një trashëgimi të mbetur nga e kaluara real-socializmit, ku me pyetjen: Ç’ka dashur të thotë autori?, ne kemi gjykuar dhe stërgjykuar nga pikëpamja sociale një krijim letrar. Ajo çfarë ndodh në letërsi, rastis të lidhet deri-diku me realitetin, por asnjëherë dhe me shumë gjasa në asnjë rast drejtpërdrejt, pasi letërsia nuk mund të ishte art nëse nuk do të kishte pavarësinë e saj. Fabula e autorit Ben Blushi, arriti ta kapërcente kufirin shqiptar, sepse ishte, veç të tjerash, jo vetëm e pavarur, por pjellë e fantazisë njerëzore, që falë talentit të tij, shpërfaqej si reale sa herë i largoheshe, e në të njëjtën kohë, dukej trill sa herë i afroheshe.

Kur fabula e një shkrimtari shqiptar vjen si realitet nga përtej kontinentit, pas 8 vitesh që është shkruar, kjo ndodh vetëm se letërsia për nga natyra është e pavarur dhe produkt e fantazisë njerëzore./ Liberale.al/

ben blushi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet