LIVE UPDATES
Aktualitet

Spahn: Korpusi i Paqes rifillon programet, ndërsa vullnetarët mund të shtohen

Spahn theksoi, në bisedën me korrespondentin tonë në Tiranë, Ilirian Agolli, se numri i vullnetarëve në Shqipëri mund të rritet, sepse programet po rinisin pas mbylljes nga Pandemia Covid. Ajo vlerësoi partneritetin me shqiptarët, me të cilët vullnetarët e Korpusit të Paqes bashkëpunojnë prej mbi 30 vjetësh krah për krah.

29 Maj 2024, 19:34 Nga N.F
Spahn: Korpusi i Paqes rifillon programet, ndërsa vullnetarët mund
Intervista

TIRANË- Drejtoresha e Korpusit të Paqes, Carol Spahn, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës, se vullnetarët amerikanë po japin ndihmesën e tyre në sistemin arsimor të Shqipërisë. Zonja Spahn theksoi, në bisedën me korrespondentin tonë në Tiranë, Ilirian Agolli, se numri i vullnetarëve në Shqipëri mund të rritet, sepse programet po rinisin pas mbylljes nga Pandemia Covid. Ajo vlerësoi partneritetin me shqiptarët, me të cilët vullnetarët e Korpusit të Paqes bashkëpunojnë prej mbi 30 vjetësh krah për krah.

Zëri i Amerikës: Zonja Spahn! Ju po e vizitoni Shqipërinë për disa ditë në të parën vizitë zyrtare në këtë rajon. Cilat janë qëllimet kryesore të kësaj vizite? Çfarë keni sjellë me këtë vizitë tuajën në këtë rajon dhe çfarë keni gjetur këtu?

Carol Spahn: Jemi këtu për të festuar marrëdhënien e gjatë të Korpusit të Paqes me Shqipërinë. Korpusi i Paqes ka qenë i pranishëm këtu për më shumë se 30 vjet, dhe me më shumë se 900 vullnetarë, të cilët kanë shërbyer këtu. Është një partneritet i rëndësishëm. Jemi këtu për të kremtuar paqen dhe miqësinë, çka është misioni i Korpusit të Paqes. Ne besojmë se kjo ndodh në një marrëdhënie të gjatë, nga njerëz që ecin së bashku dhe punojnë krah për krah. Ne jemi këtu për të parë vullnetarët në veprimtari, për të kaluar kohë të gëzueshme me ekipet tona në këtë vend të bukur.

Zëri i Amerikës: Krahas kremtimeve, ju keni edhe sfida në terren, apo jo? A mund të na tregoni mbi sfidat, që përballni?

Carol Spahn: Po. Kthehemi në Shqipëri pas Covid-it, e cila ishte një periudhë izolimi të jashtëzakonshëm në mbarë botën. Ne sapo rifillojmë programet tona si në mbarë botën edhe në këtë rajon. Është e rëndësishme të dalim dhe të kuptojmë se çfarë është e re, çfarë është e ndryshme, çfarë kanë nevojë njerëzit dhe çfarë po ndryshon ndërsa lëvizim në botën pas Covid-it.

Zëri i Amerikës: Si ia arrin Korpusi i Paqes të sigurohet që programet e veta t’u përgjigjen nevojave dhe përparësive të bashkësive vendore, ku shërbejnë vullnetarët?

Carol Spahn: Fillimisht më lejoni të them se sa shumë mikpritëse kanë qenë bashkësitë vendore në Shqipëri për vullnetarët tanë. Sa herë shkojmë në një vend të punojmë me ministrinë, sigurohemi që programet tona janë në përputhje me strategjinë e qeverisë, dhe menjëherë shkojmë në bashkësitë e banorëve, pastaj ne u mësojmë vullnetarëve se si të punojnë shumë ngushtë me njerëzit pranë tyre, me mësuesit e tyre, me studentët e tyre, për të kuptuar se cilat janë nevojat e bashkësisë vendore, përpara se të fillojmë të ndërmarrim ndonjë veprim, dhe të punojmë krah për krah, për të qenë së bashku një partneritet dhe një komunitet.

Zëri i Amerikës: Shumica e tyre japin ndihmesë në sistemin arsimor. Si shkojnë veprimtaritë e tyre?

Carol Spahn: Ne punojmë në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor, si dhe në organizimin komunitar të zhvillimit. Shumica e punës sonë është në shkollë dhe kemi një mbështetje të jashtëzakonshme nga drejtorët dhe nga mësuesit. Vizitova vullnetarë këtu, në rajonin e Shkodrës, teksa bënin një punë të mrekullueshme.

Zëri i Amerikës: Cilat janë rrugët dhe mënyrat që Korpusi i Paqes ndjek për të nxitur më tej shkëmbimet kulturore dhe mirëkuptimin midis popullit amerikan dhe atij shqiptar, pëmes bashkëpunimit të vullnetarëve amerikanë me bashkësitë shqiptare vendase?

Carol Spahn: Para së gjithash vullnetarët mësojnë gjuhën shqipe. Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme të jemi në gjendje të komunikojmë me njerëzit në gjuhën e tyre. Ata flasin nga mendja si dhe nga zemrat e tyre, dhe ne e shohim qartë këtë kur vullnetarët tanë dalin në veprimtari dhe jetojnë me familjet mikpritëse në shtëpitë e tyre. Kështu ata po punojnë dhe angazhohen krah për krah çdo ditë për të shkëmbyer kulturat Dhe një nga synimet tona është të kthejmë kulturën shqiptare dhe kulturën e familjeve mikpritëse në SHBA. Secili nga 900 vullnetarët që kanë shërbyer këtu, sjell një pjesë të Shqipërisë në SHBA dhe është si një shtëpi e dytë për ta këtu. Është një marrëdhënie shumë e veçantë për ne gjatë gjithë jetës.

Zëri i Amerikës: Shumica e vullnetarëve, që kemi takuar, pothuajse të gjithë ata njohin shumë mirë jo vetëm gjuhën shqipe, por dinë shumë mirë edhe këngë e valle shqiptare, njohin folklorin dhe shprehjet popullore tradicionale shqiptare. Si e arrijnë këtë?

Carol Spahn: Po. Ata kanë zemër të madhe dhe mendje të hapura, dhe vërtet duan të mësojnë dhe angazhohen fort. Është bukur. Diçka magjike ndodh kur njerëzit bashkohen në këtë mënyrë: Ata lënë veten e tyre mënjanë dhe mësojnë për njëri-tjetrin me zemër të hapur. Unë e shoh këtë në mbarë botën dhe kjo është arritur edhe në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: A mund të veçoni ndonjë prej historive frymëzuese nga vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe bashkësive vendase në Shqipëri? Secili prej tyre ka një histori të veçantë, por çfarë iu ka bërë përshtypje së fundi?

Carol Spahn: Kam dëgjuar kaq shumë histori frymëzuese mbi vullnetarët gjatë kësaj vizite, mes të cilave edhe në rajonin e Shkodrës. Një prej vullnetareve, që jep atje mësime për shëndetin, krijuan një serë së bashku me mikpritësit dhe kolegët. Ata punonin që fëmijët të mbillnin fruta, pemë, të kujdeseshin për tokën. Ata ndërtuan një oborr të bukur, ku u mësojnë fëmijëve rreth natyrës dhe mjedisit, për të parë riciklimin. Ata kanë krijuar sende artistike, duke përdorur materiale të ricikluara. Secili nga vullnetarët sjell një dhuratë të veçantë, me talente të veçanta dhe duke punuar në bashkësitë vendore, ata kanë kaq shumë ide krijuese.

Zëri i Amerikës: A keni menduar, a po planifikoni të shtoni numrin e vullnetarëve në Shqipëri?

Carol Spahn: Po. Ne po kthehemi pas Covid-it. Tani kemi 46 vullnetarë dhe planifikojmë të kemi edhe më tepër. Jemi shumë të emocionuar për partneritetin këtu. Njerëzit duan të vijnë në Shqipëri, sepse është një vend shumë mikpritës. Jemi shumë të lumtur që kemi këtë partneritet dhe që kemi mundësi të rrisim numrin e vullnetarëve këtu.

Zëri i Amerikës: Gjatë kësaj vizite, cilat janë mesazhet tuaja drejtuar bashkësive vendore shqiptare, vullnetarëve dhe rrjetit të Korpusit të Paqes në Shqipëri?

Carol Spahn: Së pari, kam mesazhin e mirënjohjes për të gjithë popullin shqiptar, që i ka pritur vullnetarët me krahë hapur. Tjetri, është mesazhi i shpresës: Kur njerëzit bëhen bashkë, përtej ndryshimeve, veçanërisht tani, pas një periudhe izolimi, gjëra të bukura mund të ndodhin çdo ditë. Ju mund të shihni kështu frymën e partneritetit, dhe shpirtin e asaj që çdo individ mund të bëjë, çka sjell vërtet një ndryshim. Dhe kur i bashkoni të gjitha këto gjëra, ju mund të krijoni vërtet një të ardhme, pikërisht tani.

Marrë nga VOA

korpusi i paqes carol spahn

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale