LIVE UPDATES
Aktualitet

Spaçi nën thundrën e “Ilbak”- aksioneri tregon prapaskenat me grabitje, borxhe dhe kontrata sureale

Madje, pak ditë pas nisjes së grevës, pushuan dhjetëra punonjës nga puna, duke i hedhur në rrugë, ndërkohë që kompania vijonte punimet pa i ndërprerë asnjë ditë, pavarësisht se Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë nuk e lejon këtë gjë.

12 Dhjetor 2025, 21:10 Nga E. D
Spaçi nën thundrën e “Ilbak”- aksioneri tregon
foto nga emisioni

TIRANË- Kanë kaluar më shumë se 2 muaj që prej nisjes së grevës së minatorëve të Spaçit. Duke u ndjerë të papërfaqësuar, ata u detyruan të krijonin Sindikatën e Minatorëve dhe, nëpërmjet saj, të kërkonin të drejtat e tyre të mohuara. Mirëpo, përfaqësuesit e kësaj firme, që zotërohet 51% nga vëllezërit Murat dhe Mustafa Ilbak, nuk e njohën sindikatën e formuar. Madje, pak ditë pas nisjes së grevës, pushuan dhjetëra punonjës nga puna, duke i hedhur në rrugë, ndërkohë që kompania vijonte punimet pa i ndërprerë asnjë ditë, pavarësisht se Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë nuk e lejon këtë gjë.

Dhe ndërkohë që shteti bënte sehir, pronarët nuk u mjaftuan vetëm me pushimet e padrejta të minatorëve, sepse ata bënë një tjetër lëvizje nën rrogoz.

Duke përfituar nga gjendja jo e mirë ekonomike e punëtorëve, u ofruan disa kontrata, me anë të të cilave punonjësit e rikthyer janë të detyruar të pranojnë se nuk janë paraqitur në punë për shkak të grevës dhe se ata vetë kanë pasur dëshirë të paraqiten, sepse janë shumë të kënaqur me kushtet e punës atje, por e kanë pasur të pamundur për shkak të trysnisë dhe paragjykimit nga kolegët e tjerë. Madje ata duhet të pranojnë se greva ishte e paligjshme.

Më datë 27 nëntor 2015 beteja për të drejtat e tyre të mohuara nuk u fitua.

Pas 50 ditësh greve të pandërprerë, rruga përpara derës së firmës u boshatis. Minatorët nuk e gjetën gjuhën e përbashkët me kompaninë “Tete Albania“ dhe u flakën në rrugë, të papunë. Njëkohësisht, u trajtuan si të huaj edhe nga vetë qeveria shqiptare dhe institucionet përgjegjëse.

“Mirditën e kanë braktisur. Kjo do të thotë që i fuqishmi nuk e llogarit të dobëtin dhe e shkel me këmbë. Nuk u kanë dhënë rrogat. I kanë detyruar t’i pranojnë kushtet me dhunë, duke i kërcënuar, duke i lënë pa bukë. Por kjo gjë nuk do t’u sjellë hajër“, thotë për kamerën e emisionit “Piranjat“ aksioneri me 49% të aksioneve të kompanisë, Bertan Berkpinar.

Për të kuptuar se përse sot aksioneri i dikurshëm me 100% të aksioneve të “Tete Albania” zotëron vetëm 49%, duhet të rikthehemi në vitin 2007, kur kompania “Tete Madencilik” bleu minierën e Spaçit dhe themeloi firmën “Tete Albania” me në krye z. Berkpinar.

“Kur filluam projektin e Spaçit kishim vështirësi, sepse përqindja e mineraleve ishte shumë e ulët, por ne besuam se mund ta bënim këtë punë. Përdorëm teknologji moderne dhe më e rëndësishmja, krijuam një ekip të mirë dhe ishim si miq. Pas Spaçit morëm edhe miniera e galeri të tjera përreth. Ilbaku kërkoi të përfshihej në këtë projekt dhe në vitin 2016 bëmë ortakëri me Ilbakun duke i shitur 50% të aksioneve“, tregon ai.

Z. Berkpinar transferoi 1% të pjesës së tij te Ilbaku, në mënyrë që këta të fundit të siguronin konsolidimin e nevojshëm financiar për funksionimin e kompanisë “Tete Albania Tunnel and Mining”. Mirëpo, paratë nuk u shpenzuan për këtë gjë, por kaluan direkt në llogarinë e Ilbak Holding, dhe kështu banka BKT turke e gjobiti kompaninë me 100 mijë dollarë. Dhe si të mos mjaftonin me kaq, në vitin 2021 Ilbaku bëri lëvizjen e radhës.

“Është një shumë prej 4 milionë eurosh që Ilbaku ia ka dhënë vetes së tij si konsulencë. E bënë për të na hapur probleme dhe për të na përzënë nga kompania, sepse unë nuk i pagova ato këste. Kur unë nuk i pagova këstet që duhej t’i paguante Ilbaku, ata ndryshuan sjellje. Duke nxjerrë justifikime të ndryshme, më hoqën nga bordi drejtues. Nuk kishin të drejtë nga ana ligjore. Më larguan mua dhe emëruan një të afërmin e tyre. Të gjitha veprimet që kanë kryer janë ilegale“, tregon Bertan Berkpinar.

“Ne jemi në të njëjtën anë me punonjësit. Po na bëhet padrejtësi. Në Turqi kemi hapur një gjyq. Kërkojmë të marrim aksionet që i dhamë. Shpresojmë që gjyqi të përfundojë ashtu siç e meritojmë. Nëse ndodh kështu, festën më të madhe do ta bëjë Mirdita”, shton ai.

Gjithashtu, ai tregon se rendimenti dhe situata në kompani është tepër negative për shkak të keqmenaxhimit nga ana e shoqërisë Ilbak.

“Tani që flasim, kapacitetet janë shumë të ulëta. Nuk bëhet kjo punë me ortakë që duan të pasurohen shpejt. Ilbaku nuk ka eksperiencë në nxjerrjen e mineraleve. Hera e parë ishte kur u bënë ortakë me ne. Edhe në administrim janë të paaftë. Menduan se duke sjellë shumë njerëz nga Turqia do bënin shumë punë. Ti sjell njerëz nga Turqia, po sa të aftë janë ata të njohin terrenin? Në këtë mënyrë edhe punonjësit shqiptarë i vunë në pozita të vështira. Ju e shihni edhe nga gjendja e punonjësve. Po të zihesh me punonjësit, kush do e bëjë punën?”, thotë ai.

Një situatë kjo tërësisht e ndryshme nga ajo e mëparshmja, kur kompania drejtohej nga ky zotëri.

“Modeli i punës ishte ndryshe. Brenda në galeri kishte dhomë doktori. Ishte e rrethuar me beton. Ajrosje, televizor, kafe. Të gjitha këto nuk janë më. Kanë prishur marrëdhëniet mes punonjësve, duke i ndarë ca të nënës e ca të njerkës.

Ne nuk i ndanim turqit nga shqiptarët, sepse e rëndësishme ishte puna që bënin. Nuk bënim pagesë sipas pasaportës. Ilbaku nuk tregon respekt për vendasit. Mendojnë se po të marrin licencë, janë edhe pronarët e atij vendi. Por pronarët e atij vendi janë ata njerëz që jetojnë aty”, shprehet Berkpinar.

Ai shton se situata është tepër e rënduar për vëllezërit Ilbak.

“Po nuk tregove respekt ndaj tyre, këto gjëra do të ndodhin. Vetë e kanë sjellë në këtë pikë gjendjen. Pse nuk ndodhi më përpara? Njerëzit kanë humbur përqendrimin në punë. Ilbaku e ka të vështirë ta kalojë këtë proces. Tani lapsi është thyer“.

Ndërkohë që ka edhe një thirrje për qeverinë shqiptare dhe institucionet përgjegjëse.

“Disa gjëra qeveria duhet t’i shohë më me detaje. Edhe zyra tatimore duhet t’i kontrollojë llogaritë më me detaje. Por Ilbaku, duke qenë se ka pasur lidhje politike, ka pasur vetëbesim se nuk do të preket. Kryeministri Edi Rama duhet të kontrollojë se çfarë po ndodh në këtë kompani“./Piranjat.news

spaç

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet